[align=justify:j3tq83aa] E Merkure, 20 Dhjetor 2006
Kreu i shtetit ka zhvilluar nje takim me kryetarin demokristian, per te gjetur rruget e tejkalimit te kolapsit zgjedhor, vetem nje dite para skadimit te afatit te regjistrimit te kandidateve. Ndoka: “PDK, LSI e PBDNJ do kerkojne bashkerisht tryezen e partive me Presidentin”

Edlira PRENDI

Moisiu nuk rresht se kerkuari menyren per te nxjerre vendin nga kriza ku eshte futur, per shkak te zgjedhjeve. Dhe nje nga menyrat qe ai ka zgjedhur, jane takimet me kreret e politikes shqiptare, duke preferuar te ndaje me ta shqetesimin per keto zgjedhje dhe njekohesisht te kerkoje nje mendje per te gjetur rrugen e daljes nga kriza. Keshtu dje, kreu i shtetit zhvilloi nje takim me kreun demokristian, Nard Ndoka. Gjate ketij takimi, Presidenti ka kerkuar te mesoje se kush jane rruget dhe mundesite reale qe te dilet nga kriza, e cila ka perfshire vendin gjate diteve te fundit. Ky takim vjen ne vazhden e takimeve qe Presidenti ka ndermarre ditet e fundit, nje perpjekje kjo disi e sforcuar; kjo per te zgjidhur “ngercin” qe ka mberthyer te gjithe politiken shqiptare, pasi kane qene vete politikanet, ata qe e kane katandisur gjendjen ne kete pike kulmore. Ndersa Moisiu ka kerkuar menyrat per te dale nga kriza, kreu i demokristianeve u ka paraprire veprimeve te tij. Keshtu, Ndoka, ne takimin e zhvilluar dje me kreun e shtetit, Moisiun, i ka bere te ditur se brenda ketyre dy diteve do kerkohet publikisht nderhyrja e Moisiut per te zgjidhur situaten. Ndoka ka deklaruar se ne nje nga keto dy dite, grupi demokristian, ai i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut si dhe levizja Socialiste per Integrim, do te dalin ne nje konference te perbashket per shtyp, ku do t’i bejne thirrje institucionit te Presidentit qe te mbledhe tryezen per zgjidhjen e krizes zgjedhore. Burime te gazetes bejne te ditur se, Moisiu e ka vleresuar nismen e kreut te demokristianeve dhe ka shtuar se do beje gjithcka brenda kompetencave qe ia lejon ligji, per te arritur ne gjetjen e nje zgjidhjeje. Gjate takimit te djeshem, Presidenti Moisiu ka kerkuar nga lideri i PDK-se mendimin e tij per daljen nga kriza ku ka hyre vendi, per shkak te bllokimit te zgjedhjeve, si rezultat i perplasjeve mazhorance-opozite per listat e zgjedhesve dhe certifikatat. Duke qene se Ndoka eshte ne favor te shtyrjes se dates se zgjedhjeve per te plotesuar standardet, kreu i shtetit nuk ka munguar te riperserise faktin, qe eshte i gatshem te mos e pengoje nje gje te tille, ne rast se partite politike e kerkojne ne funksion te tejkalimit te krizes. Takimi i Moisiut me Ndoken vjen pas disa takimesh radhazi me lider te ndryshem dhe drejtues kryesore te jetes politike ne vend. Vetem pak dite me pare, Moisiu zhvilloi nje takim koke me koke me kryeministrin Berisha. Detajet e takimit nuk u bene te ditura per median, por duke pasur parasysh gjendjen e trazuar ne prag te fushates zgjedhore, mendohet se tema e diskutimit ka qene zgjedhjet vendore dhe marredheniet me opoziten. Pas ketij takimi, nje tjeter pritje ka rezervuar kryetari i shtetit, Moisiu, me kreun e opozites, Edi Ramen, ku mesa duket, tema e diskutimit ka qene e njejte. Dhe pas te medhenjve te politikes shqiptare, ka qene radha e kreut te LSI-se, Ilir Meta, per te zhvilluar nje takim me kreun e shtetit, takim te cilin ai e beri publik disa dite me pare.
[/align:j3tq83aa]

korrieri.com (c) 2006