Nė tė njėjtėn ditė kur Microsoft ka njoftuar se e ka shitur njėsinė e biznesit tė Nokiasė pėr telefonat e thjeshtė tek Foxconn, Nokia ka njoftuar pėr njė marrėveshje tė re qė do tė shohė kthimin e markės pėr sė famshme pėr telefona dhe tableta.
Nokia ka nėnshkruar njė marrėveshje tė licencimit me HMD Global Oy, e cila ėshtė njė kompani e sapo themeluar nė Finlandė dhe e cila me sa duket do ta ketė pikėrisht kompaninė Foxconn si partner pėr prodhimin e pajisjeve tė kompanisė qė dikur ishte lider botėror nė pajisje mobile.
Pritjet janė qė telefoni i pare i Nokiasė nė Android tė lansohet kėtė vit, edhepse ėshtė thėnė disa herė tashmė se modelet e reja tė telefonave dhe tabletėve tė rinj nėn markėn e Nokia-sė do tė paraqiten nė treg gjatė vitit.