Me titullin e fortė, “ISIS mbėrthen rrjetin 4 miliardėsh tė drogės nga mafia pėr tė financuar fushatėn brutale tė terrorit”, gazeta britanike “Daily Mirror” e sė dielės, shkruan se xhihadistėt po pėrmbytin Britaninė me kanabis nga ferma shqiptare e drogės.

“Shteti Islamik po siguron para tė thata pėr fushatėn e saj tė terrorit, duke kontrolluar fermat e kanabisit dhe duke dėrguar drogėn nė Britani. Kalifati djallėzor ka shtėnė nėn kontroll operacionet e mafias me vlerė 4 miliardė dollarė pėr rritjen e marijuanės nė malet e Shqipėrisė”, shkruan gazeta,.

“Avionėt privatė dhe anijet dėrgojnė tek bosėt e drogės nė Itali prodhimin me vlerė 4 miliardė dollarė dhe kėta tė fundit e shpėrndajne atė nė Europė”, shkruan “Daily Mirror”.

“ISIS i hyri kėsaj tregtie tė leverdishme pasi shėrbimet e sigurisė, ndėrhynė ushtarakisht nė selinė e mafias shqiptare nė fshatin kodrinor tė Lazaratit”, thotė gazeta britanike.

“Jo vetėm qė nuk i dha fund kultivimit tė kanabisit, por sulmi policor i 2014 hapi rrugėn pėr ekstremistėt qė tė merrnin kontrollin. Ata tashmė rekrutojnė nė atė zonė, shpesh nga vetė radhėt e mafias”, shtohet nė artikull.

Gazeta citon ekspertin Dr. Marjan Nikolovski, i cili paralajmeron se “Britania ėshtė tregu kryesor pėr kanabisin shqiptar. ISIS ėshtė i pėrfshirė nė prodhimin dhe trafikimin. Ndaj kushdo qė blen drogė nė Britani financon terroristėt”, citon gazeta ekspertin e sipėrpėrmendur.

Shkrimi nuk ofron ndonjė fakt konkret pėr tė vėrtetuar kėtė pretendim, qė duket shumė spekulativ pėr tė qenė i vėrtetė.

Faktikisht, Britania nuk ėshtė tregu kryesor i kanabisit shqiptar. Operacionet policore britanike tė viteve tė fundit kanė kapur kokainė dhe heroinė nga grupet kriminale shqiptare dhe jo kanabis.

Edhe ai kanabis i kapur, i kultivuar nga shqiptarėt ėshtė kultivuar nėpėr shtėpi tė marra me qira nė Angli e Uells dhe nuk ka qenė kanabis i ardhur nga Shqipėria.

Shkrimi i “Daily Mirror” bazohet nė shumė tė dhėna tė vjetra dhe pėrgjithėsuese, si pėr mafian shqiptare, ashtu dhe rekrutimin e xhihadistėve shqiptarė tė dėrguar nė Siri dhe nuk ofron fakte bindėse dhe kokekforta pėr lidhjen mes drogės shqiptare dhe financimit tė ISIS-it. /TCH