Apple ka dėrguar ftesat zyrtare pėr ngjarjen e lansimit tė iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus qė do tė mbahet mė 7 shtator nė San Francisko.

Kompania poashtu do tė ofrojė transmetim tė drejtpėrdrejt tė ngjarjes e cila do tė mund tė shikohet vetėm pėrmes pajisjeve Mac, Apple TV ose ndonjė pajisje tjetėr qė punon me iOS.

Sipas spekulimeve tė shumta, pritet qė iPhone i ri tė ketė procesorin A10, RAM memorien prej 3GB dhe njė model tė ri me 256GB hapėsirė ruajtėse.

Apple pritet tė pėrmirėsojė edhe kamerat nė iPhone-ėt e ri. iPhone 7 vjen me kamerė 12 megapiksel dhe tiparin e stabilizimit tė imazhit ndėrsa iPhone 7 Plus pritet tė ketė kamerėn dyshe poashtu prej 12 megapikselėve.