Receta Gatimi

Histori Dashurie!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 3 123 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 51
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Histori Dashurie!


    Dite e ftohte Janari,

    Sot do ishte nje pervjetor i bukur,do kujtonim castet tona,si u njohem!
    E mbaj mend ate dite me shi,sic jane ditet ketu. Syte e tu me preken e une me naivitetin tim te buzeqesha! Ishte e para here qe pas asaj qe kishte ndodhur ti qeshja dikujt.Biseda jone filloi,vazhdoi........................
    Me ty ndihesha vetja ime,me plotesoje zemren!Deshirat e perbashketa na afruan me shume.Cdo bisede,telefonate me ty ishte me shume se kenaqesi.
    Ashtu filloi dashuria.........
    Thurem plane,jeten ne vazhdim.Une vazhdoja shkollen e ti punoje.Prinderit tane ishin ata qe na udhezuan me shume se cdo njeri.
    Edhe pse po ecnim si me hapa bebesh,perseri jeta me ty nuk ishte monotone.Shoqeria jone teper e kendshme.Nete te tera pa gjume duke biseduar pa pushim,duke pare ne sy njeri tjetrin.Me pyesje:- kush i ka syte me te bukur une apo ti?Syte e mi pasqyronin ngrohtesine e dashurine qe kisha per ty.Syte e tua qeshnin, tregonin dicka.....por cfare??.....
    Bashke u perplasem me shume probleme e prape bashke i kaluam.
    Me ngacmoje me fjale,me beje qe qaj, te qesh.Isha si nje femije i lumtur qe jeta i dha nje shans per te jetuar perseri ne kete bote te frikshme.
    Por gjithcka nje dite u shua.....Nje telefonate.........nje ze ne fund te telefonit qe fliste per ty.Njerezit per'rreth bisedonin e syte e tyre me shikonin me meshire.
    Ajo qe kurre nuk ja pata friken ishte mes nesh.Nje i trete...
    Gjithmone te kisha kerkuar te ishe i sinqerte me mua.Shume persona na kishin zili per ate qe kishim ne.
    Filluan justifikimet ato qe urreja me shume.Nuk dija kush isha me sepse ne veten time kisha humbur llogjiken per te kuptuar cpo ndodhte.Kush ishe ti?
    Plot 12 ore duke biseduar,duke shpjeguar e zeri yt sme dukej me i embel,syte me dukeshin sikur e kishin te shkruar ne to Faj.
    Me kerkove te falur me ore te tera,qame te dy e ti zgjasje doren per te fshire lotet e mia,ste duroja dot prane.Ato duar ishin te ashpra,te ftohta,te huaja.Pse ma bere kete?Nuk te mjaftoi besimi im,respekti,dashuria ime?Ste kishin mjaftuar lotet e buzqeshjet e mia?
    Gjithcka e vrave me doren e trupin tend,me mendjen tende te amshorit.Kufinjte e mi i dije,e ti nuk pyete shkele mbi to.
    Oret e minutat kalonin e se kuptoja cpo beja akoma me ty.Zbardhi dita, ulur te dy ne pak distance me njeri tjetrin,degjoja ty.Fjalet tingellonin shume zhurmshem.Ne mendjen time kisha deshire te te perqafoja,te te puthja te hidhja gjithcka pas kraheve por zemra sme bente.Nuk kisha guxim as te rrija me e as te ikja.Te rrija e te beja veten te besonte ne dicka qe sja lejoja vetes e as ty, apo te ikja krenare qe nuk te lashe te marresh neper kembe dinjitetin tim?
    Kafeja qe bere mu duk e hidhur,si helm.Syte e zgurdulluar,nga pagjumesia e me lot shoqeronin kafene e mengjesit, te fundit bashke.
    Me premtove boten,zemren,dashurine tende e me dhe tradhetine.Si mund te jetoja une me mendimet ne koken time qe ti kishe falur gjithcka time dikujt tjeter?Qe trupi yt kishte prekur dike tjeter?? Si mund te rrija me ty qe humbe besimin tim?
    Cdo fjale tenden e respektova,familjen tende qe me mungon dhe sot e kesaj dite, e perseri ti nuk pyete!
    Ste mjaftuan ato kisha kaluar?Kujtove se isha kaq e forte sa te le nje njeri si ty te shkele mbi cdo gje timen?? Kurre...
    U ngrita e mora ne duart e mia,doren tende.Ste shihja ne sy sepse kisha frike se mos syte e tu do me genjenin perseri.
    ---Te desha e te dua,por veprimet e tua bene qe gjithcka te perfundoje ketu.Cdo kujtim tonin fshije nga kujtesa sepse nuk ja vlen me.
    Te uroj fat ne te ardhmen,te gjesh ate qe kerkon,por me shume te uroj te gjesh veten tende sepse do vije nje dite qe ti do humbesh me shume se mua ne kete rruge.Mendja apo syri te genjyen,se di por pas gjithe kesaj uroj te jetosh i lumtur.---
    U lute i gjunjezuar,premtove qe sdo ndodhte me,por ne thellesine e shpirtit tim smunda te fal.
    Te putha ashtu ftohte dhe dola nga ajo dhome qe mbante shume sekrete tonat.
    Me dite te tera u mbylla ne dhomen time.E nje dite tek po shkoja ne shkolle takova babain tend.Nuk durova dot me e fillova te qaj ne krahet e tij! Ai qante e fliste duke dashur te me qetesoje mua.Ndenja pak minuta me te e me kerkoi te falur per ate qe kishe bere ti.Me puthi duart e me tha qe ne syte e tij do isha perhere nje engjell.Fjalet e tij me preken ne zemer por fatkeqsisht tani nuk isha me engjelli i askujt,pervec se familjes time.
    Qe nga ajo dite une dhe ti shume here jemi pare ne rruge,kemi rastisur edhe ne te njejtin vend duke patur shoqerine e njejte por si per cudi zemra ime nuk rreh me shpejtesi per ty me. Eshte teper e cuditshme se si dy njerez qe kane ndare nje pjese te jetes bashke, tani sjane gje tjeter vetem dy te "panjohur" per njeri tjetrin.
    Jeta vazhdon edhe pse me veshtiresi.Ti diku jeton jeten tende pa mua,une timen pa ty.Te tjere do na bejne te lumtur qe te dyve.
    Sot sdi pse mendova per ty,por kujtova diten kur u njohem bashke.Gjithmone me thoje ;-sa shume mban mend dhe ti-, e tani e kuptoj qe ke patur te drejte.Ca dite apo data duhen harruar sa do e veshtire per ti fshire nga kujtesa.
    Historia jone filloi..........vazhdoi......perfundoi me nje puthje te ftohte.
    Sot do doja te te pyesja: A ja vleu sadopak ajo qe bere??


    (E)

    p.s Nuk lejohen komentet ne kete teme!! Faleminderit!

  2. #2
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: Histori Dashurie!

    Dite vjeshte...... dhimbja ime

    Nje rruge e shkrete....
    shume gjethe te vyshkura shtruar
    si nje qilim vjeshtor plot trishtim
    nje ere e thate me perplaset fytyres
    shume ftohtesi me sjell
    Ne kete dite Tetori dicka ndodhi...
    Se ndjej egersine e natyres pasi..
    skutat e shpirtit tim jane ndezur
    si vullkane te shumte, ku llava
    si nje lum i marre merr cdo ndjenje
    qe del perpara. Eeshte egersia, krenariae thyer
    humbja dhe se fudni dashuria e lenduar. Pse duhet te
    ndodhte, Pse?
    Eshte pyetja qe me persekuton
    qe nga momenti qe morra ate telefonate
    e cila shkundi pemen e dahsurise sime te paster,
    ku cdo frute ra pa jete ne tokene copetuar
    nga korrupsioni imoral.
    Ai ze me kumbon akoma, me ndjek me sy hapur, ne
    enderr, kudo.
    Ai njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim,
    kohen time, me theu ne bese. Mbylli me force librin
    e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur dhe gervishi
    cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
    Dritherimat e trupit akoma i ndjej, qenien time
    te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh,
    kur ajo lajmeroi ne telefon, "I'm pissed at you!! Dont talk to him anymore!!!. Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput dhe cdo tingull ndaloi, qetesia therese nxiste me shume rrahjet e zemres qe po dilte nga kraharori si nje kal i terbuar, deshte lirine, hapesiren per te jetuar por ishte vone. Cdo gje u erresua, degjova zerin tim qe morri komande dhe mesazhin qe perpunoi, "Ypu deal with him as for me i am done with him long time ago!" Dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente mua kete gjest por ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta adoleshente qe deshte te pronezonte dike qe une ejetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate.
    Euforia u shnderruar ne dhimbje, lot pa fund qe merrnin me rrjedhen etyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e cmendur kembet me conin ne drejtim te paditur, e rrisnin ritmin e tyre si ne nje gare ku trofeu do te ishte shkaterrimi.
    Por une eksiha marr goditjen tashmeajo cngelej ishte perfundimi im. Sdija cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke me shkonin si nje film pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim, perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle rreth meje. Mneodja se telefoni do binte, do degjoja zerin e tij por intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje........ qetesia varr me tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? Cte kisha bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te pafund konfuzioni,une isha vetem, e dermuar, e lenduar por mbi te gjitha e thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta prekte, ma burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan Dark.

    E doja? Jo, nese e doja sdo ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe qenien e tij mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ai erdhi atehere kur une dnjeja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por cte jete valle qe me lidh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe ndertuam qeshjet , lotet.
    Serish jam vetem, e plagosur, carmatosur nga cdo imunitet social, shpirteror , shendetsor. me neveritet fjala "buke", me neveritet akti "te qesh", e urrej te ndjerit "gjume", kam dal nga cdo faze njerezoredhe kam krijuar nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes, eshte brenda dhe vetem brenda dhimbjes sime.
    Kane kaluar 4 dite, zeri i tij akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani cdo shprese po tretet, ai sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur, folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova shume kehsilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe vjen nje dite si per ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere. Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj me shume se cdo here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje film Holliwoodian, happily ever after, por nje telefonate e shnderron nje lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites ne nje te shkuar. Ajo e shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj , se ajo jam une.
    Jtea vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur mu thye krenaria e bashke me te besimi tek njeriu....

    Te duash eshte te vuash, por ska gje me te bukur sesa vuajtja per dashurine e paster e te sinqerte.......

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Histori Dashurie!

    Tek qendroj ne vetmi,
    kujtimi yt me shfaqet dhe me ben shoqeri,
    sikur me kokefortesi,
    ti qendron aty,
    i ngulitur ne mendimet e thella,
    ne mendimet e fshehura!

    Atehere me mire,
    qe fjalet e mia te derdhen ne nje leter te bardhe,
    mbase me ndihmon
    te lehtesoj pak shpirtin,
    ti shkepus nga vetja,
    te largoj nga zemra!

    Sa e sa dashuri,
    kane perfunduar ne fjalen e urryer
    “LAMTUMIRE”?!
    per shkak te krenarise?

    Vetem ne kete faqe, tani,
    e mbushur me germa
    Dhe disa pika loti,
    Mund te kerkoj ndjese!

    Sepse e di,
    keto fjale,
    Kurr nuk do te mberrijne….......... tek ti!

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e klasial
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    120
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

    Une qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo gjeje,duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura,thashe me vete: "te bej edhe une nje". kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me mua. u dashurova me engjellin. e quajta engjell sepse per mua e till ishte.ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej, kaluam bashke kater vjet.gjete kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre, lumturi perjotonte edhe ajo. te afermve te mi une u pata treguar per te. ajo vinte edhe te shtepia ime , por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dasshurie qe pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes. Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim. me respekt toni.

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e Ruthi
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    206
    Reputacioni
    15
    klasial kjo histori eshte vertet tronditese....
    kisha degjuar historira te tilla por me shume ishin per shkak te nje pasioni te pallogjik..por ketu kemi te bejme me jeten e nje femije dhe nje dashuri 4 vjecare.
    Toni paska qene vertet i fort te perbelloj kaq shume emocione njekohesishte.
    Kur degjon histori te till te vjen te revoltohesh kunder kesaj shoqerie barbare,sepse ajo cfare bene me ate nene te re eshte barbarizem,duke ditur se kishte nje femi ne bark dhe ta trajtonin ne ate fare feje........
    so fatkeqsishte,ato qe kane vlere do te quhen patjeter antivlere dhe do te luftohen.
    Ky eshte nje realitete i hidhur i shoqeris tone te dashur injorante dhe te prapambetur.

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e klasial
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    120
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    edhe un u preka shum kur e lexova kete histori dhe me beri pershtypje se si ata nuk e lan vajzen e tyre te martohej dhe te jetonte e lumtur me ate qe ajo donte...per me tepr per femijen dhe se kishin 4 vjet bashk.....kte nuk arrij ta kuptoj....gjithsesi te vjen te qash kur degjon histori te tilla ...te verteta

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e Ruthi
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    206
    Reputacioni
    15
    mua nuk me vjen per te qare por me vjen inat qe jetojme ne xhungel me pallate te medhaja me projekte te medhaja,me aparence joshese por me mendsi te vogla,fshatareske,fodulleku,dhe injorante,,,pfffff

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e klasial
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    120
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    i ka jeta kto.........

  9. #9
    i/e rregjistruar 10% Maska e kaltrina1
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Postime
    11
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    ps

    me pelqeu jashte mase

  10. #10
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Wow ........... <3 .....

  11. #11
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Naten, mendoni per dashurine!

  12. #12
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    ja pse nuk dua te bie ne dashuri ...

  13. #13
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    ja pse nuk dua te bie ne dashuri ...
    nuk besoj se eshte e komandushme

  14. #14
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    nuk besoj se eshte e komandushme
    mbase jo 100% por ama mund ta kontrollosh veten duke mos u besuar shum njerezve

  15. #15
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Ndoshta historia ime nuk eshte aq dramatike por nuk mund te mohoj se ka pasur rrethana kur jam ndjere vertet keq..
    Gjithcka ne fakt fillon kur nje shoqe shume e afert e imja debaton me te dashurin dhe nga zemerimi formon nje nr tel thjesht per te folur me dike..Ne ate nr i pergjigjet nje ze i embel qe e befason dhe e ben mikeshen time te flase thuajse cdo dite me te..Deri sa takohen dhe aty fillon lidhja e tyre..Pas disa kohesh ndersa po flisja me shoqen me sms rastesisht i them se ndihem shume e vetmuar sepse kishte nje vit qe kisha perfunduar nje lidhje mjaft te rendesishme ne jeten time..Ajo e e entuziazmuar me thote qe i dashuri i saj kishte nje vella 25 vjec dhe nese deshiroj mund te jepte nr e tij..Pa e ditur cfar do perfaqesonte ky njeri per mua pranoj dhe i dergoj nje mesazh.Diten pasuese flasim gjate ne tel,dhe e leme te takohemi te henen me dt 25 janar.Ajo dite erdhi shpejt une po e prisja dhe kur papritur nje dore me prek ne sup dhe me thote: R..A ? Ishte J...i qe me beri per vete menjehere..U ulem ne kafe te Piaza dhe aty shkembyem puthjen tone te pare..Qe ne ate moment kaluam caste te paharrueshme per te dy..E ndjeja se e doja me gjithe zemer..Pas 5 muajsh lumturi,pasion dhe dashuri te madhe vjen nje cast kur ai me thote se do ikte ne Greqi ..O zot mu shemb bota mbi supet e mia.Cfar do beja une tani pa te?Ku do ndihesha aq e lumtur sa u ndjeva me zemren time? Cfar do behej me dashurine tone? Ishte 7 korrik 2010 kur me mer nje shok i J. ne tel dhe me thote se J ka ikur ne Greqi..Ne fakt kishte 2 dite qe nuk flisja me te por shpresoja se nuk kishte ndodhur ajo qe kisha frike...E verteta ishte se jeta ime,engjelli im tashme ishte larg meje..Nuk do e shihja ,nuk do e puthja dot me ,nuk do mund te ndjeja perkedheljet e tij te ngrohta..Tashme me kishte mbetur vetem kujtimi i tij,fotot e tij dhe lulet qe me kishte dhuruar per ditelindje qe ende i ruaj .Edhe pse te thara ende perfaqesojne momentet e bukura te kaluara me J.
    Nje dite i shkruaj ne facebook nje koment ku i them se me mungon shume dhe qe e du...dua shum.Kur papritur nje mesazh me vjen ne facebook.Ishte nje vajze qe jetonte ne greqi quhej N.Nuk ia vlen as te permend emrin e plote te saj sepse e urrej pafund per intrigat e saj.Nejse..ne mesazh me thote se ka dicka shume te rendesishme per tme thene mbi J. Donte nr tim te tel.Une ia jap nr pa hezitim se nuk mendova qe me ke kisha te beja..Me merr ne tel ,prezantohet dhe me pyet se cfar e ke J. Une i them e kam te dashur prej 5 muajsh.Ajo thote: Po une kam 4 muaj qe flas me J ne tel..Prandaj ka ardh ne Greqi per tu fejuar me mua..
    O zot i madh..kembet me dridheshin..nuk ndjeja me asgje..mu erren syte dhe me ze te mekur i them: Po ku e ke njohur ti ate! Ne chat me thote..Si ishte e mundur qe dashuria e jetes time me kishte genjyer aq mizorisht.?Si ishte e mundur qe ishte kaq mashtrues? Nuk dija cte beja me,e perlotur marr vellain e J ne tel dhe i lutem tme thote te verteten..Ai mu betua qe s'ishte e vertet.Ishin njohur ne chat realisht por ai ne greqi kishte shkuar te punonte tek vellai i tij dhe jo te fejohej.
    Me zemerim te thelle i drg nje mesazh asaj dhe i them ta kam dhuruar J.Merre dhe ta gezosh.Ajo me shkruan qe ta fal se nuk ishte e vertet por nje shaka..E kuptoni njerez ku ka vajt ligesia.?Edhe pse e dinte qe do me vriste ne shpirt ishte tallur me ndjenjat e mia..Nuk kishte me vlere te merresha me te.Por pyetja qe me torturonte ishte:Mos valle ishte e vertet?Mos valle isha tradhtuar ne menyren me te tmerrshme.Pas disa castesh me mer J ne tel.Vellai i tij i kishte thene gjithcka dhe ai me thote nese do ti besosh besoji por do e kuptosh me kalimin e kohes se te ka mashtruar.
    Nuk e dija te verteten por vendosa ti besoj atij..Me vone mora vesh se ajo ishte nje grua e martuar me femij por merrej duke folur me djem ne chat..
    Koha e vertetoi qe ai me donte sepse me telefonte cdo dite,interesohej per mua.Sot vazhdon te jete atje..Flasim cdo dite..duhemi shume.Para disa ditesh i drg nje byrzylyk te bukur dhe disa foto te mijat...nuk e di kur do vij por une e pres dhe e dua cdo dite e me shume...Te gjithe ju qe keni nje lidhje,apo qe dashuroni dike mos lejoni asnjehere qe dyshimi t'iu ndaj nga njeriu i zemres...Mos i besoni gojave te liga qe por lerjani kohes te vertetoj cdo gje...Besimi eshte arma me e fort per te mbajtur nje lidhje...Nuk them te mos jemi xheloz se pa xhelozi ska dashuri..Por te kursejme disa fjale qe mund te pendohemi ne nje moment pse i kemi thene...Njeriu esht i pafajshem deri ne castin kur VERTETOHET me FAKTE fajesia e tij.....
    ...Nada sweet.

  16. #16
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Shume interesante ulkina! shyqyr qe paska kaluar mir shakaja!!

  17. #17
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Wawawawwa po kjo qenka histori dashuri tama si e pershkruan shekspiri haha te perqafoj shum o yll me behete qefi se je e lumtur...

  18. #18
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    NJE HISTORI DASHURIE.....SHUM PREKESE
    Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
    dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
    Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka
    dhe djali e donte po vajzes kurre nuk ja tha.
    Po djali ne zemer mbante nje sekret
    qe nuk ja tha as te dashures se vet.
    Vajza ia falte gjithe dashurine
    por djali tek droga gjente qetesine.
    sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
    qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
    Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
    dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
    por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar
    vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
    Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,
    mos i beso syve,
    besome mua qe te dua dhe do te dua perjete"
    vajza me lot ne sy nga djali u largua
    ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar.
    "-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
    lerme te qete te lutem,ne verte me do.
    -Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
    Pritme e dashurte te them vec nje fjale."
    vajza djalin nuk e degjonte
    me lot ne sy ajo vetem vraponte.
    "-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!"
    Por vjaza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine.
    Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
    mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
    te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
    te gjithe po ulerinin per ate jete,
    ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.
    'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
    ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete.
    Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
    kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
    te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
    Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
    nje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha

  19. #19
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    shum e dhimbshme labe ...

  20. #20
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga iceman Lexo postimin
    shum e dhimbshme labe ...
    po shum e dhimbshme
    por , ajo vajza po ta donte vertet , do kish ber perpjekje qe ai ta linte drogen , jo te ikte ashtu

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 3 123 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Poezi dashurie...
    Nga erinda nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-10-2014, 11:46 AM
  2. Histori Dashurie
    Nga PinkPrincess nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2013, 10:55 PM
  3. Austria Skandalizohet nga Nje Histori Dashurie
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-02-2012, 09:19 PM
  4. Histori dashurie shume e prekshme!
    Nga Erdi nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-02-2012, 08:46 PM
  5. Fraza Dashurie...
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 08:45 PM