Gjeometria e sofistikuar, degė e shkencave matematikore, ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė shumė vite nga ē’mendohej deri mė tani nga komuniteti i shkencėtarėve.

Njė studim i ri i publikuar nė revistėn “Science” pretendon se tė parėt qė kanė pėrdorur kėtė gjeometri nuk janė shkollat e Parisit apo Oksfordit nė Mesjetė, por babilonasit e lashtė, tė paktėn 4 shekuj para Erės Sonė.

Sipas studimit me autor Mathieu Ossendrijver, profesor nė Universitetin Humboldt nė Berlin, babilonasit ishin tė avancuar nė astronomi dhe provohet qė kanė pėrdorur gjeometrinė e sofistikuar pėr tė studiuar Jupiterin dhe lėvizjet e tij.

Ossendrijver arriti nė kėtė pėrfundim pas njė punė disavjeēare tė studimit tė disa pllakave mė mbishkrime tė hershme kuneiforme.

“Nuk ma priste mendja. Kjo ėshtė thelbėsore pėr fizikėn, matematikėn dhe gjithė degėt e shkencės qė pėrdorin gjeometrinė e sofistikuar”, thotė ai.

Ossendrijver shton se babilonasit e lashtė kanė lėnė trashėgimi me shkrimet e tyre kuneiforme raporte tė asaj qė kanė parė nė hapėsirė.

“Dhe ata e kanė bėrė kėtė pėr njė kohė tė gjatė, pėr shekuj me radhė pėr tė studiuar trupat qiellorė”, thotė ai.

Shkencėtarėt besojnė se kjo teknikė ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė prej babilonasve rreth viteve 350 para Erės Sonė.

Qytetėrimi babilonas lindi rreth viteve 1800 para Erės Sonė nė territoret ku sot ndodhet Iraku dhe Siria.

/ Top Channel