4 ditė pas arrestimit tė Salah Abdelslam, dy shpėrthime tė fuqishme ndodhin nė aeroportin Zaventem, te Brukselit. Mediat raportojnė pėr rreth 14 tė vdekur dhe 20 tė plagosur. Nė kėto momente ėshtė duke ndodhur evakuimi i njerėzve. Pamje tė tmerrshme janė publikuar nga aeroporti, kur njerėz tė terrorizuar largohen me vrap pėr t’i shpėtuar vdekjes. Autoritetet belge raportojnė se bomba tė tjera janė gjetur nė aeroport pas shpėrthimit. Pamjet e publikuara tregojnė se nga ndėrtesat del tym, ndėrsa njerėzit largohen nė panik. Dyshimet janė se shpėrthimet ndodhėn pranė American Airlines, pork y informacion mbetet i paidentifikuar. Radio RTFB citoi njė dėshmitar qė tha se kishte ende njerėz tė plagosur apo tė shtrirė nė tokė nė zonėn e nisjeve, pėrballė Hotel Sheraton. Njė punonjės i aeroportit i tha radios VRT: Unė isha nė pushim dhe dėgjova njė shpėrthim tė fuqishėm. Nga aty ku isha mund tė shihja zonėn e nisjesve dhe pashė njė shtėllungė tymi, tė dilte. Xhamat e dritareve janė tė thyera, njerėzit janė nė shok. Aeroporti Zaventem ėshtė 11 kilometra nė very-lindje tė Brukselit. Aty lėvizin 23 milion pasagjerė nė vit.