Alfred Bernhard Nobel, lindi mė 21 tetor tė vitit 1833. Ai ėshtė themeluesi i Ēmimit Nobel pėr Paqe. Ky ēmim ishte dėshira e tij, tė cilėn ai e kishte kėrkuar nė mėnyrė eksplicite nė testamentin qė e kishte shkruar nė vitin 1895, njė vit para se tė ndėrronte jetė.

Bazat e kėtij ēmimi prestigjioz u vendosėn nė testamentin e njeriut, i cili gjithė jetėn e tij ia kishte kushtuar shkencės, zhvillimit dhe mirėqenies.

Pėr jetėsimin e Ēmimit, Alfred Nobel kishte lėnė fonde nė vlerė prej afro 265 milionė dollarėsh, transmeton RTV Dukagjini.

Pėr shumė kė nuk dihet se kush ishte ky person. Sidomos pėr brezat e rinj.

Alfred Nobel ka shpikur dinamitin dhe ėshtė personi qė ka tė patentuara mbi 355 zbulime e inovacione tė ndryshme shkencore.

Me profesion, Nobel ishte kimist, pėrvoja dhe rezultatet e radhitėn nė mesin e inovatorėve tė nivelit botėror.

Suedezi Nobel mes tjerash ishte inxhinier, ndėrmarrės e biznesmen. Ishte aktivist i palodhshėm qė tėrė jetėn u angazhua pėr paqen dhe mirėqenien e secilit. Qė nė moshėn 17 vjeēare Alfred Nobel i fliste 5 gjuhė.

Njė ėshtė e sigurt, pas tij ai la shumė gjėra tė pėrjetshme, tė cilat pėr fat tė keq nuk janė pėrdorur gjithmonė nė funksion tė zhvillimit, si ėshtė bie fjala, dinamiti.

Sidoqoftė, falė zemėrgjerėsisė sė tij, anekėnd rruzullit janė stimuluar e shpėrblyer shkencėtarė tė shumtė, pėr arritjet shkencore e njerėzore.

Padyshim, po tė ishte gjallė, Alfred Nobel atyre do tu gėzohej shumė. Nga pėrmbajtja e testamentit po ashtu mund tė mėsohet shumė pėr zemėrgjerėsinė, kujdesin pėr njeriun dhe misionin qė Alfred Nobel i kishte vėnė vetvetes derisa ishte gjallė.

Ai u pėrkujdes qė pas vdekjes sė tij njė pjesė e pasurisė ti mbetet mbesave dhe nipave, por edhe tė gjithė bashkėpunėtorėve tė tij.

Ai ėshtė quajtur njė nga shpikėsit mė tė mėdhenj nė histori.

Alfred kur ishte 18, ai shkoi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA) pėr tė studiuar kimi pėr katėr vjet dhe ka punuar pėr njė periudhė tė shkurtėr nėn John Ericsson.

“Gjysmaku i mjerė” ka lindur mė 21 tetor tė vitit 1833 si djali i tretė i njė arkitekti dhe inxhinieri ndėrtimi nė Stokholm.

Fėmijėrinė ai e kalon mė sė shumti nė varfėri pas falimentimit tė babait dhe largimit tė tij nė Shėn Petersburg nė vitin 1938.

E ėma, Andriette, qėndroi me tetė fėmijėt e familjes nė Stokholm dhe krahas punės nė njė dyqan tė vogėl qumėshti e perimesh, tė vegjlit e saj shisnin shkrepėse nė rrugė pėr tė siguruar jetesėn.

Nė vitin 1842, familja transferohet nė Shėn Petersburg pas suksesit qė i ati kishte arritur me hapjen e njė ofiēine mekanike ku ishin punėsuar mė shumė se rreth 1000 veta.

Nė moshėn 17-vjeēare Alfred Nobel ndėrmerr njė udhėtim 2-vjeēar studimor nė Gjermani, Francė, Itali dhe SHBA.

Gjatė qėndrimit nė Paris, Nobeli pėr herė tė parė “kontaktoi” njė substancė tė lėngshme qė do tė ndryshonte mė vonė jetėn e tij dhe tė shumė njerėzve tė tjerė: nitroglicerinėn – lėndėn e lartė eksplozive tė zbuluar nga kėrkuesi italian, Asciano Sobrero.

Viti 1860 shėnon edhe fillimin e karrierės sė Nobelit me patentimin e lėndėve shpėrthyese, gjė qė do tė arrinte kulmin me zbulimin e tij mė tė madh nė vitin 1867 - atė tė dinamitit.

Nobeli zotėronte mė shumė se 90 fabrika prodhimi lėndėsh shpėrthyese nė 5 kontinente; firma dhe laboratorė nė mė shumė se 20 shtete; 350 patentime mbanin emrin e tij. E megjithatė, zbuluesi i madh gjente kohė pėr tė shkruar drama dhe poezi, si dhe mendonte seriozisht t’i dedikohej letėrsisė si shkrimtar.

Vėllezėrit e mbetur nė Rusi investuan shuma tė mėdha nė industrinė e naftės dhe mbi tė gjitha nė Baku dhe Azerbajxhan.

Ata ndėrtuan tė parat linja tė rezervės dhe tė shpėrndarjes sė naftės nė botė. Nė vitin 1890, Nobeli – njeriu i konsideruar si mė i pasuri i Evropės sė atėhershme – u vendos nė San Remo.

Kėtu ai pėrpiloi dhe nėnshkroi nė vitin 1895 testamentin e famshėm tė ēmimeve “Nobel”.

Nė 10 dhjetor tė vitit 1896 Alfred Nobeli u largua nga kjo botė me shpresėn se ideja e hedhur nė testament do tė merrte jetė duke nderuar nė ēdo pėrvjetor tė vdekjes sė tij njerėz tė shquar tė fushave tė ndryshme.

Dhe kėtė lindje tė vėshtirė mundi ta realizonte vetėm asistenti dhe njeriu i ngarkuar me rregullimin e ēėshtjeve trashėgimore tė pasurisė sė Nobelit, Ragnar Sohlman.

Sot kur ky ēmim konsiderohet si mė prestigjiozi nė botė, mund tė duket e ēuditshme qė ekzistenca e tij tė vihej nė pikėpyetje vetėm sepse Nobeli nuk u kėshillua me ndonjė jurist nė hartimin e testamentit duke lėnė shumė ēėshtje tė hapura.

Nė testament ishte pėrcaktuar se pėr shkak tė mungesės sė fėmijėve, pasuria e lėnė prej Nobelit do t’i kalonte njė fondacioni qė do tė nderonte ēdo vit ata qė i kanė sjellė botės dobinė mė tė madhe me zbulimet e tyre.

Interesat qė rrjedhnin nga pasuria e depozituar nė banka do tė ndaheshin nė 5 pjesė tė barabarta: pėr ata qė kishin bėrė zbulimin mė tė madh nė fushėn e fizikės, kimisė, mjekėsisė dhe pėr atė qė kishte dhėnė mė shumė nė fushėn e letėrsisė. Sė fundi, pėr atė qė ka ndikuar mė shumė pėr vėllazėrimin e popujve dhe tė sigurimit tė paqes. Vetėm mė tė mirėt duhet tė nderoheshin, qofshin ata suedezė apo jo.

Dhe sė fundi, familja e Nobelit mbeti thellėsisht e zhgėnjyer nga testamenti. Njeriu i rritur mes varfėrisė (por qė u pasurua si askush nė Evropė), i mbetur pa fėmijė, gjithnjė i sėmurė dhe mizantrop ia la gjithēka qė kishte fituar fondacionit tė tij: familja dhe tė afėrmit nuk mund tė gėzonin dot asgjė.

Natyrisht qė ankesat, grindjet dhe zhgėnjimi do tė dėgjoheshin gjatė. Por me vullnetin dhe kėmbėnguljen e hekurt, Sohlman arriti tė kapėrcente tė gjitha pengesat juridike dhe tė siguronte gjithēka duhej. Nė vitin 1901 nisi udhėn historia aq e nderuar e ēmimit “Nobel”.

Pėr Alfred Nobelin, matematika ishte njė shkencė teorike. Alfred Nobel i cili ndėrroi jetė nė moshėn 63 vjeēare, ishte autor i rreth 350 shpikjeve, por mė i famshėm pėr shpikjen e dinamitit. /RTV Dukagjini