Receta Gatimi

E ardhmja e njė kure kundėr kancerit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 1 prej 1
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Ide E ardhmja e njė kure kundėr kancerit



    Kanceri ka qenė njė hije e frikshme gjatė gjithė ekzistencės sė njerėzimit. Nė shumė vende tė botės kanceri po shndėrrohet nė sėmundjen me ritmet mė tė larta tė vdekshmėrisė. Ndėrsa zyrarėt e shėndetit publik u bien kėmbanave tė alarmit pėr koston njerėzore e financiare nė rritje tė kėsaj sėmundjeje, studiuesit janė optimistė se avancimet shkencore po ēojnė gradualisht drejt njė kure. Nė pjesėn e parė tė njė cikli pėr studimet mbi kancerin, studiuesit nė Universitetin Johns Hopkins flasin pėr tė ardhmen e pėrpjekjeve pėr tė luftuar dhe kuruar plotėsisht kancerin.

    Prej shekujsh diagnostikimi me kancer ishte ogur i njė vdekjeje tė parakohėshme pėr pacientin. Por prognoza ka ndryshuar. Sot pacientėt jetojnė mė gjatė se kurrė dhe nė shumė raste i kthehen njė jete normale, pas shėrimi tė plotė nga kanceri.

    Dr. William Nelson, drejtor i Qendrės Kėrkimore pėr Kancerin pranė Universitetit Johns Hopkins, thotė se kurimi i kancerit nuk ėshtė mė utopi:

    “E ardhmja e trajtimit tė kancerit ėshtė jashtėzakonisht e shkėlqyer. Mendoj se terapitė qė kemi zhvilluar prej mbi 50 vjetėsh kanė filluar tė japin rezultat dhe shoh mundėsi tė pafundme nė avancimet qė mund tė arrijmė nė tė ardhmen”.

    Teknologjia moderne ka ofruar njė njohje shumė mė tė thellė tė kancerit nga pikėpamja biologjike dhe patologjike. Dr. Elizabeth Platz ėshtė epidemiologe nė Qendrėn Kėrkimore mbi kancerin Sidney Kimmel nė Universitetin Johns Hopkins. Ajo thotė se studimet gjenetike kanė zbėrthyer tė fshehtat e sėmundjes dhe kanė hapur pista pėr parandalimin, kurimin dhe shėrimin e kancerit:

    “Tani jemi nė njė etapė tė re. E kuptojmė gjenomin shumė mė mirė. Vazhdimisht dalin zbulime tė reja mbi elementė specifikė nė pėrbėrjen gjenetike qė lidhen me rrezikun nga kanceri,” thotė Dr. Platz.

    Kura kundėr kancerit nuk do tė jetė njė ilaē i vetėm, por njė kombinim terapish e praktikash pėr parandalimin, diagnostikimin e hershėm, trajtimin dhe pėrfundimisht kurimin e sėmundjes. Njė armatė onkologėsh, epidemiologėsh, imunologėsh e specialistėsh tė fushave tė tjera analizojnė patologjinė e llojeve tė ndryshme tė kancerit, ku fshehen edhe misteret e kurave pėr tė ardhmen:

    “Kancerat, siē e kemi ditur prej kohėsh, janė defekte qė shfaqen nė gjenet e pacientit. Gjenet janė elementėt pėrbėrės tė qelizave dhe tė gjithė indeve tė trupit; kur gjenet kanė defekte, qelizat kanceroze shtohen; ato pėrhapen nė pjesė tė trupit ku nuk duhet tė jenė nė njė masė tė tillė qė pėrbėn kėrcėnim pėr jetėn. Megjithėse e dinim kėtė fakt prej kohėsh, vetėm gjatė 10 vjetėve tė fundit kemi arritur tė pėrdorim teknologjinė pėr tė identifikuar tė gjitha gjenet defektoze pėr njė kancer tė caktuar dhe ta pėrdorim kėtė informacion pėr tė pėrgatitur njė regjim mjekėsor pėr tė kuruar atė pacient tė caktuar,” thotė Dr. Nelson.

    Kjo epokė e re nė luftėn kundėr kancerit ėshtė ende larg realitetit pėr shumė njerėz nė botė. Teknologjia diagnostikuese ėshtė e kushtueshme dhe shpesh e padisponueshme nė shumė vende nė zhvillim. Kurat dhe mjekimet janė nė shumė raste nė fazėn eksperimentale dhe do tė duhen vite qė tė futen nė zbatim tė gjerė. Pėr momentin kanceri mbetet njė sfidė serioze e shėndetit publik, qė shkakton mbi 8 milionė vdekje nė vit nė shkallė globale.

    Por studiuesit janė optimistė se njerėzimi do ta fitojė njė ditė betejėn me kancerin. Nuk ėshtė larg dita, thotė doktori, kur mjekėsia do tė arrijė tė kurojė tė gjitha llojet e kancerit tek tė gjithė pacientėt.


    VOA
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga vaaldr1n; 18-01-2016 mė 12:33 PM. Arsyeja: burimi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vaksina kundėr kancerit tė gjirit
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 02:37 PM
  2. Pėrparim nė luftėn kundėr kancerit
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 08:35 PM
  3. Ushqimi dhe barnat bashkėpunojnė kundėr kancerit
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2009, 08:50 PM
  4. Vaksinimi kundėr kancerit tė qafės sė mitrės
    Nga kristimcs nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 04:59 PM
  5. Vaksina kundėr kancerit nė vezore
    Nga EMAUS nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 08:23 AM

Etiketat pėr kėtė Temė