Ndonėse tė dashuruarit thonė se nuk kanė nevojė pėr njė datė tė caktuar pėr tė shprehur ndjenjat qė kanė, data 14 shkurt simbolizon pikėrisht ditėn e tyre. Por si lindi festa qė sot ka pushtuar botėn?

Nė fakt, ajo nisi nė trajtėn e njė legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarėt evangjelistė tė Anglisė sė kohės sė mbretėreshės Viktoria.

Shėn Valentini njihet si shenjtori i dashurisė sė shekullit tė tretė, pasi siē rrėfehet, Klaudio perandori i atėhershėm i Romės, donte qė tė gjithė burrat tė shėrbenin nė radhėt e ushtrisė. Nga ana tjetėr, ata e kundėrshtuan kėtė fakt, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Ndaj, perandori Klaudio anuloi tė gjitha kurorat martesore apo fejesat e kohės. E ndėrsa Shėn Valentini nė kundėrshtim me urdhrin e rreptė martonte ēiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shėn Valentini u arrestua e u dėnua me prerje koke.

Tashmė ajo njihet si festė e cila nuk i pėrket njė besimi tė caktuar, ndaj edhe fitimet e tregtarėve janė tė jashtėzakonshme. Nė Shtetet e Bashkuara, 14 shkurti ėshtė industri mė vete, qė gjeneron 14.7 miliardė dollarė. Tregtarėt e luleve thonė se gjysmėn e fitimeve vjetore ata e bėjnė vetėm brenda njė dite: qė ėshtė 14 shkurti.

Dhuratat e Shėn Valentinit nisin nga mė simboliket si letra apo lule, deri tek udhėtimet luksoze apo unazat me diamantė.

/ Top Channel