Pershendetje "Ti je engjelli im" !
Rralle here lexoj shkrime kaq te gjata, por per cudi kete radhe me terhoqi dhe e lexova me vemendje historine tende. Duket si nje roman i pa perfunduar. Me duket sikur ato fjale qe po nxjerr nga shpirti mundesh vetem ti shkruash dhe jo ti thuash. Leri rreshtat dhe lapsin dhe bej ate qe te kerkon shpirti dhe zemra. Me te vertete nuk ndodhesh ne pozicion te mire, sepse je me femije, si ti si ajo, por me sa lexova une, ndjenja jote te ka bere qe e vetmja gje qe mendon eshte AJO. Dije se shume prej atyre qe do ta lexojne kete qe ke shkruar, thjesht do te te paragjykojne, dhe kjo vetem per faktin se jeni te dy me femije, te rralle do te jene ato qe do te kuptojne, sepse realiteti ky eshte. Mos kerko qe te te kuptojne te tjeret, jeto per ate cka ndjen dhe cfare deshiron, jeto per veten dhe per ate qe do ti perkushtohesh.