Akuza pėr ngacmim seksual shqiptarit viktima 11-vjeēare dėshmon duke qarė

Prokuroria londineze: Vesel Murataj i tregoi organin gjenital tė miturės

Njė emigrant shqiptar nė Londėr ėshtė pėrballur dje nė Gjykatėn britanike tė Krimeve tė Rėnda "Old Bailey", si i akuzuar pėr ngacmim seksual dhe pėrdorim dhune ndaj njė tė miture. Prokuroria londineze, nė seancėn e parė gjyqėsore, ka akuzuar Vesel Muratajn pėr tregimin e organit gjenital dhe tentativėn pėr tė futur nė makinė njė vajzė 11-vjeēare. I akuzuari Murataj, qė nė momentin e arrestimit po ashtu edhe nė gjykatė, ka mohuar tė dyja akuzat e ngritura ndaj tij. Mėsohet se Murataj kishte kėrkuar azil politik nė Britaninė e Madhe si njė person qė i pėrkiste komunitetit rom nė Kosovė, tė cilėt persekutoheshin nga shqiptarėt dhe ish-ushtarėt e UĒK-sė. Ministria e Brendshme britanike, "Home Office" i kishte garantuar leje-qėndrim pėrgjithmonė nė Britani.

Ngjarja ka ndodhur mė 10 shtator 2007 nė zonėn Eltham nė Jug tė Londrės, ndėrkohė qė shqiptari do tė arrestohej 10 ditė mė vonė, pasi minorenia e identifikoi gjatė njė parade identifikimi. "Zoti Murataj ndali makinėn tip "Benz" ngjyrė gri, fillimisht e pyeti vajzėn pėr drejtimin e njė rruge, ndėrkohė qė, sipas saj, ai kishte pantallonat e zbėrthyera, duke mbajtur tė shtrėnguar me dorė organin gjenital", ka thėnė prokurorja Bozi Sheffi. Mė tej, duke lexuar aktakuzėn, prokurorja i ka treguar gjykatės se shqiptari mė pas ėshtė afruar te dera e pasagjerit dhe ka kapur prej krahu vajzėn. Ajo, pas pak, duke pėrdorur forcėn ka mundur tė largohet, duke kėrkuar ndihmė te njė kalimtare. E gjithė ngjarja ėshtė parė nga shoferi i njė autobusi, i quajtur Xhozef Kemp, i cili pėrmes radios ia komunikoi incidentin zyrės sė kontrollit tė autobusėve. Ata mė pas kanė njoftuar policinė pėr incidentin e raportuar nga punonjėsi i tyre. Ai dėshmoi nė gjykatė, duke rėnduar pozitėn e tė akuzuarit Vesel Murataj.

Gjithēka qė ka ndodhur atė mėngjes kur ajo po shkonte nė shkollė, 11-vjeēarja e ka rrėfyer nė gjykatė pėrmes njė video-konference, nė mėnyrė qė mos tė shikonte Muratajn. Fillimisht gjykata pa pėrmes monitorėve njė intervistė tė vajzės dhėnė disa orė pas incidentit, e cila ishte regjistruar me figurė nė stacionin e policisė. E mitura tregon me detaje ēfarė kishte pėrjetuar. Me qetėsi ajo u pėrgjigjej pyetjeve tė dy oficerėve tė policisė nga operacioni "SAFARE", qė merret me hetimin e tė tilla krimeve me natyrė seksuale. Mė pas, gjykata ka proceduar me marrjen e vajzės nė pyetje nga prokurorja Sheffi dhe avokatja mbrojtėse zonjusha Bonsu. Nė njė moment, gjatė dhėnies sė dėshmisė pėrmes njė video-konference, duke qarė ajo tha se kur ai e tėrhoqi nga dora ishte e frikėsuar se po e fuste nė makinė me qėllim rrėmbimi.