Shqiptarėt konsumojnė shumė kohė nėpėr kafene, por mesa duket jo duke pirė pije alkoolike. Nė renditjen e konsumatorėve tė alkoolit ne nuk futemi tek popujt ‘pijanecė’.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė publikoi hartėn dhe listėn e popujve qė konsumojnė mė shumė alkool. Matja ėshtė bėrė duke pėrllogaritur sasinė e vjetore tė alkoolit tė pastėr tė konsumuar nga personat mbi 15 vjeē nė vit. Kėshtu, njė shishe verė pėrmban mesatarisht 13 pėrqind alkool, qė do tė thotė 97.5 mililitra janė alkool i pastėr nė njė shishe 750 mililitėrshe. Po i njėjti kriter ėshtė ndjekur edhe me pijet e tjera, duke i zhveshur ato nga pėrmbajtėsit e tjerė e duke pėrllogaritur alkoolin e pastėr.

Nė bazė tė kėsaj pėrllogaritjeje tė kėsaj organizate, shqiptarėt rezultojnė tė konsumojnė mesatarisht 7 litra alkool nė vit, duke u renditur tė parafundit nė rajon, para Maqedonisė qė konsumon 6.7 litra.

Vendin e parė nė Ballkan e mbajnė rumunėt me 14.4 litra nė vit, ndjekur nga serbėt me 12.6 litra, pastaj kroatėt me 11.6 litra, bullgarėt me 11.4 litra, grekėt 10.3 litra, malazezėt me 8.7 litra dhe boshnjakėt me 7.1 litra.

Ndėrkohė, nė rang global rusėt duket se vetėm ‘namin’ kanė sepse nė krye tė listės janė ‘kushėrinjtė’ e tyre, bjellorusėt. Kėta tė fundit konsumojnė mesatarisht 17.5 litra alkool nė vit, ndėrsa rusėt pijnė 'vetėm' 15.1 litra nė tė njėjtėn periudhė.

Nė perėndim, populli me ‘pijanec’, sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė janė portugezėt, qė konsumojnė mesatarisht 12.9 litra. Njė francez i rritur pi mesatarisht 12.2 litra alkool nė vit, njė gjerman 11.8 litra, njė britanik 11.6 litra, njė amerikan konsumon 9.2 litra, ndėrsa njė kanadez pi 10.2 litra alkool nė vit.

Vendet ku konsumi i alkoolit ėshtė thuajse zero janė vendet e Afrikės Veriore, ato tė Lindjes sė Mesme dhe aziatike si Pakistani, Afganistani e shtete tė tjera myslimane.

/ Top Channel