Pėr shkencėn dhe pjesėn mė tė madhe tė njerėzve eklipsi diellor, pėrpos sinjalizimit pėr hyrjen zyrtare tė Pranverės ėshtė njė fenomen astronomik jo i zakontė, por as i pashpjegueshėm.
Por pėr pastorin amerikan, Mark Blitz ka njė tjetėr domethėnie. Sipas tij eklipsi ėshtė njė mesazh dėrguar nga Zoti, jo mė kot nė ditėn e parė tė Pranverės, e po ashtu edhe nė ditėn e parė tė kalendarit hebre.
Nė traditėn hebraike njė eklips total ėshtė njė paralajmėrim dhe njė shenjė gjykimi pėr kombet. Po tė shohim se kė preku ky eklips vėmė re se janė prekur vende europiane si Anglia dhe Suedia, ku ka njė rritje tė Islamit dhe ndjenjave antisemite. Europianėt duhet tė bėjnė kujdes, thotė ai.
Por kujdesi dhe vėmendja mė e madhe duhet ti kushtohet Hėnės sė Pėrgjaktė qė do tė pasojė eklipsin dy javė mė vonė si pjesė e tetradės sė hėnave tė pėrgjakta. Kėtyre rastėsive u shtohet edhe ngjarja e ekuinoksit tė Pranverės, nė datėn 21 mars, njė pėrkim i rrallė qė ndodh njė herė nė 100,000 vjet.
Si tė mos mjaftonin kėto mė 13 Shtator do tė ndodhė njė tjetėr eklips diellor, kėtė herė i pjesshėm qė do tė pasohet nga hėna e katėrt e pėrgjaktė dy javė mė vonė.
Rastėsi apo mesazh i Zotit? Tė presim e tė shohim.