Samsung ka modele me bollėk tė tabletėve qė janė tė madhėsive dhe kapaciteteve tė ndryshme por tani duket se kompania jugkoreane ėshtė duke shtuar njė model tė ri nė linjėn e saj tė tabletėve, tė cilin thuhet se do ta prezantojė javėn e ardhshme nė SHBA.

Mė saktė bėhet fjalė pėr modelin e ri tė tabletit dhe linjės Galaxy Tab A, e cila ofron tri variante tė tabletėve, duke pėrfshirė edhe njė qė vjen me lapsin digjital.

Pėrkundėr karakteristikave tė njohura, ajo qė i dallon kėto modele tė reja tė tabletėve tė Samsung janė ngjashmėritė me tabletin e rivalit tė saj kryesor, Apple dhe tabletit tė saj tė famshėm iPad.

Janė dy modele tė Galaxy Tab A. Njėri prej tyre vjen me ekranin prej 8.0-inē ndėrsa tjetri me ekranin prej 9.7 inē.

Tė njėjtit janė tė mbėshtetur nga procesorėt 1.2 GHz quad-core Qualcomm dhe 64-bit Snapdragon 410. Por nė kėto modele vjen vetėm 1.5 GB RAM dhe 16 GB memorie, e cila mund tė zgjerohet deri nė 128GB.

Seria e tabletėve Galaxy Tab A do tė fillojė tė shitet nė SHBA duke filluar nga data 1 maj, dhe do tė jetė nė dispozicion nga dyqanet si Best Buy dhe Amazon.

Ēmimi pėr variantin e parė do tė fillojė prej 229,99 dollarė, ndėrsa pėr tė dytin do tė jetė 299,99 dollarė pėrkatėsisht.