Kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha, theksoi nė njė konferencė pėr shtyp njė ditė pas protestės sė opozitės, se vėrshimi i shqiptarėve ishte mesazh i qartė i mbėshtetjes pėr PD-nė dhe pėr planin e saj pėr largimin e krizės politike dhe ekonomike qė ka pushtuar vendin.
Qytetarėt dhe biznesi kėrkojnė zgjidhje. Dje nė shesh ishin tė dhunuarit, tė cilėve u janė prishur shtėpitė dhe bizneset; ishin studentėt, tė cilėt pėrjetuan mashtrimin e qeverisė qė premtoi akses nė arsim, por mbylli dyert e universiteteve, duke kaluar ligjin klientelist pėr arsimin e lartė; ishin tė pėrndjekurit, tė cilėt u riposhtėruan nga Edi Rama, i cili ringriti simbole tė diktaturės; ishin pronarėt, tė cilėt nuk pranojnė dot kurrė ligjin e ri tė shpronėsimit; pensionistėt, tė cilėt nuk shohin rritje pensionesh prej dy vitesh; tė papunėt, tė cilėve u janė shtuar radhėt nga tkurrja e ekonomisė; ishin socialistėt e zhgėnjyer nga fakti qė familjen e tyre politike e kanė nė dorė njė grusht kriminelėsh; ishte njė popull i tėrė dhe i falenderoj nga zemra, tha Basha, i cili nėnvizoi se Partia Demokratike nuk distancohet sot nga aktet e dhunės sepse ka qenė dhe ėshtė e distancuar.
Ėshtė falė PD-sė qė dje ai zemėrim popullor u pėrmbajt, zemėrim qė mund tė merrte pėrpara jo njė kryeministri, por 10. Gurėt nuk ishin nė skenarin tonė. Ndėrhynė strukturat tona qė gjithēka u normalizua. Nuk u prek asnjė fije floku e asnjė polici dhe jam krenar pėr kėtė. Institucioni ėshtė policia, tha Basha.
Kreu i PD-sė shtoi se protestat do tė vazhdojnė pa pushim dhe se mosbindja civile sapo ka nisur.
Nė lidhje me gjobėn qė Bashkia e Tiranės i ka vendosur Partisė Demokratike pėr dėmet e shkaktuara gjatė protestės, Basha tha: "Bashkisė do i ēojmė njė kastravec".
/ Top Channel