Duke pare sot ne forum neper tema te ndryshme, here pas here iu riktheja komenteve qe kisha bere une para shume kohe, dhe me lindi ideja e nje teme per sa i perket kesaj gjeje.
Po Ju, riktheheni ndonjehere te komentet tuaja te vjetra? Dhe cili eshte ndryshimi qe shihni te vetja juaj nga ato shkrime me kalimin e kohes? Keni te njejtat mendime apo kane ndryshuar ato?
Une personalisht, teksa lexoja shkrimet qe kam pas bere para rreth dy viteve, i jepja mendimet shume me te zgjeruara dhe te argumentuara, ndersa tani shkruaj shume pak. Eshte dicka qe me ka ndryshuar me te vertete me kalimin e kohes, jam bere me fjalepak, e shoh shume pak te arsyeshme qe per disa tema ti mbush mendjen njerezve per te kunderten e asaj qe mendojne, apo ku di une per dicka tjeter.
Po ju, nese shihni nje te tille, cilin ndryshim do veconit tek vetja juaj?