Mike Lawn, ish-kopshtar i Shtėpisė sė Bardhė nga Gettysburg, Pennsylvania, ka vėnė nė shitje veturėn e Hillary Clintonit “Oldsmobile Cutlass” e vitit 1986, tė cilėn vajza e tij e ka pėrshkruar si njė “veturė e zonjės sė vjetėr”.

Lawn, qė ka punuar si kopshtar nė Shtėpinė e Bardhė pėr rreth tre dekada, e kishte blerė nė ankandin qė Shtėpia e Bardhė e kishte organizuar pėr stafin e vet nė vitin 2000, shkruan “The Evening Sun”, transmeton Koha.net. Fillimisht ai kishte menduar t’ia dhuronte veturėn vajzės sė tij kur ajo i kishte mbushur vjetėt pėr tė vozitur, por ajo e kishte refuzuar atė.



“Ajo tha se dukej si njė veturė e njė plake”, ka thėnė Lawn. “Ajo s’e dinte pse vetura kishte doreza nė dritare”.

Vetura ėshtė pėrdorur shumė rrallė nė 16 vjetėt e fundit. Ai thotė se vetura kishte pak mė shumė se 29 mijė milje kur e kishte blerė, ndėrsa tani ka rreth 30 mijė.



Lawn beson se vetura, e cila ka targa tė Arkanzasit dhe njė shenjė tė vitit 1990 ku shkruan “Clinton pėr Guvernatore”, ka qenė e fundit qė Hillary Clinton, e cila aktualisht ėshtė 68 vjeēe, e ka ngarė. Ish-zonja e parė ka pranuar nė vitin 2014 se hera e fundit qė ka ngarė njė makinė ka qenė viti 1996.

Ai thotė se nė veturė ka gjetur disa gjėsende, pėrfshi njė palė syze tė Clintonit.



Lawn thotė se tani qė Clinton ėshtė pretendentja kryesore pėr tė marrė postin e presidentit nė SHBA, ėshtė momenti i duhur pėr ta shitur atė.

Ēmimi i njė modeli tė tillė tė veturės ėshtė 8,700 dollarė, por duhet pasur parasysh qė kėtė veturė e ka ngarė Hillary Clinton dhe ēmimi i saj do tė shkojė shumė lartė.

© KOHA