VITAMINA B2
Vitamina B2 ose (Riboflavina) merr pjese ne shume procese te trupit vecanerisht per te formuar energjine nga ushqimet ne rritjen e femijeve dhe ne mbarevajtjen e indeve trupore. Shenjat e para qe vihen re, ne mungese te saj, jane disa te cara ne anet e gojes. Simptoma te tjera, plage dhe mavijosje ne gjuhe, kruarje dhe skuqje te syve.
Keto shenja mund te vihen re brenda disa diteve dhe eshte e keshillueshme te mos lihet mbas dore.
Vitamina B2 gjendet kryesisht tek; melcia, kosi, qumeshti, djathi, dritherat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kerpudhat, farat e kungulllit etj.