Agjentėt e modės tė masin jetėn dhe tė urdhėrojnė tė dobėsohesh. Masa zero ėshtė njė domosdoshmėri e pashprehur me fjalė pėr tė pasur sukses. Por unė nuk jam varėsja juaj anoreksike e rrobave.
Pas problemeve fillimisht me anoreksinė, e pas saj me buliminė e theksuar, modelja polake Zuzanna Buchwald vendosi tė rebelohet ndaj industrisė, e kėtė e bėn pėrmes njė videoje prekėse, ku rrėfen sakrificat e mundimshme pėr tė qenė pjesė e kėtij sistemi.
28-vjeēarja jeton dhe punon nė Nju Jork. Nė videon e realizuar pikėrisht aty, ajo tregon sesi fillimisht kishte njė trup tė admirueshėm, njė fizik prej atleteje, siē e pėrshkruan dhe vet. Por agjencia mė kėrkoi tė humbas peshė muskulore dhe kėtė duhet ta realizoja duke mos ngrėnė, e duke mos bėrė ushtrime fizike.
E dėgjova dhe kėshtu kalova nė anoreksi, qė mė pas u ndoq nga bulimia. Deri mė tani kam heshtur mbi sėmundjen time, apo pėr faktin qė u pėrdora si tė isha njė objekt e asgjė mė shumė. Kam heshtur pėr shkak tė presionit tė tmerrshėm qė pėrjetoja, por tani nuk do tė hesht mė, thotė ajo.
Modelja jep detaje tmerruese mbi gjendjen e saj, duke filluar nga dobėsia e skajshme fizike, problemet e brendshme, problemet me dhėmbėt, e thotė se mishi kishte nisur ti merrte ngjyrė gri. Lėkura ishte tharė e kishte filluar tė humbte shumė flokė.
Buchwald thotė se, kėtė denoncim tani e bėn pėr tu dhėnė shpresė vajzave tė tjera tė kėsaj industrie, qė vuajnė pasojat e stresit, ankthit e depresionit.