Top Channel ka siguruar dosjen e plotė prej 224 faqesh tė hetimit tė kryer nga Prokuroria e Napolit, lidhur me njė aferė korruptive nė shtetin fqinj, ku tė pandehur janė marrė 12 persona, mes tyre kryetarė bashkish e biznesmenė.

Nga pėrgjimet e nisura qė nė vitin 2013, ka dalė edhe emri i ambasadorit tė Shqipėrisė nė Itali, Neritan Ceka. Personat e pėrfshirė nė kėtė hetim, ndėr tė tjera tentojnė dhe tė blejnė vota pėr partinė e D’Alema-s nė zgjedhjet pėr Parlamentin Europian tė zhvilluara nė Itali. E pikėrisht nė kėtė moment, del nė skenė dhe emri i ambasadorit Ceka.

Mė datė 14 shkurt 2014, nė njė drekė ku mes tė pranishmeve ishte dhe ambasadori Ceka dhe i pandehuri Francesco Simone, pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me jashtė tė korpooratės “CPL”, ky i fundit zhvillon njė telefonatė me kryetarin e Bashkisė sė Ischia-s, Giuseppe Ferrandino edhe ky i pandehur nė kėtė ēėshtje.

Gjatė bisedės, Simone i drejtohet kryetarit tė Bashkisė, i cili do tė kandidonte nė zgjedhjet pėr Parlamentin Europian, duke i thėnė se gjendet sė bashku me ambasadorin e Shqipėrisė, duke i bėrė tė ditur bashkėbiseduesit tė tij se tashmė janė me mijėra shqiptarė qė kanė tė drejtė vote nė Itali, ēka mund ta ndihmojė atė nė zgjedhjet pėr Parlamentin Europian.

Kryebashkiaku i Ischia-s, ka shfaqur menjėherė interes pėr kėtė fakt dhe Simone i ka kaluar nė telefon ambasadorin Ceka.

Nga pėrgjimi mes Cekes dhe Ferrandino-s rezulton se ky i fundit e ka ftuar ambasadorin e Shqipėrisė nė Ischia, duke i thėnė se do tė ishin tė ftuarit e tij dhe se gjatė kėsaj vizite mund tė bisedonin dhe pėr ndihmėn qė mund t’i jepte ambasadori lidhur me zgjedhjet. Por pas kėsaj deklarate tė kryebashkiakut, pėrgjimi shkėputet dhe hetuesit italianė nuk kanė arritur tė dėgjojnė pėrgjigjen e ambasadorit Ceka.

Por pėgjimi ka vijuar sėrish nė momentin kur Ferrandino e falenderon ambasadorin Ceka dhe i thekson se do t’i jetė shumė mirėnjohės pėr kėtė gjė. Nė fund tė bisedės sė pėrgjuar, Ceka dhe Ferrandino diskutojnė dhe lidhur me vizitėn e ambasadorit nė Ischia, e cila ėshtė lėnė pėr t’u zhvilluar nė muajin prill.

I kontaktuar nga Top Channel, ambasadori i Shqipėrisė nė Itali, Neritan Ceka hedh poshtė tė gjitha aludimet se ai ėshtė i pėrfshirė nė kėtė ēėshtje dhe se nuk e ka takuar asnjėherė Giuseppe Ferrandino.

Ai shprehet i gatshėm tė japė dorėheqjen nėse provohet qoftė edhe njė lidhje e ndikimit tė tij nė votat e emigrantėve shqiptarė.

Neritan Ceka: Lajmi nuk ka tė bėjė fare as me mua, as me ambasadėn tonė.

TCH: Nga pėrgjimet, zoti Simone nė praninė tuaj i ka thėnė zotit Ferrandino: Jam me ambasadorin e Shqipėrisė dhe ata kanė shumė shqiptarė nė Itali qė mund tė votojnė dhe mund tė na ndihmojnė. Cili ka qenė reagimi juaj nė kėtė moment?

Neritan Ceka: Nuk e kam dėgjuar fare kėtė. Nuk e kam zakon tė dėgjoj se ēfarė thonė tė tjerėt nė telefon. Nėse gjendet njė lidhje minimale e imja nė kėtė ēėshtje, unė jap dorėheqjen qė nesėr.

Lidhur me kėtė hetim, Gjykata e Napolit ka urdhėruar arrestimin e 8 personave, ndėrsa pėr tė tjerėt ėshtė vendosur gjykimi nė gjendje tė lirė ose ‘arrest shtėpie’. / Top Channel