Nuk ėshtė as Parisi e as Londra qyteti ideal pėr tė jetuar. Vjena thyen renditjen dhe kthehet nė kryeqytetin numėr 1 nė botė pėr sa i pėrket cilėsisė mė tė mirė tė jetesės.

“Mercer”, njė nga kompanitė mė tė mėdha botėrore tė sondazheve, ka bėrė njė renditje tė 23 qyteteve me nivelin me tė lartė tė jetesės nė botė. Kompania ka marrė nė shqyrtim 450 qytete nė tė gjithė botėn, ndėrsa pėr pėrzgjedhjen e tyre ka pėrdorur 39 kritere pėr tė bėrė vlerėsimin si: Stabiliteti politik, krimi, censura nė media, shėrbimi mjekėsor, ndotja e ajrit, shkollimi, qarkullimi rrugor. etj.

Sulmet terroriste dhe numri i xhihadistėve tė rekrutuar perėndimor, ka ndikuar nė uljen e besueshmėrisė pėr disa kryeqytete perėndimore . Parisi ka rėnė me 10 vende nga lista e vjetshme, e po ashtu Londra ėshtė e ekspozuar ndaj rrezikut. Por, Vjena ndryshon, pėr ekspertėt e sigurisė ky qytet ėshtė mė shumė sesa i sigurt.

Ndėrkaq nė listėn e 230 kryeqyteteve nė botė, Tirana listohet nė vend tė 179. Sė bashku me kryeqytetet e 3 ish-republika sovjetike si Gjeorgjia, Armenia dhe Bjellorusia, Tirana renditet nė listėn e qyteteve me standard mė tė ulėt jetese. E ndėrsa nė fund tė listės qėndron Bagdadi, qė cilėsohet si kryeqyteti mė pak i rekomanduar pėr tė jetuar nė nivel botėror.

***

23 - Montreal, Kanada - Ėshtė njėri prej 5 qyteteve kanadeze tė pėrfshirė nė renditjen e pėrgjithshme. Qyteti frankofon njihet si qendėr e tregtisė, financave dhe teknologjisė.

22 - Perth, Australia - Ky qytet njihet pėr disa nga plazhet mė tė bukura nė kontinent, si dhe pėr nivelin mjaft tė ulėt tė papunėsisė, vetėm 4.1%.

21 - Brukseli, Belgjikė - Qendra e politikės europiane. Qyteti ėshtė i mbushur me muze, parqe kombėtare, si dhe restorante tė nivelit tė lartė.

20 - Stokholm, Suedi - Kryeqyteti ėshtė konsideruar si njė nga vendet mė tė mira nė botė pėr nga cilėsia e jetesės nga balancimi qė ofron midis punės, jetės, sigurisė dhe ēėshtjeve tė mjedisit.

19 - Luksemburgu - Vendi i vogėl europian, i cili kufizohet me Belgjikėn, Francėn dhe Gjermaninė ėshtė tepėr i pasur. Njė element i rėndėsishėm nė kėtė qytet-shtet piktoresk ėshtė dhe niveli i ulėt i krimit, qė e bėn pjesė dhe tė renditjes.

18 - Hamburgu, Gjermani - Qyteti me portin mė tė madh nė veri tė Gjermanisė dhe i dyti i kėtij lloji nė vend. Hamburgu ėshtė kthyer nė njė qendėr pėr median dhe industrinė. Gjithashtu ky qytet ėshtė dhe shtėpia pėr bankėn e dytė mė tė vjetėr nė botė, “Berenberg Bank”.

17 - Otava, Kanada - Ky qytet ėshtė konsideruar si qyteti mė i arsimuar nė Kanada duke qenė e pasur me institucione hulumtimi dhe kulturore. Ky qytet ka norma tė ulėta tė papunėsisė dhe ėshtė konsideruar si njė Trashėgimisė Botėrore nga UNESCO.

16 - Melburni, Australi - Kryeqyteti bregdetar konsiderohet si njė nga vendet mė tė mira nė botė pėr arsimin, shėndetėsinė dhe kėrkim-zhvillimin. Sektorė tė zhvilluar si turizmi ndihmojnė po ashtu nė pasurinė e qytetit.

15 - Toronto, Kanada - Toronto ėshtė kryeqyteti “financiar” i Kanadasė. Ajo ėshtė gjithashtu shtėpia pėr pesė nga bankat mė tė mėdha tė Kanadasė. Toronto ka zhvilluar sektorin e argėtim dhe ēdo vit nė tė mbahet festivali i famshėm i Filmit nė Toronto.

14 - Bern, Zvicėr - Qyteti ėshtė konsideruar nga sondazhi si vendi i dytė nė botė pėr nga siguria. Ky qytet ka njė industri tradicionale dhe bujqėsi tė zhvilluar. Norma e papunėsiė nė Bern ėshtė vetėm 3.3% duke e bėrė njė qytet shumė tėrheqės pėr tė jetuar.

13 - Berlin, Gjermani- Kryeqyteti i Gjermanisė konsiderohet se ka njė pėrzierje tė shkėlqyer tė cilėsisė sė jetesės me mundėsi mė tė mira pėr punėsim, njė standard tė lartė tė strehimit dhe sigurisė nė vend.

12 - Uellington, Zelanda e Re - Ky qytet ėshtė qendra politike e Zelandės sė Re dhe ėshtė zona e dytė mė e populluar nė vend.

11 - Amsterdam, Holandė - Amsterdami ėshtė njė nga qendrat financiare tė Europės dhe ėshtė gjithashtu i njohur pėr standardin e lartė tė jetesės. Qyteti kozmopolitan kombinon shumė bukur jetėn moderne dhe urbane.

10. Sidnej, Australia - Qyteti pėrfaqėson 7% tė ekonomisė sė vendit. Natyra, moti, dhe zhvillimi kulturor po ashtu e kanė ndihmuar Sidnein tė mbajė kėtė vend nė renditje.

9. Kopenhagen, Danimarkė - Qyteti ėshtė quajtur kohėt e fundit si njė nga vendet mė tė lumtura pėr tė jetuar nė tokė dhe nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė kuptohet pse. Fillimisht njė fshat peshkimi, Kopenhagen ėshtė rritur dhe ka hedhur baza tė fuqishme zhvillimi dhe ka arritur tė bėhet i famshėm pėr balancimin midis punės dhe jetės.

8 - Gjeneva, Zvicėr - Ky qytet ėshtė i njohur si qendra globale e diplomacisė. Nė kėtė qytet jetojnė edhe disa nga njerėzit mė tė pasur nė botė. Siguria dhe arsimimi janė nė nivelet mė tė larta.

7 - Frankfurti, Gjermani - Njihet si qendra e tregtisė nė Gjermani, ku zhvillohen edhe disa nga evente mė tė famshme tė tregtisė nė botė, duke pėrfshirė edhe “Frankfurt Motor Show”.

6 - Dyseldorf, Gjermani - Qyteti nė Gjermaninė Perėndimore ėshtė i njohur pėr industrinė e modės dhe artin.

5 - Vankuver, Kanada - Ky qytet njihet pėr pėrkatėsitė e ndryshme etnike, me 52% tė popullsisė qė nuk ka si gjuhe tė parė anglishten.

4 - Mynih, Gjermani - Mynihu, njė tjetėr qytet gjerman, renditet rregullisht nė vendet e kreut tė kėsaj liste pėr cilėsinė e jetesės.

3 - Okland, Zelandė e Re - Dy porte tė mėdha ndodhen nė kėtė qytet, duke siguruar njė ekonomi tė lartė dhe tepėr tė qėndrueshme. Gjithashtu ky qytet njihet edhe pėr nivelin e lartė tė sigurisė.

2 - Zyrih, Zvicėr - Qyteti ėshtė i njohur si qendėr ekonomike dhe kulturore. Njihet si njė nga vendet pėr nivelin mė tė lartė tė jetesės dhe jo mė kot qėndron i dyti nė kėtė listė.

1- Vjena - Austri - Nė lindje tė lumit Danub, Vjena ėshtė qyteti i shtatė pėr nga numri i popullsinė brenda kufijve tė Bashkimit Europian dhe me njė kulturė mjaft tė pasur.