7 prilli 1939 e ndau disa pjesėsh opinionin shqiptar e madje dhe mėnyrėn e paraqitjes sė tij nė historiografi. Ėshtė shkruar e folur shumė pėr kėtė ngjarje ogurzezė, pėr pasojat qė pati nė historinė e Shqipėrisė. Propaganda komuniste vazhdon edhe sot tė shkruajė se Mbreti Zog ia shiti Shqipėrinė Italisė, po ashtu sikurse akuzohet mėrgata politike shqiptare pėr tė njėjtin veprim. Por, asnjė shqiptar, i ēfarėdo bindjeje politike, nuk e ka dashur pushtimin, nuk ka punuar pėr tė e po ashtu nuk ka pasur mundėsi ta shmangė. Fatkeqėsisht, edhe sot besohet propaganda komuniste.
Shqipėria u pushtua mė kėtė datė. Mbreti kishte ikur e vendi ishte nėn pushtim. Shqipėrisė iu kursyen dėmet e luftės qė, nė pjesėn mė tė madhe tė tyre bien mbi popullin e thjeshtė. Qė nė fillim u morėn masat pėr tė fuqizuar e shtuar institutet shėndetėsore me mjekė italianė e shqiptarė, edhe jashtė qyteteve. U bė njė luftė e vendosur kundėr malaries e rezultatet qenė tė kėnaqshme. Veēanėrisht e rėndėsishme qe Shtėpia e Nanės dhe Fėmijės nė Tiranė. Po kėshtu, njė punė e mirė u bė pėr kurimin e tuberkulozit, ku pacientė nė gjendje tė rėndė ēoheshin nė spitalet italiane.
U bėnė projekte tė vlefshme, nga specialistė tė njohur italianė, pėr furnizimin e Vendit me energji elektrike qė sipas llogarive mund tė arrinte nė 10 milion kw/orė nė vit. Sibas kėtyre specialistėve, tė gjithė lumenjtė e Shqipėrisė mund tė shfrytėzoheshin pėr hidrocentrale. Ende sot, mbas 70 vjetėsh, nuk ėshtė arritur tė vihen nė zbatim ata studime. Parashihej njė uzinė siderurgjike nė Elbasan, ku u bė nė fakt Kombinati Metalurgjik.
Nė fushėn financiare u bė barazimi i frangut shqiptar me 6,25 lira italiane. Frangu, qė ishte bazuar nė arin, tani duhej tė bazohej nė liretėn pasi monedha shqiptare nuk mund tė vazhdonte kursin e saj nė gjendjen e re tė krijuar. Bankat u shtuan dhe shtuan vėllimin e kredive. Kėshtu p.sh. Banka e Napolit, qė kishte pėrfshirė dhe Bankėn Bujqėsore, shtoi shumat qė i jepeshin si kredi bujqėsisė shqiptare, nga 500.000 fr. nė 1939 nė 30 milionė nė 1942. Banka e Punės, qė i u shtua panoramės sė Instituteve tė kreditit, kėto tė fundit i shtoi nga njė 1,5 milion mė 1939 nė 15 milionė nė 1942, ndėrsa depozitat e saj nga mė pak se njė milion arritėn nė 20 milionė.
Njė hov morėn dhe ndėrtimet, sidomos nė Tiranė. Qendra me ministritė dhe hotel Dajti janė punime tė asaj periudhe. Popullsia e Tiranės nga tridhjetėmijė vetė mė 1939 arriti nė rreth njėqindmijė mė 1942. U hartuan projektet pėr bonifikimin e vendit, nėn drejtimin e inxhinierit senator Prampolinit, autorit tė bonifikimit tė Kėnetės Pontine nė Itali. U llogarit qė nė dhjetė vjet tė pėrfundonte gjithė tharja e kėnetave shqiptare.
Krahas arritjeve nė fushėn ekonomike, duhet theksuar edhe njė pėrparim nė fushėn e kulturės. Ky ishte i lidhur edhe me krijimin e Institutit tė Studimeve Shqiptare, qė filloi tė merrej me ēėshtjet mė tė rėndėsishme, si gjuha letrare kombėtare. Nė kėtė Institut bėnin pjesė personalitetet mė tė njohura tė jetės kulturore shqiptare, arbėreshe e mjaft studiues italianė.
Por, sukseset mė tė mėdha tė Qeverive nacionaliste ishin tė lidhura me hapjen e shkollave shqipe nė trevat e bashkuara, kryesisht nė Kosovė. Buxheti i qeverisė sė Mustafa Krujės pėr arsimin pothuajse u dyfishua: nga 7.978.380 franga kishte kaluar nė 13.950.000 fr. Rilindja kosovare mobilizoi gjithė inteligjencėn atdhetare dhe rininė nacionaliste shqiptare qė nė figurėn gjithmonė tė respektuar tė mėsuesit u dyndėn nė tokat e lirueme pėr tė hapur shkollat shqipe, edhe tė mesme, tė cilat vazhduan tė funksionojnė edhe mbas ribashkimit me Jugosllavinė. Nė gjithė kėtė entuziazėm kombėtar pėr Kosovėn, vetėm komunistėt mungonin, sepse pėr ta, ashtu si dikur pėr funksionarėt otomanė, shkollat shqipe nuk ishin tė dobishme. Nė gjithė kėtė punė tė madhe duhet veēuar roli i shkėlqyer i dy ministrave tė Arsimit nė dy Qeveritė e para, tė intelektualėve tė rrallė Ernest Koliqi dhe Xhevat Korēa, qė iu kushtuan ēėshtjes me njė zell tė jashtėzakonshėm, duke bėrė tė pamundurėn jo vetėm pėr ndėrtimin dhe hapjen e shkollave, por edhe pėr plotėsimin e tyre me kuadrin e nevojshėm mėsimdhėnės.
Tė gjitha kėto veprimtari shkonin nė dobi tė zhvillimit tė Shqipėrisė e tė afrimit me Evropėn. Edhe se italianėt shikonin sė pari interesat e tyre, kur ata pėrkonin me interesat shqiptare, pėrsėri shqiptarėt ishin tė fituar. Nė atė kohė vetėm tri vende ishin tė lira nė Evropė: Anglia, Zvicra dhe Spanja e dalė nga lufta civile. Nė kėtė kuadėr, njė pushtim i tillė, me njė Qeveri shqiptare qė ēdo ditė ngulte kėmbė pėr plotėsimin e interesave tė saj kombėtare, herė-herė me rezultate mjaft tė kėnaqshme, nacionalizmi shqiptar e shihte me optimizėm rrugėn e tij.
Faik Konica, ish ministėr i Shqipėrisė nė Washington, ishte madje i gatshėm tė jepte pėlqimin e tij pėr regjimin e ri, kur ai tė vėrtetonte se donte tė bashkonte tė gjithė shqiptarėt nė njė shtet. Sepse, ēėshtja kombėtare ishte bėrė ajo kryesore e politikės shqiptare, por nė tė njėjtėn kohė dhe njė problem me shumė rėndėsi pėr Italinė dhe marrėdhėniet e saj me shtetet e Ballkanit. Francesko Jakomoni mėton, nė kujtimet e tij, tė paraqesė anėn pozitive tė problemit ēam. Nė tė duket se italianėt e ngrinin kėtė pėr tė plotėsuar premtimin kundrejt nacionalizmit shqiptar.
22 maj 1940. Shqiptarėt janė hedhur nė rrugėn e ndėrhyrjes: duan Kosovėn e Ēamėrinė! Pėr ne ėshtė e lehtė ta rritim popullaritetin tonė, duke u bėrė eksponentė tė nacionalizmit shqiptar
Edhe Konti Ēiano, si Jakomoni kalėron ēėshtjen e shqiptarėve. Instrumentalizimi i vrasjes sė Daut Hoxhės kishte pėr synim bindjen e opinionit publik shqiptar, se ishte ky shkaku i njė lufte tė mundshme me Greqinė. E vėrteta ishte se i mėshohej atij argumenti pėr tė fshehur motivin e vėrtetė tė njė sulmi tė paracaktuar kundėr Greqisė, qė ishte element kryesor i strategjisė italiane pėr Ballkanin.
Por, le tė shohim se ēfarė shkruan Ēiano nė ditarin e tij:
Viti 1940. 17 gusht. Alfieri ka patur njė takim interesant me Ribbentropin. Rezulton: 1) Qeveria gjermane nuk dėshiron njė afrim tė ri, shumė tė theksuar midis nesh e Rusisė; 2) Duhet tė lihet mėnjanė ēfarėdo projekt sulmi mbi Jugosllavinė; 3) Njė aksion eventual kundra Greqisė nuk ėshtė i mirėpritur nė Berlin. Ky ėshtė njė bllokim i plotė nė tė gjithė linjėn. Sipas Ribentropit ēdo pėrpjekje duhet tė pėrqendrohet kundėr Britanisė sė madhe, sepse ajo - dhe vetėm ajo - ėshtė ēėshtje jete a vdekje. Duēja e redaktoi vetė pėrgjigjen: natyrisht pranojmė pikėpamjen berlineze! Edhe pėrsa i pėrket Greqisė: e futim nė kasafortė notėn qė tashmė ishte gati.
12 tetor. Duēja ėshtė i indinjuar mbi tė gjitha pėr pushtimin gjerman tė Rumanisė. Thotė se kjo ka bėrė pėrshtypje tė thellė e tė keqe nė opinionin publik italian, sepse nga arbitrati i Vjenės, askush se priste kėtė rezultat. Hitleri mė vė gjithmonė pėrballė faktit tė kryer. Kėtė herė do ta shpėrblej me tė njėjtėn monedhė: do ta mėsojė nga gazetat qė kam pushtuar Greqinė. Kėshtu do tė rivendoset ekuilibri.
14 tetor. Musolini mė flet sėrish pėr aksionin nė Greqi dhe fikson ditėn e 26 tetorit. Jakomoni jep informacione shumė tė favorshme, veēanėrisht pėr gjendjen shpirtėrore tė popullsisė ēame qė ėshtė nė favorin tonė.
Cilido qė nuk ka yzengji nė tru e kupton se nuk mund tė ketė asnjė lloj veprimi qė ngarkon me pėrgjegjėsi Qeverinė shqiptare nė atė rast. Dihet se si rrodhėn ngjarjet nė luftėn italo-greke. Humbja e italianėve qe i pari dėshtim i Boshtit nė fushėn ushtarake, nė Luftėn e Dytė Botėrore. Por, thyerja e italianėve nė Epir u pasua me sulmin gjerman nė Ballkan dhe baraspeshat e Versajės u rrėzuan mė 18 dhe 27 prill, me hyrjen e gjermanėve nė Beograd e nė Athinė. Kėto veprime luftarake ndryshuan edhe hartėn e Ballkanit, me krijimin e shteteve tė Kroacisė e tė Malit tė Zi, me zgjerimin nga lindja e jugu tė Bullgarisė e me bashkimin me Shqipėrinė tė Kosovės, Dibrės, zonės sė Liqenjve e, mė vonė tė Plavės e tė Gucisė. Mbetėn jashtė kufijve ende Ēamėria, Pindi dhe zona e Janinės, Artės e Prevezės.
Nacionalizmi shqiptar vazhdoi gjithmonė tė shpresojė se dhe ato treva do ti bashkoheshin Atdheut, por ajo mbeti vetėm njė ėndėrr. Arsyeja e kėsaj mungese nuk gjendet as nė Ditarin e Ēianos dhe as nė librin e Jakomonit. Na ndriēon kėtė pikėpyetje diplomati Karlo Umiltą, nė veprėn e tij Jugosllavia e Shqipėria. Duke qenė emėruar Komisar i Lartė i Qeverisė italiane pėr krahinat e bashkėngjitura Shqipėrisė, ai bėn njė udhėtim me njė grup pune nė tė gjitha ato treva e, mė sė fundi, i dėrgon njė relacion Ministrisė sė Jashtme qė, siē thotė ai, u muar pėr bazė prej asaj, pėr sa i pėrket Ēamėrisė e zonave tė tjera tė Epirit. Por, qėndrimet e tij ishin antishqiptare.
Sapo mbarova kėtė detyrė, ndėrsa Komisari i Lartė, Alizoti, kishte shkuar tė merrte nė dorėzim zyrėn e tij nė Kosovė e Dibėr, Ministria e Jashtme mė ngarkoi pėr tė kryer njė rreth vėzhgimesh nė krahinėn qė quhej Ēamėri e qė duhej ti bashkėngjitej mė vonė Shqipėrisė, nėn Komisariatin e Lartė tė Xhemil Dinos...
Territori i ri paraqitej i varfėr e i shkretė e nė qytetin e Kosturit pata shpejt pėrshtypjen se nuk kishte as hije shqiptarėsh...
Ata ishin maqedonas dhe donin tė bėnin pjesė nė shtetin maqedon, qė do tė mund tė formohej me popullsi tė tjera maqedone deri nė Follorinė, Monastir e Shkup. Nėse nė fund tė luftės shteti maqedon nuk mund tė krijohej, ata dėshironin tė vazhdonin tė bėnin pjesė nė Shtetin grek. Nėse dhe ajo nuk do tė ishte e mundur, do tė kishin mbetur me qejf nėn administrimin dhe mbrojtjen italiane, por nė asnjė rast nuk do ti pėrshtateshin bashkimit me Shqipėrinė, madje kundėr njė bashkimi tė tillė, ishin gati pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme...
Nga Kosturi u drejtuam pėr nė Gravenč, njė qytet i vogėl, i banuar nė shumicė nga maqedonė e grekė. Asnjė kėmbė shqiptari. Dėshirat e tyre ishin tė njėjta me ato tė Kosturit... Asnjė nuk donte tė dėgjohej tė flitej pėr Shqipėrinė .
Mbas Grevenčs morėm njė lloj rruge sapo tė hapur qė na ēoi rrėzė Pindit e prej andej... deri nė Mecovo, qyteti mė i rėndėsishėm i gjithė territorit. Edhe kėtu popullsia ėshtė e pėrzierė prej arumunėsh dhe grekėsh e mė shumė se pėr bujq bėhet fjalė pėr barinj e pylltarė. Nėpėrmjet ushtarakėve tanė, munda tė flas me shumėkryepleq fshatrash e me ndonjė kryetar bashkie. Aspiratat e tyre ishin tė mbeteshin tė bashkuar me Greqinė, mbasi tė mbaronte lufta dhe pushtimi ynė ushtarak, pėr tė cilin folėn shumė mirė.
Pėr Shqipėrinė as qė bėhej fjalė, sepse ata e quanin njė vend tė prapambetur e pa tė ardhme.
Duke vazhduar udhėtimin e tij nė Janinė, Prevezė e Artė dhe nė Ēamėri, diplomati italian pėrsėrit gjithmonė tė njėjtat pohime. Arrin deri aty saqė edhe nė Delvinė e Sarandė tė gjithė ishin tė njė mendimi, tė pėrjashtonin si tė papėrshtatshėm zmadhimin e Shqipėrisė drejt jugut, me bashkimin e territoreve tė tjera, tė banuara, pothuajse krejtėsisht nga grekėt. Edhe shqiptarėt myslimanė ishin kundėr bashkimit me ēamėt e racės dhe besimit tė tyre. Nga ajo anė kufijtė shqiptarė ishin mirė ashtu siē ishin.
Megjithė ankesat e Xhemil Dinos dhe tė atyre si ai qė ishin tė interesuar pėr projektin e rrezikshėm tė Ēamėrisė, Qeveria jonė miratoi plotėsisht pėrfundimet e mija dhe u arrit tė bindej dhe Qeveria shqiptare pėr mungesėn e leverdisė pėr tė mbajtur nė Shqipėri e jashtė saj njė shqetėsim nė dobi tė bashkimit, qė tashmė nuk mund tė sendėrtohej nė kundėrshtim me opinionin e pothuaj gjithė popullsisė, qė do tė bėhej viktimė, pa dobi pėr askėnd.
vazhdon...