WhatsApp, aplikacioni i famshėm pėr shkėmbimin e mesazheve falas ka njoftuar se tani do tė fillojė edhe me njė funksion tė ri nė aplikacion, i cili do t’i lejojė pėrdoruesit tė ruajnė bisedat e tyre nė Google Drive.

Pėr mė tepėr, drejtori i kompanisė Jan Koum ka thėnė se shėrbimi i famshėm qė ėshtė pėrvetėsuar nga Facebook pėr njė shumė marramendėse prej 19 miliardė dollarėsh ka arritur nė 800 milionė pėrdorues aktivė, raporton Telegrafi.com.

Sipas njoftimit zyrtar, pėrditėsimi ėshtė vetėm pėr sistemin operativ Android si version i koduar v2.12.45, dhe i njėjti mund tė shkarkohet nga faqja zyrtare e kompanisė.

Nė gusht tė vitit tė kaluar, aplikacioni kishte 600 milionė pėrdorues, tė cilėt deri nė janar tė kėtij viti u bėnė 700 milionė, ndėrsa tani brenda kėtyre pak muajve kjo shifėr ėshtė rritur nė 800 milionė.