E Premte, 25 Janar 2008

Nje 21-vjecar, nga qyteti i Lushnjes, dyshohet se ka perdhunuar pasditen e djeshme nje 13-vjecare qe, sipas policise, kishte qene e dashura e tij per disa muaj. Dritan Kurballi eshte arrestuar mbremjen e djeshme, nen akuzen e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura". Ai eshte prangosur pas denoncimit te 13-vjecares me iniciale E.B., banore e lagjes "Skender Libohova" te ketij qyteti. Sipas policise vendore, vendimi eshte marre pas verifikimeve te kryera nga mjeku ligjor dhe ballafaqimit te kryer mes te dyshuarit dhe viktimes.

Burime zyrtare nga policia e Lushnjes pohojne se E.B., dhe Dritan Kurballi kane pasur nje lidhje dashurie kater muaj me pare. Pas dy muajsh, ata jane ndare pas nje serie mosmarreveshjesh. Vajza ka treguar se 21-vjecari e bezdiste shpesh pas ndarjes, duke e ndaluar ne rruge. Sipas saj, pasditen e djeshme ish-i dashuri i saj ka shkuar edhe me tej. "Me terhoqi me force ne nje ndertese te pabanuar dhe me perdhunoi", mesohet te kete pohuar 13-vjecarja. Vajza u ka treguar gjithcka prinderve, pas kembenguljes se tyre. Ajo eshte shoqeruar nga te dy prinderit ne ambientet e policise, ndersa e ema e ka shoqeruar gjate vizites mjeko-ligjore. Policia tha se i arrestuari ka pranuar krimin, gjate ballafaqimit te kryer ne ambientet e policise, cka ka bere qe prokuroret te firmosin urdhrin e arrestit ne ngarkim te tij.