Nė Tiranė, organizata World Vision ka studiuar pėr tė tretin vit radhas rreziqet qė u vijnė fėmijėve nga interneti. Sondazhi zbuloi se mbi 40 pėr qind e fėmijėve marrin vazhdimisht ngacmime nga tė rriturit. Pjesa dėrrmuese provokohen nga tė panjohur pėrmes internetit sė paku njė herė nė vit. Prandaj World Vision ka gati njė fushatė nė mbrojtje tė fėmijėve.

Organizata World Vision ka gati dhe pritet tė nisė nė fillim tė vitit njė fushatė kombėtare nė mbrojtje tė fėmijėve dhe pėr sigurinė e tyre. Fushata nis me ngritjen e njė sistemi pėr sigurinė e fėmijėve nga interneti, sepse pėr tė tretin vit radhas World Vision ka studiuar njė rrezik gjithnjė nė rritje pėr fėmijėt e internetit.
Pyetėsori me 900 fėmijė nga i gjithė vendi zbuloi se siguria e fėmijėve shqiptarė nga interneti ėshtė shumė e ulėt dhe se ata marrin ngacmime tė shumta nė internet, pėr tė cilat ende nuk ka njė rrjet mbrojtės dhe parandalues.
Fushata nė mbrojtje tė fėmijėve po pėrfshin edhe vetė familjet dhe mėsuesit e tyre.
Arsimi dhe mbrojtja e fėmijėve janė tė drejta njerėzore bazė tė tyre.
World Vision ėshtė njė organizatė jofitim-prurėse, qė vepron prej 15 vjetėsh nė Shqipėri dhe Kosovė nė 11 zona me 220 komunitete.
Nė veprimtaritė e saj marrin pjesė dhe pėrfitojnė nga afėr mbi 32 mijė fėmijė, ndėrsa projektet saj kombėtare pėrmirėsojnė jetėn e mbi 500 mijė fėmijėve.

Kliko ketu per te pare video materialin


VOA