Receta Gatimi

“Top Channel”, licence kombetare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    “Top Channel”, licence kombetare

    E Marte, 22 Janar 2008

    “Top Channel” merr licencen per transmetim kombetar nga Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit. Ne gare per te marre licencen e katert per transmetim kombetar ishin televizionet “Vizion Plus” dhe “Top Channel”, por fitues doli ky i fundit. Pas perfundimit te mbledhjes, kryetarja e KKRT-se, Mesila Doda, u shpreh per mediat se “ky televizion, si operatori i ri kombetar, doli pas nje votimi kolegjial me 7 vota pro te anetareve te keshillit; doli pas nje gare, e cila ishte shume e forte midis dy operatoreve”. Sipas saj, kishte nje gare shume te forte, diferencat ndermjet dy operatoreve nuk jane te medha.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: “Top Channel”, licence kombetare

    ca do te thote kjo o altin

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: “Top Channel”, licence kombetare

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga kuklla\";p=\"25423
    ca do te thote kjo o altin
    ja se cthuet ne gazeten shqip.
    me pak fjale ne gjuhen e popullit merr ca lek nga shteti, e njef shteti si televizion. Kush ka nje shpjegim me te zgjeruar te urdheroje...
    I jepet licenca kombėtare televizionit mė tė ndjekur

    Televizioni "Top Channel" fitoi dje de jure atė qė de fakto e kish fituar vetėm disa muaj pas hapjes, duke dhėnė shenjat e para tė njė operatori qė do ishte nė stadet mė tė larta, si nė treguesit teknologjikė, ashtu dhe nė ata artistikė e gazetareskė. "Top Channel" dje u shpall me vendim tė Kėshillit Kombėtar tė Radiove dhe Televizioneve si televizion kombėtar, duke iu dhėnė licenca qė e zyrtarizon me kėtė status. Por askush nuk ka dyshimin qė ky hap ishte konfirmim i njė realiteti disavjeēar, ku "Top Channel" rezultonte sipas tė gjitha sondazheve si televizioni me shikueshmėri mė tė madhe jo vetėm nė Shqipėri, por nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare tė rajonit dhe mė gjerė kudo nėpėr botė, ku jetojnė e punojnė shqiptarė, tė cilėt falė teknologjive tė avancuara, kanė mundėsi tė shohin kanale shqiptare. "Top Channel" ėshtė vetė promotorja e kėtyre teknologjive, duke bėrė tė mundur mbajtjen gjallė tė gjuhės amtare, por dhe tė aktualitetit tė Shqipėrisė zyrtare te mijėra emigrantėt e shpėrndarė nė botė. Sipas njoftimit pėr shtyp tė KKRT-sė, kryetarja e kėtij institucioni, znj.Mesila Doda, u shpreh pėr mediat: "Dua t‘ju komunikoj vendimin mė tė fundit tė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit, qė ka tė bėjė me shpalljen e operatorit tė ri kombėtar, i cili ėshtė ‘Top Channel‘. ‘Top Channel‘, si operatori i ri kombėtar, doli pas njė votimi kolegjial me 7 vota pro tė anėtarėve tė kėshillit; doli pas njė gare, e cila ishte shumė e fortė midis dy operatorėve: ‘Top Channel‘ dhe ‘Vizion Plus‘. Diferencat ndėrmjet dy operatorėve nuk janė tė mėdha; janė tė natyrės sė dokumenteve, ku njėri operator kishte mangėsi dokumentesh, tjetri kishte shmangie nga kriteret e KKRT-sė e megjithatė dua t‘jua pėrsėris se ishte njė garė e fortė!", u shpreh kėshtu kryetarja Doda, duke komentuar vendimin pėr dhėnien e licencės televizionit "Top Channel". Mė tej ajo shtoi: "Dua tė them se ky ėshtė vetėm njė hap i parė nė liberalizimin e tregut mediatik. I takoi ‘Top Channel‘-it, qė ėshtė njė operator i fuqishėm, njė operator shumė serioz, qė tė marrė kėtė licencė kombėtare dhe t‘u afrojė shėrbimet e tij qytetarėve tė Shqipėrisė".



    Historia e njė televizioni qė revolucionarizoi kulturėn e imazhit me fjalėn e fundit tė teknologjisė audiovizive, me programacionin e pasur, produksionet cilėsore, si dhe me lajmet mė profesionale nė gjetje, investigim, formulim dhe lanēim


    "Top Channel", Shqipėria nė njė realitet evropian

    (ose njė histori prestigji)


    Gjashtė vjet mė parė, nė ekranet e televizioneve tona u shfaq njė sigėl e stėrmadhe, ku shkruhej "Top Channel". Ishte paralajmėrim i njė televizioni tė ri qė po lindte dhe qė do tė pasonte radion mė moderne shqiptare, "Top Albania Radio". Kurioziteti ishte i disafishtė dhe kryesorja ishte qė a do mundej dot ky televizion i ri tė kishte nė audiencėn shqiptare po atė tėrheqje qė pati "Top Albania". Nė sigėl ishte shfaqur shenja e parė: njė sinjal i kulluar, me njė pastėrti vizive, pa asnjė shenjė tė porozitetit qė shfaqnin nė figurė televizionet e tjera. Ishte qershori i vitit 2001. Pas disa muajsh, "Top Channel" shpėrfaqet i plotė te shikuesi, fillimisht me njė edicion lajmesh model e mė pas me filma dhe produksione qė pak e nga pak do krijonin njė imazh tė pakonkurrueshėm tek audienca shqiptare. Kishte lindur "Top Channel". Historia mediatike shqiptare po merrte njė tjetėr rrjedhė. Kjo ndodhi nė mesnatėn e 19 dhjetorit 2001. Fytyra e re e ekranit shqiptar nisi tė imponohet, duke sfiduar nė radhė tė parė realitetin e vjetruar, primitiv dhe tė varfėr mediatik. Teknologjia e avancuar do tė ishin shinat ku do ecte "Top Channel". Shekulli i teknologjisė mediatike nisi pikėrisht aty, me njė mėnyrė tė re tė tė konceptuarit tė televizionit, qė u ofronte shqiptarėve njė imazh tė ri cilėsor tė paparė deri atėherė.

    Nga pikėpamja e kulturės mediatike, "Top Channel" qėndroi larg pazareve politike, duke preferuar tė bėjė njė koalicion tė fortė vetėm me shqiptarėt, pėr ta bėrė ekranin mbrojtės tė interesave tė tyre. Mėnyra e trajtimit tė lajmit, forca investiguese e gazetarėve; pasioni dhe kėmbėngulja e tyre nė formėn e njė pėrgjegjshmėrie profesionale, bėri qė nė pak javė lajmet e "Top Channel", qė ishin dhe kolona e parė vertebrore e televizionit, tė ishin mė tė shikueshmet nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Paralelisht, stafi teknik i televizionit shtriu sinjalin nė tė gjithė territorin e vendit, si pasojė e kėrkesės gjithnjė e nė rritje tė audiencės pėr ta ndjekur "Top Channel", lajmet dhe programet e tij. Statusin e njė televizioni kombėtar ky televizion i ri e fitoi nė pak kohė, duke u bėrė njė pjesė e rėndėsishme e historisė sė Shqipėrisė sė re, asaj tė dalė nga errėsira komuniste, me ėndrrėn pėr t`u bėrė evropiane. Dhe njė hap i rėndėsishėm ishte hedhur drejt Evropės. Ishte "Top Channel", qė paēka se njė iniciativė private, u bė pronė e tė gjithėve, duke qenė brenda dėshirės sė tė gjithėve. Teknologjia moderne qė "Top Channel" solli nė tregun mediatik shqiptar, nuk ishte njė risi vetėm pėr formėn se si paraqitej lajmi, programacioni apo publiciteti. Kjo teknologji u vu nė shėrbim tė pėrmbajtjes sė televizionit tė ri, qė shumė shpejt u pėrzgjodh nga shqiptarėt si ekrani i tyre mė i preferuar dhe mė i dashur. Jo rastėsisht kjo teknologji u vu nė shėrbim tė zgjidhjes sė problemeve tė qytetarėve, tė cilėt pėrballeshin ēdo ditė me korrupsionin. Emisioni "Fiks Fare" ishte shembulli i parė i kėsaj fryme, siē dhe vijon tė jetė. Ndėrsa nė edicionet e lajmeve, "Top Channel" ishte kudo pararojė e lajmit, duke shėnuar rekorde si: tragjedia e 9 janarit me njė komunikim direkt me klandestinėt qė mė pas u viktimizuan; me pamje origjinale tė tragjedisė nė minierėn e Selenicės; si dhe me praninė e njė gazetari nė njė avion tė rrėmbyer tė linjės Tiranė-Stamboll, qė transmetoi pėr disa orė direk situatėn nė avion. Kėto kulme do tė bėnin qė "Top Channel" tė ishte burim dhe referencė pėr mediat mė prestigjioze botėrore.

    Kaluan tre vjet dhe mė 5 korrik tė vitit 2004, "Top Channel" do tė bėnte njė tjetėr revolucion: aplikon transmetimin numerik, me anė tė paketės "Digitalb", njė teknologji e rrallė pėr kohėn. Dhe falė kėsaj pakete, "Digitalb"-it, "Top Channel" pėrhapi sinjalin jo vetėm nė Shqipėri, por edhe Kosovė, Maqedoni e gjithė Evropėn, deri nė Shtetet e Bashkuara. Riti i avancave tė gjuhės teknologjike me fjalėn e fundit vijon sė fundmi me aplikimin pėr herė tė parė tė shėrbimit DVB - H, televizor nė celular e me aplikimin e sistemit HD, tė rrallė sot nė botė. Qė dje, "Top Channel" ėshtė televizion me licencė kombėtare. Ndonėse meriton pėrshėndetjen si vendim, ai mbetet gjithsesi i vonuar nė raport me potencėn e kėtij televizioni. Ndaj, themi se licenca kombėtare i ishte dhėnė prej kohėsh. Sepse "Top Channel" ėshtė logo, emblemė dhe vizioni i sė ardhmes sė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.
    nga gazeta shqip

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: “Top Channel”, licence kombetare

    Shyqyr mo

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kam nje licence te Vbulletin4
    Nga mondiuk nė forum Webmaster Area
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-01-2010, 08:23 PM
  2. Eurovision: Midis krenarisė kombėtare dhe ekstravagances
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 12:03 AM
  3. Vėllazėria Ungjillore Shqiptare dhe Rilindja Kombėtare..
    Nga Peniel nė forum Komuniteti i krishterė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 10:50 PM
  4. Lėvizja Kombėtare Shqiptare Nė Vitet 30-70
    Nga Altin111 nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2007, 10:29 PM
  5. [Video] Tyryryry Show(top-channel)
    Nga Lirenti nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 07:07 AM