Konsumoni hashash? Mos e teproni gjatė! Ky ėshtė paralajmėrimi i kėrkuesve ndėrkombėtarė, sipas tė cilėve, sa mė shumė tė konsumosh lėndė narkotike, aq mė tė vėshtira do ti keni marrėdhėniet me tė tjerėt, si dhe e sigurtė ėshtė qė nuk do tė paguheni shumė.
Gjatė studimit janė ndjekur fėmijėt qė nga lindja e deri nė moshėn 38-vjeēare, prej tė cilėve janė kuptuar se ata njerėz qė konsumojnė hashash 4 apo mė shumė ditė gjatė javės, me kalimin e viteve pėrfundojnė nė njerėz tė kategorive sociale mė tė ulėta sesa prindėrit e tyre.
Sipas studimit ėshtė zbuluar gjithashtu se pėrdoruesit nė vazhdimėsi tė kanabisit pėrfundojnė tė jenė punėtorė mė pak tė paguar, me mė pak aftėsi dhe me vende pune aspak prestigjioze, sesa ata qė nuk janė pėrdorues tė rregullt, apo qė nuk e pėrdorin aspak kanabisin.
Vėshtirėsitė financiare, vėshtirėsi nė ambiente pune por edhe nė marrėdhėniet ndėrfamiljare apo shoqėrore, janė ato qė ndjekin mė sė shumti jetėt e atyre qė konsumojnė lėndėt narkotike, vėshtirėsi tė cilat sa vijnė e pėrkeqėsohen me kalimin e viteve.
Studimi ėshtė kryer nga njė ekip kėrkuesish tė udhėhequr prej Magdalena Cerda nė Universitetin e Kalifornisė, si dhe Avshalom Caspi dhe Terrie Moffitt nga Universiteti Duke, si dhe ėshtė publikuar nė gazetėn Clinical Psychological Science.
Kanabisi mund tė jetė mė i sigurt pėr shėndetin tuaj sesa alkooli, por jo pėr financat tuaja, thotė Moffitt, njėri prej autorėve. Sa i pėrket studimit, 947 pjesėmarrėsit kanė kompletuar tė paktėn 3 nga 5 vlerėsimet pėr kanabis pėr tė rritur, nga mosha 18-38 vjeē, dhe prej tyre, 18% apo 173 janė konsideruar si tė varur ndaj marijuanės, ndėrsa 15% hynin nė kategoritė e pėrdoruesve tė rregullt tė kanabisit.
/ Top Channel