Tymosja e shpeshtė e marijuanės gjatė adoleshencės mund tė shkaktojė vdekjen e parakohshme. Ky ėshtė pėrfundimi nė tė cilin ka dalė njė studim suedez.

Kėrkuesit shkencorė suedezė analizuan mė shumė se 45 000 meshkuj tė cilėt kishin kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė periudhėn 1969-1970. Ata panė shkakun e vdekjes sė tyre nė Regjistrin Kombėtar tė Shkaqeve tė Vdekjes dhe doli se ata qė kishin tymosur shumė hashash nė adoleshencė, ishin 40% mė tė rrezikuar pėr tė vdekur para tė gjashtėdhjetave, nė krahasim me ata qė nuk kishin pirė.

Njė ekspert amerikan tha se pėrdoruesit e kanabisit zakonisht kanė shėndet mė tė keq se ata qė nuk e pėrdorin, ndėrsa studime tė tjera e kanė lidhur tymosjen e marijuanės me kancerin nė mushkėri dhe me problemet e zemrės.

Ndėrkohė, Dr. Kevin Hill, anėtar i Kėshillit tė Psikiatėrve Amerikanė, u shpreh: “Njė studim si ky suedezi jep mesazhin e qartė se sasia ka shumė rėndėsi”.

/ Top Channel