Edhe kėtė shtator, pėr tė tretėn herė me radhė, do tė mbahet gara e fotografisė Wiki Loves Monuments nė Kosovė.

Wiki Loves Monuments ėshtė njė garė ndėrkombėtare e fotografive tė monumenteve, e organizuar nga wikipedianėt nė shumė vende tė botės nga 1 deri mė 30 shtator 2016 pėr tė mbledhur foto pėr Wikipedia.

Trashėgimia kulturore ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e dijes qė Wikipedia mbledhė dhe shpėrndan. Tė gjithė mund tė kontribuojnė me imazhe, apo tė shkruajnė artikuj. Njė imazh vlen sa njė mijė fjalė, nė ēdo gjuhė nė tė njėjtėn kohė, dhe entuziastėt vendas mund tė (ri)zbulojnė rėndėsinė kulturore, historike, apo arkitektonike tė rrethinės sė tyre.

Gara filloi mė 2012 si njė provė e vogėl nė Holandė e cila mblodhi 12,500 fotografi. Mė 2015 6,618 fotografė ngarkuan mbi 231,000 fotografi tė licencuara lirshėm tė ndėrtesave historike, monumenteve dhe vendeve tė trashėgimisė kulturore nė 33 vende, duke pėrfshirė edhe Kosovėn.

Ēdo konkurs kombėtar do tė jetė nė gjendje tė pėrzgjedhė disa nga fotot e tyre fituese pėr konkursin ndėrkombėtar. Kėto fotografi tė pėrzgjedhura do tė gjykohen nga njė juri ndėrkombėtare, e cila mė pas do tė ndajė shpėrblime shtesė pėr fotot mė tė mira nga tė gjitha vendet pjesėmarrėse.

Kriteret sipas tė cilave juritė vlerėsojnė fotografitė janė: cilėsitė teknike, origjinaliteti dhe vlera edukative. Ėshtė e rėndėsishme qė fotografitė tė shoqėrohen me pėrshkrime tė sakta tė asaj qė pėrmbajnė. Pjesėmarrėsit duhet tė marrin pjesė vetėm me fotot e tyre dhe t’i ngarkojnė ato nėn njė licencė tė lirė nė depon multimediale tė Wikimedia-s, Wikimedia Commons. Nuk ka rėndėsi kur janė shkrepur fotot.

Gara organizohet nga FLOSSK pėrmes mbėshtetjes financiare tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Institutit tė Kosovės pėr Mbrojtjen e Monumenteve si dhe Fondacionit Wikimedia.

Mėsoni mė shumė pėr garėn nė wikilovesemonuments.al, ku do tė jeni nė gjendje t’i ngarkoni fotografitė tuaja pėrgjatė muajit shtator.