Eshte masa me e lehte qe njihet. Pesha e tij eshte pak me e madhe se ajo e ajrit, dhe shkencetaret e kane krahasuar me nje cope mjegull. Quhet Aeroxhel, dhe Nasa e ka perdorur ne Stardust, nje nga misionet e saj te fundit ne hapsire ku coi ne orbite nje satelit per te mbledhur pluhurin mikorskopik qe kometat lene nga mbrapa me nje shpejtesi prej 6 km ne sekond. Fal porozitetit shume te madh te xhelit dhe vetise se tij jashtezakonisht izoluese, pluhuri kozmik gjeti nje krevat te rehatshem per tu ndalur, gati per te qene e analizuar ne laboratoret amerikane.

Nje tjeter arritje e shkences? Jo, sepse Aeroxheli ka lindur para luftes se dyte boterore nga kerkimet e shkencetarit Steven Kistler, qe ne vitin 1931 arriti te eliminonte pjesen me te madhe te lengjeve qe gjendeshin ne brendesi te nje xheli silici, pa prishur zinxhirin molekulare qe mbante ne kembe strukturen.

I perbere prej 99% ajer, ka nje trasparence qe perfaqson padukshmerine, dhe mirkocopezat e Comet Wild 2 qe mbeten ne substance, edhe pse mikroskopike, ishin te dukshme me sy te lire.
Duket se po te mbash ne duar nje pjese te ketij materiali ke sensacionin e te mos pasurit asgje ne dore ose ate te shperberjes se materialit per peshen e tij “te munguar”. Ne dyqanin virtual E-bay jane ne shitje kampione te vogla per kurjozet, ku cmimi varion nga 30 ne 50 dollare amerikane.