Marrėdhėniet romantike janė dinamike. Ato ndryshojnė vazhdimisht, duke reflektuar rrethanat, stresin apo ulje-ngritjet e pėrditshme tė tė dyve partnerėve.

Ēfarė ndodh tek “unė” ose te “ty” reflekton te “ne”. Marrėdhėnia mė e shėndetshme ndodh kur partnerėt e kontrollojnė vazhdimisht njėri-tjetrin, nė mėnyrė qė nė njė marrėdhėnie, tė kontrollohet gjithnjė situata aktuale dhe ndryshimet qė ndodhin.

Si mund t’u pėrgjigjeni ndryshimeve nė njė marrėdhėnie? Njė mėnyrė e mirė ėshtė tė vlerėsoni kontributet tuaja nė marrėdhėnie. Ēfarė po bėni pėr tė ndihmuar, apo cili veprim i juaji po e lėndon marrėdhėnien? Cilat veprimet tuaja sjellin ndikim mė tė mirė nė cilėsinė e ndėrveprimeve tė pėrditshme te ju dhe partneri?

Provat shkencore mbėshtesin idenė se ēdo partner ėshtė pėrgjegjės pėr shėndetin e marrėdhėnies sė tij/saj. Pėr tė bėrė pjesėn tuaj, duhet tė merrni nė konsideratė kėto veprime.

Flini mė shumė
Nėse doni njė marrėdhėnie ku ju tė dilni tė fituar, njė gjumė i rehatshėm ėshtė nė krye tė listės suaj. Jo vetėm qė privimi nga gjumi ndikon tek energjitė, vigjilenca mendore dhe humori, ai gjithashtu pakėson edhe nivelet e glukozės. Dhe vetėkontrolli luan njė rol tė rėndėsishėm nė suksesin e njė marrėdhėnieje: Kėto, bashkė me njė nivel mė tė lartė vetėkontrolli, janė mė tė afta pėr t’iu bindur nė mėnyra mė konstruktive partnerėve tė tyre dhe sa mė shumė vetėkontroll qė kanė ēiftet, aq mė e lartė ėshtė cilėsia e marrėdhėnies sė tyre.

Veproni
Pozitiviteti ėshtė ai tipar qė ju bėn tė shprehni vazhdimisht lumturinė dhe kėnaqėsinė kur shpenzoni kohė sė bashku. Gjithashtu, kuptimi, pėrmes dėgjimit, faljes dhe mosshfaqjes sė paragjykimeve, ju bėjnė njė partner mė tė mirė. Zbuloni gjėra pėr veten, ndjenjat dhe historinė tuaj pėr tė inkurajuar partnerin/en qė tė bėjė tė njėjtėn gjė nė lidhjen tuaj. Ndarja e detyrave dhe pėrgjegjėsisė, rrit gjithashtu marrėdhėnien tuaj.

Shprehni mirėnjohjen
Tė ndjerit mirėnjohje ėshtė njė gjė, por t’ia thoni partnerit tuaj, ėshtė njė gjė tjetėr. A e shprehni ju mirėnjohjen tuaj? Duhet tė dini se ndarja e ndjesive, sidomos e mirėnjohjes, lidhet me perceptimet pozitive pėr partnerin dhe pėr vullnetin e mirė pėr tė ēuar pėrpara marrėdhėnien dhe pėr t’i zgjidhur problemet e saj.

Shmangni urinė
Planet e reja tė shėndetit fizik dhe mirėnjohjes, shpesh pėrfshijnė ndryshimet nė dietė, por gjithsesi, bėni ēfarė tė mundni pėr tė shmangur urinė. Provat e reja sugjerojnė se kufizimi i dietės mund tė ketė njė efekt negativ nė njė lidhje. Kur keni uri, ndieni gjithashtu zemėrim dhe bėheni agresivė, ndaj duke u ushqyer shėndetshėm, ju do tė keni marrėdhėnie mė tė mirė.

Pėrqendrohuni te pėrulėsia
Ndihmoni marrėdhėnien tuaj duke kontrolluar egon tuaj. Jo vetėm qė njerėzit e pėrulur mbledhin mė shumė pozitivitet te vetja, por ato pėrhapin edhe njė frymė mirėkuptimi dhe ndjesi shumė optimiste.

Kaloni kohė cilėsore sė bashku
Provat tregojnė se nėse kaloni kohė qė ia vlen sė bashku, do tė keni njė marrėdhėnie qė ju kėnaq dhe qė gjithashtu nxjerr nė pah mė tė mirėn tuaj. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė mos kaloni njė kohė tė tepėrt, pa sjellė asgjė tė re nė marrėdhėnien tuaj, por qoftė edhe pak kohė, qė ka cilėsi dhe qė sjell risi.

Silluni mirė
Pėr tė qenė partneri ose partnerja mė e mirė qė mundeni, filloni duke u sjellė mirė me veten. Provat shkencore kanė zbuluar se dashuria pėr veten, bėn mrekulli nė njė lidhje. Duke ndier njė solidarizim me veten, ju do tė mund tė ofroni mė tepėr kujdes pėr partnerin tuaj, sepse ju do ta dini se sa e rėndėsishme ėshtė qė t’i ofroni njė njeriu ngrohtėsi.

Marrėdhėniet mė tė shėndetshme, sipas shkencės, reflektojnė pėrpjekje nga tė dy partnerėt pėr tė zgjidhur nevojat e secilit dhe tė dyve njėkohėsisht. Kini parasysh se duhet tė jeni nė kontakt tė vazhdueshėm me ndryshimet tuaja dhe ato tė partnerit.

/ Top Channel