Receta Gatimi

10 gjėrat qė duhet pritur nė Kongresin Botėror Mobil?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Ide 10 gjėrat qė duhet pritur nė Kongresin Botėror Mobil?



    Duke qenė se nė ngjarjen e madhe do tė ketė shumė njoftime dhe lansime tė shumta zyrtare tė pajisjeve tė ndryshme mobile, Telegrafi.com ju sjell 10 debutimet kryesore qė pritet tė vijnė kėtė edicion tė panairit tė madh tė teknologjisė, tė cilat janė vlerėsuar si ngjarjet kryesore tė kėtij edicioni nga The Verge.


    1. Samsung vjen me dy telefona

    Ngjashėm sikurse edhe vitin e kaluar, Samsung do ta organizojė ngjarjen e saj tė dielen, dhe kėsaj radhe ėshtė konfirmuar se gjiganti jugkorean i teknologjisė do tė vijė me dy modele tė reja tė telefonave tė saj, pėrkatėsisht gjeneratėn e re dhe tė shumė pritur tė Galaxy S6 dhe modelin tjetėr me ekran tė lakuar, Edge.

    2. HTC prezanton telefonin e saj mė tė ri

    Sikurse rivali Samsung, edhe HTC sot do ta prezantojė modelin e telefonit tė cilin tashmė e kemi parė nė disa publikime jozyrtare qė kanė rrjedhur online. Por sa i pėrket telefonit tė mė ri tė HTC-sė, modelit HTC One M9 pothuajse dihet secili detaj, dhe nė kėtė drejtim nuk priten shumė befasi.

    3. Mozilla do ta pėrditėsojė Firefox OS

    Edhe kėsaj radhe, Mozilla pritet ti shfaq disa nga pėrditėsimet e saj kryesore tė sistemit operativ i cili i kushtohet tregjeve nė zhvillim, dhe modeleve tė lira dhe tė thjeshta tė telefonave.

    4. LG do ta prezantojė orėn e re me rrjetin LTE

    Pas debutimit tė G Flex 2 qė u paraqit nė CES, LG tani ėshtė gati qė ta shfaq orėn e saj tė re tė quajtur Urbane LTE, e cila e mbėshtet edhe rrjetin LTE.

    5. Microsoft do ta prezantojė Windows 10 nė telefona

    Microsoft po pėrgatit njė ngjarje pėr shtyp ditėn e hėnė nė mėngjes nė tė cilėn ajo me siguri se do tė prezantojė disa produkte tė reja. Burimet e shumta kanė pretenduar se Microsoft do tė prezantojė dy modele tė reja tė telefonave Lumia, pėrkatėsisht Lumia 640 me ekranin me 5” dhe Lumia 1330.

    6. Google merr pjesė nė panair

    Nė konferencėn e Google, pritet qė kompania tė paralajmėrojė disa produkte dhe shėrbime tė reja qė do tė vijnė nė tė ardhmen e afėrt.

    7. Sony prezanton tabletin e saj

    Edhe pse ėshtė konfirmuar se Sony do ta prezantojė zyrtarisht tabletin e saj tė ri, nė kėtė ngjarje nuk pritet debutimi i telefonit tė saj kryesore, modelit tė shumė pėrfolur Xperia Z4.

    8. Motorola shfaq modelet e saj tė lira

    Para disa ditėsh, Motorola prezantoi modelin e ri tė linjės E, dhe pėrpos modeleve tė saj tė fundit, kompania nuk pritet tė ofrojė ndonjė lajm tjetėr tė madh.

    9. BlackBerry do tė flas pėr telefonat e ardhshėm

    Edhe psė njihet pėr tastierėn e saj unike, BlackBerry thuhet se do tė flas pėr telefonat e saj tė ardhshėm tė cilėt do ta kenė ekranin e plotė tė ndjeshėm nė prekje.

    10. Valve mund tė befasojė me pajisjen e re tė realitetit virtual

    Valve nuk ėshtė ndonjė emėr i madh dhe i njohur, mirėpo zhvilluesi i lojėrave ka thėnė se shumė shpejtė do tė dal me pajisjen e realitetit virtual, dhe ky kongres ėshtė ngjarje shumė e mirė pėr tė shfaqur ristė e saj nė kėtė drejtim.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Me ne fund gjerat po behen serioze

    sonte eshte Samsung?

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Me ne fund gjerat po behen serioze

    sonte eshte Samsung?
    ehe, edhe 1 ore e pak ka mbetur! HTC e prezantoi te veten


+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2012, 05:26 PM
  2. 10 gjerat qe duhet te beni para se te....
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-05-2012, 08:02 PM
  3. Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 22-03-2012, 07:04 PM
  4. Gjėrat qė duhet t’i dini pėr periudhėn dimėrore
    Nga vaaldr1n nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 12:24 AM
  5. 10 gjėrat qė duhet tė dini mbi Lirenti.com!
    Nga Lirenti nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2008, 11:24 PM

Etiketat pėr kėtė Temė