Nėse kur zgjoheni nė mėngjes ndiheni tė lodhur, edhe pse gjatė natės keni fjetur mirė, nuk duhet tė mendoni tė ndryshoni mėnyrėn se si flini, por mėnyrėn se si ju zė gjumi. Nė vend qė tė shihni televizor, provoni tė hapni njė libėr dhe tė lexoni pak.

Pėr vite me radhė studimet kanė treguar se njė problem serioz, i lidhur me “gjumin e mirė”, ka tė bėjė me mėnyrėn shumė tė pėrhapur tė qėndrimit para ekranit teksa ju zė gjumi.

National Sleep Foundation thotė: “Trupi ynė kalon disa hapa para se tė flejė, dhe pėr disa persona qė kanė njė sjellje tė tillė, tė qėndrojnė para njė pajisjeje elektronike apo njė kompjuteri, mund tė jenė problematike pėr shkak tė sasisė sė dritės qė hyn nė tru”.

Kontrolli i postės elektronike, apo thjesht lundrimi nė rrjet, pėrdorimi i kėtyre pajisjeve ndikojnė negativisht nė gjumin tonė. Problemi ėshtė tek drita e ngjyrės blu qė kanė kėto pajisje, qė ka tė njėjtėn intensitet qė qėnia njerėzore sheh gjatė ditės. Ndėrsa t’i kushtosh rėndėsi fjalėve qė shkruhen nė njė libėr, nuk ėshtė ėshtė kaq agresive sa tė shohėsh njė ekran tė shndritshėm me vėmendje.

Tė shohėsh televizor para gjumit rezulton tė jetė njė sjellje e dėmshme, njėsoj edhe pėr tabletin apo kompjuterin. Nė fakt, sipas Lifehacker, zgjidhja mė e mirė ėshtė heqja e tė gjitha kėtyre pajisjeve nga dhoma e gjumit.

Nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė mėnyrė tė re mendimi. Shumė studime pėr vite me radhė kanė treguar se sa e dėmshme ėshtė pėr fėmijėt t’i zėrė gjumi para njė televizori. Me tė njėjtėn logjikė veprohet edhe pėr tė rriturit, edhe pse nė kėtė rast privimi nga televizoni nė dhomėn e gjumit rezulton tė jetė mė problematike dhe e lidhur me mė shumė faktorė. Mes punėve dhe detyrave gjatė ditės, ėshtė pothuajse e pamundur pėr tė rriturit qė tė shohin njė emision apo njė telenovelė tė dėshiruar, dhe pėr kėtė mbetet koha pas darkės.

National Sleep Foundation rekomandon ekskluzivisht leximin e njė libri para se tu zėrė gjumi, njė farė “aktiviteti qetėsues”. Sigurisht leximi nėpėrmjet Kindle nuk hyn nė kėtė kategori. Nuk duhet tė harrojmė se leximi i njė letre tė printuar ėshtė edhe mė befasues.