Inxhinierėt e Apple kanė deklaruar se mė parė do tė jepnin dorėheqjen sesa do tė ndihmonin qeverinė amerikane tė kishte akces ne pajisjet e kėsaj kompanie, iPhone dhe iPad.

Kėto deklarata janė vazhdimėsi e njė lufte qė ka nisur mes FBI-sė dhe gjigantit teknologjik, Apple. Nė tė vėrtetė, masakra e San Bernardinos nė Kaliforni ėshtė kthyer nė mollė sherri.

Brenda kompanisė Apple inxhinierėt kanė diskutuar se kush mund dhe kush jo tė ndėrtojė “GovtOS”, softuerin qė FBI i kėrkon kompanisė qė ta krijojė, duke marrė nė konsideratė edhe inxhinierėt qė tashmė nuk janė pjesė e Apple.

Byroja Federale e Hetimit kėrkon kodin e telefonit iPhone tė vrasėsit, por kolosi i teknologjisė refuzon me argumentin se njė lėshim i tillė pėrbėn njė precedent tė rrezikshėm.

Qė prej shtatorit 2014 tė gjitha tė dhėnat nė pajisjet e Apple kodohen automatikisht dhe vetėm ai qė ka kodin 4-shifror tė telefonit do tė mund t’i shohė, pra pronari i tij.

Nėse kodi futet dhjetė herė gabim, tė dhėnat fshihen automatikisht. Askush, as Apple, nuk ėshtė i aftė t’i shohė kėto tė dhėna, por FBI i kėrkoi kompanisė qė ta ndihmojė tė shmang sigurinė duke modifikaur telefonin e Farook.

/ Top Channel