Pėr Ēamėrinė nuk u fol mė dhe vetė Xhemil Dino u kthye nga Tirana nė Romė pa bezdisur mė Qeverinė tonė.
Kėto ishin disa nga konsideratat e diplomatit Umiltą, qė nuk shquhet pėr simpati karshi shqiptarėve dhe pėrfaqėsuesve tė tyre politikė, sidomos pėr Mustafa Krujėn dhe Eqerem Vlorėn, ish diplomat turk e nacionalist i zjarrtė, jo mė pak se kryeministri i tij Kruja
Diplomati Umiltą qė nuk mė duket shumė bindės dhe objektiv nė pėrfundimet e tij, nė sajė tė mungesės sė personave tė lartpėrmendur nė Qeverinė shqiptare, arriti ta varrosė ēėshtjen ēame, duke menduar se i ka bėrė mirė atyre popullsive. Ai, sė bashku me njė pjesė tė mirė tė ushtarakėve italianė, shquheshin pėr qėndrimin kundėr shqiptar gjatė luftės, nė territoret ku ishte vendosur ushtria italiane. Kjo ndodhte, sipas tij, sepse pakicat serbe e maqedonase ishin mė tė emancipuara, nė kuptimin e botės femėrore, se sa shqiptaret myslimane tė Kosovės apo Dibrės. Kuptohet qartė se pse ushtarakėt italianė, nė sytė e Komisarit Umiltą, tjetėrsonin dhe opinionet e popullsisė, duke e ēuar atė nė pėrfundime tė gabuara e me aq pasoja tė hidhura pėr ēėshtjen tonė kombėtare.
Ajo qė ka dėmtuar mė shumė forcimin e marrėdhėnieve mes dy shteteve qe politika jashtėzakonisht autoritare e Qeverisė shqiptare qė, fatkeqėsisht u pėrpoq vazhdimisht tė kundėrshtonte kėshillat e matura e tė arsyeshme qė vinin nga Roma. Kur u formua Qeveria Libohova, e keqja ishte bėrė dhe maturia arriti shumė vonė.
Ky ishte pėrfundimi i pėrfundimeve tė analizės sė diplomatit Umiltą, njė akuzė e fortė kundrejt Qeverisė Kruja, qė kishte nė qendrėn e veprimtarisė sė saj ēėshtjen kombėtare, nė tė gjitha shfaqjet dhe problemet e saj, njė Qeveri qė propaganda komuniste e kohės dhe historiografia, deri nė ditėt tona, vazhdon ta quajė bashkėpun[tore, tradhtare e vegėl e pushtuesit italian. Ajo Qeveri erdhi nė fuqi mė 3 dhjetor 1941 e pati njė jetė prej 13 muajsh deri mė 4 janar 1943.
Ministrat shqiptarė shėmbėllejnė me njėri-tjetrin. Janė tė gjithė tė rinj, nuk them si moshė, por si shėrbim. Janė tė gjithė tė veshur thjesht, pak tė ashpėr, tė pėrgatitur mirė teorikisht. E shkuara e tyre ėshtė pothuajse e njėjtė: kanė vuajtur pėr vendin e tyre. Idetė e tyre janė tė lidhura me disa dogma themelore: bashkimi i Shqipėrisė, autonomi e brendshme, mbrojtje e racės dhe pasurisė sė saj kulturore, bashkėpunim me Italinė nė bazėn e tė drejtave dhe detyrave tė pėrbashkėta. Janė tė ndershėm e tė varfėr. Janė njerėz tė veprimit e jo tė burokracisė...
Komandon ministri shqiptar qė, teorikisht, mundet edhe tė mos kėrkojė kurrė kėshillėn e kėshilltarit. Kėshilltari pret tė pyetet pėr tė dhėnė mendimin e tij. Mbasi e ka dhėnė atė nuk e imponon; ministri vendos nėse ėshtė apo jo rasti pėr ta pranuar. Kėshtu thotė rendi juridik qė rregullon marrėdhėniet mes ministrit e kėshilltarit, pra, nė praktikė marrėdhėniet mes Shqipėrisė e Italisė.
Kjo ėshtė fotografia e Qeverisė Kruja, e bėrė nga njėri ndėr mė tė mėdhenjtė e gazetarisė botėrore, shkrimtari e historiani Indro Montaneli. Besoj se nuk ka nevojė pėr asnjė koment, ndoshta ėshtė kuadri ideal pėr ēfarėdo Qeveri, nė ēdo vend tė botės, nė ēdo kohė. Dhe ja portreti i kryetarit tė Qeverisė, gjithnjė simbas Montanelit, nė intervistėn e botuar nė Corriere della Sera tė datės 21 maj 1942:
Nuk e shihnja Merlika-Krujėn prej dhjetė vjetėsh dhe e gjeta pak tė ndryshuar. Suksesi dhe nderimet kanė ndryshuar pak nė karakterin dhe qėndrimet e jashtme tė kėtij njeriu. Ai ishte veshur pak a shumė si dhjetė vjet mė parė e nuk nxjerr nė pah rėndėsinė e tij me poza e fjalė tė mėdha. Vazhdon tė flasė i matur e jep pėrshtypjen se ēfarė thotė ėshtė e vėrtetė...
Dua njė Shqipėri tė bashkuar brenda kufijve tė saj natyrorė. Dua qė kjo Shqipėri e bashkuar tė zhvillojė jetėn e saj nė paqen e siguruar nga Roma. Ne jemi lidhur me Romėn nga rrethana tė pandryshueshme historike e gjeografike. Fakti qė edhe ne jemi nė luftė nuk rrjedh nga qė kemi hequr dorė nga njė politikė e jashtme e pavarur, por ngase Shqipėria pėr vetė pozitėn e saj gjeografike ėshtė e lidhur me fatin e Italisė.
Kjo ėshtė paraqitja e kryeministrit shqiptar nė opinionin publik italian, por portretin e tij, nė njė nga kėndvėshtrimet mė tė rėndėsishme tė figurės, e plotėson vetė Mėkėmbėsi i Mbretit, Jakomoni:
Njė shfaqje nga ana e Mustafa Krujės tė asaj qė ishte burrnia e tij, pra tė aftėsisė pėr tė pėrballuar situata me guxim e zemėrgjerėsi, e pata pak mbas marrjes sė funksionit si kryetar i Qeverisė. Kishte shkuar tek ai Konsulli i pėrgjithshėm i Gjermanisė dhe i kishte paraqitur njė notė gojore, me tė cilėn Qeveria naziste kėrkonte dorėzimin e mė shumė se treqind hebrenjve qė, tė ikur nga Jugosllavia, kishin gjetur strehė nė Shqipėri. Komanda ushtarake gjermane e Beogradit i kishte dhėnė lajme tė sakta mbi emrat e tyre dhe vendet ku ishin strehuar nė Kosovėn shqiptare. Mustafa Kruja erdhi tė mė kėrkojė lejen pėr ti lėnė tė patrazuar nė Shqipėri. Nuk kishte nė tė gjithė vendin ushtarė gjermanė qė tė mund ti njihnin. E quajtėm me vend qė hebrenjtė e ikur tė shpėrnguleshin nė krahinėn e Gjirokastrės, qė kufizohej me zonėn greke, tė pushtuar nga trupat italiane. Ata do tė ishin pajisur me njė pasaportė shqiptare me emėr tė rremė e, aty ku do tė kishte qenė e nevojshme, tė ndihmoheshin materialisht. Kėto masa do ti premtonin Mustafa Krujės ti pėrgjigjej, mbas pak ditėsh, Konsullit tė pėrgjithshėm tė Gjermanisė, se tė gjitha kėrkimet e bėra nė Kosovė, sa i pėrket emrave tė shėnuara, kishin dalė tė kota.
Nuk u njoftua zyrtarisht Roma pėr kėtė gjė, por u njoftua privatisht pėr tė drejtori i pėrgjithshėm i ēėshtjeve sekrete, ministri i plotfuqishėm Vidau. Ai ishte njeri me zemėr dhe me tė merrnim masa, nėpėrmjet pėrfaqėsive tona jashtė shtetit, tė furnizonim hebrenjtė gjermanė, ēekė, polakė, hungarezė e rumunė me pasaporta shqiptare. Ata mund ti shpėtonin kėshtu pėrndjekjeve racore, duke shkuar nė Shqipėri.
Ky pohim i Mėkėmbėsit tė Mbretit italian nė Shqipėri ėshtė njė fletė nderi ndėrkombėtare, jo vetėm pėr Krujėn dhe Qeverinė e tij, por pėr gjithė Shqipėrinė e banorėt e saj. Me kėto veprime Shqipėria vihet nė e atyre pak Vendeve tė Evropės sė pushtuar nga nazifashistėt, qė nuk morėn mbi vete turpin e njė krimi, nga mė tė shėmtuarit e mė mizorėt nė historinė e botės, atė tė Holokaustit. Shqipėria e vogėl, nė sajė tė bijve tė saj fisnikė, vuri mbi krye njė kurorė, tė cilėn nuk patėn guximin e meritėn ta kenė as popuj shumė mė tė mėdhenj, mė tė zhvilluar e mė tė fuqishėm. Ajo kurorė mbante emrin e humanizmit nė shkallė eprore, e vlerave njerėzore tė respektuara edhe nė rrethanat mė tė errėta tė historisė njerėzore. Nė sajė tė kėtij gjesti, Shqipėria ballėlartė mes gėrmadhave tė pėrfundimit tė luftės, kishte tė drejtėn e ligjshme tė kėrkonte vendin e saj tė nderit, nė renditjen e fituesve moralė tė tragjedisė mė tė madhe qė kishte kaluar njerėzimi.
Ja si na e pėrshkruan njė nga studiuesit mė tė pėrgatitur tė historisė sonė, Mėrgim Korēa, kėtė episod tė rrėnjosur thellė nė kujtesėn e tij rinore:
Atėherė Mustafa Merlika Kruja i tha babait (Dr. Xhevat Korēa) se duhej tė merrnin masa urgjente pėr tu ardhur nė ndihmė hebrenjve nė Kosovė. I telefonuan ministrit tė Punėve tė Brėndshme Mark Gjomarkaj, si edhe sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kryeministrisė, Engjėll Ēoba, dhe e lanė tė mblidheshin menjėherė nė zyrėn e Kryeministrit.
Mbas disa ditėsh mėsova se Mark Gjomarkaj kishte dėrguar nė krye tė njė ekipi tė tėrė prefektėsh, nėnprefektėsh, si edhe nėpunėsish tė besuar tė Ministrisė sė Brendshme, duke mobilizuar edhe tė gjithė autobusėt e shoqėrisė S.A.T.A., e Engjėll Ēobėn nė Prishtinė si i plotfuqishėm tė pajiste me dokumente shqiptare si edhe me emra shqiptarė sa mė shumė hebrenj qė tishte e mundur e ti transferonte nė Shqipėri...!
Por, pėr shtatėdhjetė vjet, pėrfshirė kėtu edhe njėzet prej tyre tė demokracisė, kjo meritė e madhe e kombit, kjo meteorė e ndritshme nė qiellin e historisė sė tij, nuk u zu nė gojė, nuk u bė e njohur. Njėzet vjetėt e fundit ishin inercia e pesėdhjetė viteve tė regjimit, qė u mundua ta varrosė nė katakombet e harresės kėtė monument tė krenarisė kombėtare, shpėtimin e hebrenjve. Kjo ndodhte vetėm e vetėm sepse ai lidhej me emra si Ahmet Zogu, Mustafa Kruja, Mark Gjomarkaj, Xhevat Korēa, Engjėll Ēoba, Maliq Bushati, Kolė Bib Mirakaj, at Anton Harapi, Mehdi Frashėri, Lef Nosi, Xhafer Deva, Fiqiri Dine, Ibrahim Biēaku e sa e sa qeveritarė tė tjerė tė Shqipėrisė etnike, nė tė gjitha nivelet, qė nderuan me veprėn e tyre emrin e saj e i lanė brezave tardhshėm krenarinė e tė qėnit bir i njė populli qė dhunės i kundėrvu humanizmin e vėrtetė.
Burimi: Gazeta Standard