Njė mision i ICTSmedia dhe atyre qė besojnė nė potencialin e trevave shqipfolėse nė sektorin e teknologjisė sė informacionit, pėr vite me radhė ky konkurs ka pėrmbushur qėllimin kryesor tė identifikimit dhe shpėrblimit tė maratonomakėve tė sektorit ICT nė trevat Shqiptare.

Durrėsi dhe Shkodra ishin dy destinacionet e reja tė Albanian ICT Awards ditėn e sotme. Gjithashtu krahas dy takimeve nė qytetet e lartpėrmendura, u mbajt edhe njė i tretė nė Prishtinė pranė Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji.

Fakulteti i Teknologjisė sė Informacioni pranė Universitetit Aleksandėr Moisiu tė Durrėsit mirėpriti ekipi organizativ tė Albanian ICT Awards ditėn e sotme. Hapjen e kėtij takimi bėri Dr. Senada Bushati, drejtore e departamentit tė Shkencave Kompjuterike ndėrsa mė pas pjesėmarrėsit u informuan pėr kriteret e vlerėsimit dhe format e aplikimit nė garėn mbarėkombėtare.

Takimi i dytė dhe i pari i kėtij lloji nė kėtė qytet zuri vend nė kryeqendrėn e veriut, Shkodėr. Nxėnėsit e Shkollės Austriake dhe entuziasmi i tyre foli pėr njė realitet krejt ndryshe nė kėtė qytet. Fjalėn hapėse tė takimit e bėri Michael Maschek, profesor pranė kėtij institucioni.
Universiteti pėr Biznes dhe Teknologji nė Prishtinė gjithashtu mikėpriti njė tjetėr takim nė kuadėr tė informimit dhe ftesės pėr aplikantė potencial nė kėtė konkurs mbarėkombėtar. Hapja e takimit u bė nga Myzafer Shala pedagog pranė kėtij Universiteti dhe mėpas fjalėn e mori Ardian Alaj pėr detaje tė konkursit.

Dita e sotme e dėrgoi nė 15 numrin e pėrgjithshėm tė takimeve tė organizuara ndėrkaq dita e nesėrme falė bashkėpunimit mes ICT Awards, Institutit “Harry Fultz” dhe Oficina do tė mbahen disa takime tė tjera me nxėnės tė shkollave tė mesme.

Ditėn e shtunė do tė rikthehemi pėrsėri nė Shkodėr pranė Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave tė Natyrės Dega Informatikė ku studentėt do tė prezantohen me vizionin e kėsaj nisme mbarėkombėtare.