Vitaminat kryesore


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10

Tema tė ngjashme

  1. Vitaminat dhe mineralet mė tė mira pėr thonjtė
    Nga vaaldr1n nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2012, 12:27 AM
  2. Vitaminat e ndryshme
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 10:36 PM
  3. Vitaminat mbrojnė duhanpirėsit
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2010, 08:59 PM
  4. Vitaminat dhe astma
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 07:56 PM
  5. Vitaminat 2
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2008, 09:07 PM

  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Vitaminat kryesore

    VITAMINA “B2”

    Vitamina “B2” ose (Riboflavina) merr pjese ne shume procese te trupit vecanerisht per te formuar energjine nga ushqimet ne rritjen e femijeve dhe ne mbarevajtjen e indeve trupore. Shenjat e para qe vihen re, ne mungese te saj, jane disa te cara ne anet e gojes. Simptoma te tjera, plage dhe mavijosje ne gjuhe, kruarje dhe skuqje te syve.
    Keto shenja mund te vihen re brenda disa diteve dhe eshte e keshillueshme te mos lihet mbas dore.
    Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek; melcia, kosi, qumeshti, djathi, dritherat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kerpudhat, farat e kungulllit etj.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore

    VITAMINA “B6”

    Roli i vitamins “B6” eshte te prodhoje proteinat, te cliroje glukozen e rezervuar dhe te prodhoje macinen. Te gjitha keto procese ne trup jane te domosdoshme per rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kunder infeksioneve. Sa me shume ushqime me protein te perdoren aq me shume vitamine “B6” eshte e nevojshme.
    Ne pergjithesi mungese te saj ka tek ata njerez qe perdorin ilace kunder reumatizmes, tuberkulozit ose tensionit te larte te gjakut. Simptomat jane; plage ne goje, depresion, irritim, ekzeme dhe nganjehere dhe malcim i ndonje nervi i cili shkakton dhimbje.
    Ne forme natyrale vitamina “B6” gjendet tek dritherat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si; lulelakra etj.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore

    VITAMINA “C”

    Vitamina “C” eshte themelore ne formimin dhe mbarevajtjen e indeve lidhese, sherimit te plageve, shendetit te mishit, te dhembeve dhe te gjithe trupit. Qendron nje lidhje e forte midis sasise se bollshme te vitamins “C” qe gjendet ne trup dhe shendetit te zemres, te rrahjeve te saj dhe uljes se rrezikut ndaj disa kancereve. Largon perden ne sy.
    Mungesa e saj ne trup mund te vihet re brenda 3 – 4 javeve. Dallohet qe ka vonese ne sherimin e plageve, lodhje trupore, rrjedhje gjaku nga mishi i dhembeve, dhimbje gjunjesh dhe nje gjume jo i rehatshem. Ata qe pine duhan rekomandohen te marrin sasi me te medha. Ekspertet mendojne se eshte e dobishme marrja e vitamines “C” 200 mg ne dite.
    Ndodhet tek perimet jeshile dhe te fresketa, te te gjitha agrumet, luleshtrydhja, speci, domatja dhe patatja.

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore

    VITAMINA “D”

    Vitamina “D” sherben per perthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon ne punen e kalciumit dhe fosforit ne trup. Duke bashkepunuar me kalciumin, ndikon ne rritjen dhe shendetin e kockave dhe te dhembeve gjithashtu ne shendetin e nervave dhe te muskujve.
    Mungesa e saj ne trup, sjell dobesi muskulare dhe mosrritje te kockave, anemi dhe infeksione ne kanalet e frymemarrjes. Duke u rritur femija, vihet re deformim i kockave, sepse ato jane te pafuqishme per te mbajtur peshen e tij. Por kur mungesa e saj eshte ne masa me te medha sjell dobesi te kockave duke shkaktuar keshtu dhembje. Ne keto raste rreziku per thyerje te kockave eshte me i madh.
    Drita e diellit eshte e rendesishme ne perpunimin e vitamines “D”. Gjendet sidomos tek peshku, sardelet dhe ne sasi me te vogla tek margarina dhe veza.

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore

    VITAMINA “E”

    Vitamina “E” eshte nje nga vitaminat baze. Studime te besoeshme tregojne se kur vitamina “E” eshte ne sasi jo te mjaftueshme ne trup, rreziku ndaj atakut te zemres dhe kancereve eshte me i madh, dhe formohen gjithashtu perde ne sy. Me kalimin e kohes, kur kjo gjendje vazhdon, mund te lindin dhe zhvillohen crregullime nervore qe ndikojne tek syte, sistemi nervor dhe muskujt, ose te shkaktoje anemi. Gjendet tek lajthia, farat e lulediellit, gruri, vaji i lulediellit, perimet etj.

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore

    VITAMINA “K”

    Vitamina “K” eshte e nevojshme per formimin e proteinave dhe e pergjegjshme per mpiksjen e gjakut. Mosmpiksja e shpejte shkakton rrjedhje gjaku te vazhdueshme. Femijet e sapolindur kane sasi te pakta te vitamines “K”. Gjendet tek perimet me gjethe jeshile, lulelakra dhe spinaqi, melcia, fasulja e thate, bizelet dhe karrota.

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore

    HEKURI

    Hekuri eshte baze per ndertimin e rruazave te kuqe te gjakut. Si rrjedhim eshte i domosdoshem per qarkullimin e gjakut, sepse rruazat e kuqe te gjakut furnizojne trupin me oksigjen. Hekuri eshte gjithashtu pjese perberese e nje numri enzimash, perfshire ketu ato enzima qe bejne te mundshme krijimin e energjise.
    Mungesa e hekurit ne gjak sjell crregullime te trupit dhe trurit per pune, ulje te rezistences ndaj semundjeve dhe crregullim te temperatures se trupit. Mungesa e vazhdueshme e tij sjell anemi.
    Ndodhet tek melcia, veshka, peshku, vecanerisht tek sardelet, rrushi it hate, perimet jeshile si; spinaqi, fasulja e thate, thjerrezat etj.

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore

    JODI

    Jodi eshte i nevojshem nga gjendrat tiroide, per te prodhuar hormonin e tiroides, i cili rregullon me shume se 100 sisteme enzimash, pershire ketu dhe metabolizmin, rritjen, riprodhimin dhe shume funksione te tjera themelore. Mungesa e jodit sjell qe gjendra tiroide te fryhet gjate perpjekjes per te marre jodin nga gjaku, dhe duke formuar keshtu nje strume, gushe. Ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalesim ne aktivitetin fizik dhe mendor, shtim te peshes, zgjerim te qafes (sepse gjendra tiroide gjendet aty), vrazhdesim te tipareve te fytyres dhe floke te thate. Nese ceshtja eshte me serioze, pra nese mungesa e saj eshte e madhe, sjell keqesim te gjendjes mendore tek te rriturit dhe ulje te inteligjences tek femijet e vegjel.
    Gjendet kryesisht tek te gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumeshti dhe bulmeterat dhe perimet qe rriten brenda ne toke.

  9. #9
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore

    KROMI

    Kromi u identifikua si nje nga mineralet ne trupin e njeriut vetem 30 vjet me pare. Studimet per te vazhdojne akoma. Eshte pjese e nje perberje qe ben te mundur insulinen te punoje. Eshte gjithashtu i rendesishem ne metabolizem dhe strukturen gjenetike
    Per shkak te njohurive jo te mjaftueshme per kete kripe minerale eshte e veshtire te dallohen shenja te vecanta, ne mungese te tij. Megjithate dihet se mund te shkaktoje rritje te kolesterolit ne gjak. Ne studimet e bera tek kafshet, mungesa e kromit shkakton nje semundje , qe eshte shume e ngjashme me diabetin.
    Gjendet kryesisht tek mishi, dritherat, fasulet e thata, thjerrezat, lajthia, peshku dhe prodhime te tjera nga deti.

  10. #10
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Vitaminat kryesore


    [align=center]Asortimente Vitaminoze[/align]

    Karrota: Nese do te hani pese here ne jave, ajo mbron zemren. Nese hani cdo dite nga nje karrote, pakesoni mundesine e shfaqjes *se kancerit ne melci. Gjithashtu karrota te ben mire dhe per syte. Nje gote leng te fresket, te saposhtrydhur karrote do te ndihmoje ne pastrimin e gjakut sepse permban vitaminatv”A”, “B”, dhe “C” dhe shume minerale gjithashtu. Karrota gjithashtu permban enzima natyrale dhe beta karotine qe e ndihmojne trupin tu rezistoje semundjeve.
    Portokalli: Permban lende qe luftojne kancerin. Permban me shumece vitaminen “C”
    Qepe dhe hurdhra: Ul rreziqet e kancerit. Luftojne infeksionet, bakteret, viruset dhe myket e ndryshme.
    Spinaqi; Ndihmon ne mbrojtjen nga semundjet e zemres, paralizave, hipertensionit, semundjeve te syrit dhe kancereve.


    MJALTI

    Disa nga efektet e mjaltit ne trupin e njeriut;

    Mjalti eshte ushqimi me i mire
    Mjalti kalon menjehere ne gjak.
    Ai eshte nje ushqim i domosdoshem per ata qe vuajne nga anemia
    Mjalti eshte shume i lehte per stomakun
    Ai eshte shume i pasur me vitamina “B”, “B6” dhe “C”
    Ndihmon ne rritjen e shendoshe te femijeve.
    Mjalti pastron gjakun
    Mjalti eshte miku i zemres dhe atyre qe vuajne nga ulcera e stomakut
    Mjalti ndihmon ne zhvillimin e kockave
    Mjalti ndihmon ne uljen e tensionit te gjakut.
    Mjalti normalizon frymemarrjen.
    Mjalti forcon intelektin e njeriut.
    Ben mire per reumatizmen.
    Menjanon dhembjen ne vendet qe lyhen me te
    Kur perdoret se bashku me uje te ftohte eshte nje ilac i mire kunder kapsllekut etj.
    [color=Font Color] [/color][color=Font Color] [/color][color=Font Color] [/color]`

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vitaminat dhe mineralet mė tė mira pėr thonjtė
    Nga vaaldr1n nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2012, 12:27 AM
  2. Vitaminat e ndryshme
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 10:36 PM
  3. Vitaminat mbrojnė duhanpirėsit
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2010, 08:59 PM
  4. Vitaminat dhe astma
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 07:56 PM
  5. Vitaminat 2
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2008, 09:07 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas