Njė nga kritikat mė tė mėdha kundėr Apple ėshtė se ata nuk kujdesen sa duhet pėr pajisjet e tyre tė vjetra, kur lansojnė sisteme operative tė reja.

Nėse pajisjet e vjetra marrin sistemin e ri operativ, ato, nė rastet mė tė shpeshta, punojnė mė ngadalė.

Nė fakt, kėto akuza dy herė kanė shkuar edhe nė gjykata.
Ndėrsa tani nė iOS 9.2.1 duket se e kanė rregulluar kėtė ēėshtje, dhe nė vend se tė ngadalėsohen, pajisjet mė tė vjetra tė Apple, pėrshpejtohen dhe punojnė shumė mė mirė, transmeton Koha.net.

Kėtė, sipas “Forbes”, e ka dokumentuar njė pėrdorues nė YouTube, i quajtur “iAppleBytes”, i cili ka zbuluar se me iOS 9.2.1, nė mėnyrė tė konsiderueshme iPhone 4S dhe iPhone 5, punojnė mė shpejtė e mė mirė.

Tani, sipas tij, me sistemin operativ tė ri shumica e aplikacioneve hapen shumė mė shpejtė se nė sistemet operative mė tė vjetra, dhe se nuk duhet tė keni frikė si mė parė pėr ta pėrditėsuar sistemin nė kėtė version.

Kjo karakteristikė nuk ėshtė pėrmendur fare nga Apple, pasi ata janė nė gjyq pėr sistemet operative iOS 8 dhe iOS 9, ku akuzohen se me vetėdije kanė ngadalėsuar pajisjet e vjetra nė mėnyrė qė pėrdoruesit tė blejnė tė reja - por kjo ende nuk ėshtė e vėrtetuar.