Bashkia e Gjirokastrės shpalli sot vitin 2016 si vitin kulturor tė Ismail Kadresė, nė kuadrin e 80 vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit tė shquar shqiptar.

Kryetarja e Bashkisė sė Gjirokastrės Zamira Rami tha se pėrgjatė gjithė vitit 2016 do tė zhvillohen aktivitete tė shumta nė qytetin e lindjes sė shkrimtarit. Nė vitin 2016 do tė hapet shtėpia Muze Ismail Kadare, e cila u restaurua sė fundi.

Shtėpia e lindjes sė shkrimtarit pritet tė kthehet nė njė itinerar pėr mijėra vizitorė vendas dhe tė huaj. Bashkia pritet tė propozojė edhe ngritjen e njė shtatoreje tė shkrimtarit nė njė nga sheshet qėndrore tė qytetit.

Ismail Kadare lindi mė 28 janar tė vitit 1936 nė Gjirokastr dhe ėshtė shkrimtari mė i njohur shqiptar . Ai ėshtė pėrkthyer sot nė botė nė rreth 50 gjuhė dhe ėshtė nominuar disa herė pėr cmimin NOBEL tė Letėrsisė.


VOA