Kur ajo ishte gjallė, Nėnė Tereza cilėsohej si “njė shenjtore e gjallė”. Tani, 18 vjet pas vdekjes sė saj, ajo ėshtė nė rrugėn zyrtare pėr ta marrė zyrtarisht kėtė titull.

Papa Franēesku ka pranuar njė mrekulli tė dytė qė i atribuohet asaj – shėrimin e njė mashkulli brazilian me tumor nė kokė nė vitin 2008.

Kjo grua me njė fytyrė tė imėt, tė rrudhur, tė plakur, ka pushtuar imagjinatėn e botės me pėrkushtimin e saj ndaj tė varfėrve, veēanėrisht nė qytetin indian tė Kalkutės, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj tė parė pėr tė pritur me mijėra “njerėz tė trotuar”.

Urdhri qė ajo themeloi, Misionaret e Bamirėsisė, u rrit dhe mblodhi 3.000 murgesha dhe 400 vėllezėr nė 87 vende, qė kujdeseshin pėr tė varfėrit.

Nė vitin 1979, ajo mori Ēmimin Nobel pėr Paqe dhe kėrkoi qė darka madhėshtore gala qė do tė mbahej pėr tė, tė anulohej dhe tė ardhurat t’u jepeshin tė varfėrve tė Kalkutės.

Nė vitin 2002, pesė vjet pas vdekjes sė saj, Papa Gjon Pali II gjykoi se shėrimi i njė gruaje qė vuante nga tumori nė stomak, ishte rezultat i ndėrhyrjes sė mbinatyrshme tė Nėnė Terezės.

“Thirrja brenda”

Nėnė Tereza, e njohur ndryshe me emrin e saj tė vajzėrisė Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur nė vitin 1910 nė Shkup, tani kryeqytet i Republikės sė Maqedonisė, i cili atėherė ishte pjesė e Perandorisė Osmane. Familja e saj ishin shqiptarė etnikė, dhe katolikė tė devotshėm.

Ajo vendosi qysh nė moshėn 12-vjeēare se donte tė bėhej njė misionare nė Indi. Nė moshėn 19-vjeēare, u bashkua me Urdhrin irlandez tė Loretos, ku ka mėsuar gjuhėn angleze dhe nė vitin 1929 u dėrgua nė Indi.

Nėnė Tereza, e cila e mori emrin nga Tereza e Lisieux, nisi tė jepte mėsim nė njė shkollė nė Darjeling, njė qytet nė ultėsirėn e Himalajeve. Pastaj, nė vitin 1946, pas konflikteve qė mbėrthyen Indinė e sunduar nga britanikėt nė atė kohė, ajo dėgjoi “thirrjen brenda” saj pėr tė ndihmuar tė varfrit, ndėrsa jetonte nė mesin e tyre.

Pas 10 vjetėsh qė u pėrkushtua duke ndihmuar tė varfrit nė lagjet e rrėnuara tė Kalkutės, ku thuhet se 100,000 persona ishin tė pastrehė, hapi njė bujtinė me bazė nė njė tempull hindu nė Kaligat, e mė pas njė shtėpi pėr fėmijėt e braktisur dhe njė strehė pėr personat qė vuajnė nga lebroza.

Njė ultra konservatore

Misioni i saj u pėrhap nė tė gjithė Indinė, dhe fama e saj u rrit bashkė me tė. Nė vitin 1970, gazetari Malcolm Muggeridge bėrė njė film qė e solli Nėnė Terezėn nė vėmendjen e Perėndimit.

Muggeridge, njė agnostik, u frymėzua pėr t’iu bashkuar besimit katolik.

“Fjalėt nuk mund tė pėrcjellin mirėnjohjen qė kam pėr tė,” shkroi ai.

Nėnė Tereza ka kundėrshtuar me patos tė madh pėrdorimin e kontraceptivėve dhe abortin. Ajo u shpreh nė njė konferencė nė Oksford nė vitin 1988 se kurrė nuk do tė lejonte njė fėmijė qė i ishte besuar kujdesit tė saj qė tė adoptohej nga njė grua qė kishte bėrė njė abort mė parė apo kishte pėrdorur kontraceptiv.

“Njė grua e tillė nuk mund tė tė dojė”,-pati thėnė Nėnė Tereza.

Pikėrisht ky mendim e kishte vėnė Nėnė Terezėn nė kundėrshtim tė madh me lėvizjen feministe.

Germaine Greer e kishte quajtur “njė imperialiste fetare”. Shkrimtari Christopher Hitchens kritikoi gjithashtu shoqatėn e krijuar nga Nėnė Tereza pėr lidhjet me diktatorėt si Duvaliers nė Haiti dhe Enver Hoxhėn nė Shqipėri.

Pikėpamjet e saj tė vijės sė ashpėr mbi abortin dhe kontracepsionin u mirėpritėn nga Papa Gjon Pali II i cili e cilėsoi Nėnė Terezėn si njė zėdhėnėse tė kauzave papale.

Nėnė Tereza, pasuria e tė cilės ishin vetėm njė kovė dhe dy sari, erdhi pėr tė simbolizuar dashurinė pėr ata qė nuk u ofrohet dashuri dhe kujdes pėr ata qė janė tė vetėm.

Nė fjalėt e Malcolm Muggeridge, ajo kontribuoi “diēka tė bukur pėr Zotin”. /BBC/