Laptopi mė i fundit i Apple, MacBook Pro 13 inē, duhej tė ishte ridizenjimi i shumėpritur i linjės sė laptopėve tė Apple dhe nė tė njėjtėn kohė tregoi kurajo vetėm me portat USB-C. Por a ja vlen tė sakrifikosh gjithė ato porta dhe tė shpenzosh 2,000 dollar?
Pėrditėsimi mė i fundit nė MacBook Pro daton nga 2012 i cili ishte mė shumė njė pėrditėsim hardueri me ekranin “Retina.”
Katėr vite mė pas, laptopėt e fuqishėm me ekran me rezolucion tė lartė qė mbajnė bateri njė ditė tė tėrė janė tashmė njė standart nė treg. Konkurrenca ska qenė kurrė mė parė kaq e egėr.
Mė i lehtė, mė i hollė dhe nė ngjyrė tė zezė
Modeli i ri MacBook Pro ėshtė mė i hollė dhe mė i lehtė se paraardhėsi, njė histori qė pėrsėritet me ēdo produkt teknologjik. Madje edhe ekrani ėshtė mė i hollė dhe logoja e ndriēueshme e Apple nuk ėshtė mė.
Trackpad-i ėshtė rritur duke zėnė njė pjesė tė konsiderueshme tė vendit ku pushonte dora juaj. Ėshtė kaq i madh saqė vėshtirė tu shpėtojė pa prekur ndonjėherė.
Por pėr fat tė mirė, teknologjia e injorimit tė prekjeve tė pakujdeshme funksionon pėr mrekulli. Ka edhe prekjen 3D, ose Prekjen me Forcė apo quajeni si tė doni. Motori taptik nėn tė ėshtė i mrekullueshėm.
Ekrani ėshtė i bukur. Vibrant, i pastėr, i qartė dhe i ndriēuar mirė: Ėshtė ēdo gjė qė mund tė prisni nga njė kompjuter 2,000 dollarėsh. Ky MacBook ėshtė po aq i bukur sa edhe njė laptop normal.
Touch Bar
Ndryshimi mė i prekshėm mbi laptop ėshtė ngjitur me tastierėn. Paneli tė cilin Apple e quan Touch Bar zėvendėson butonėt fizikė standartė funksionalė me njė ekran OLED me prekje.
Qėllimi ėshtė tė ofruarit e opsioneve dhe butonėve dinamikė pėr tė kontrolluar aspekte tė ndryshme tė punės me kompjuterin sipas aplikacioneve qė pėrdorni.
Zakonisht kur nuk keni asnjė aplikacion hapur, ekrani shfaq butonėt funksional sė bashku me butonin “ESC.”
Gjatė pėrdorimit tė njė programit tė caktuar, varet e gjitha prej tij se ēfarė funksionesh duhet tė shfaqen nė Touch Bar. Shumica tregojnė mjete formatimi si bold, italic, underline etj. Prezent ėshtė edhe njė buton emoji i cili ofron pikėrisht atė qė po mendoni tani sė bashku me sugjerime tė tesktit.
Pothuajse tė gjitha programet e Apple ofrojnė mbėshtetje pėr Touch Bar. Megjithatė programi nga palėt e treta si Pixelmator ėshtė njė shembull i qartė se ēfarė mund tė bėhet me ekranin nė fjalė: mund tė pėrzgjidhni mjete tė ndryshme dhe pastaj tė ndryshoni madhėsinė e tyre.
Ata qė preferojnė tė pėrdorin butonėt funksional, Touch Bar do tu vijė shumė nė ndihmė por do ti ngadalėsojė pak. Kjo sepse ėshtė mė i ngadaltė sesa njė ekran i zakonshėm me prekje nė njė telefon apo laptop.
Touch ID
Butoni i ndezjes nė modelin e ri MacBook Pro ėshtė njė skaner i shenjave tė gishtėrinjve Touch ID lokalizuar nė Touch Bar. Sa i pėrket eksperiencės, duhet diskutuar. Kur funksion, performon njėlloj si iPhone 6S por jo aq mirė sa nė iPhone 7.
Tė mos dish se kur dhe ku mund ta pėrdorėsh, do tė thotė se ėshtė mė kollaj tė shkruani njė fjalėkalim. Pėrshembull mund ta pėrdorni kur zgjoni kompjuterin nga “gjumi” por jo kur e ndizni nga e para.

Apple Pay funksionon pėr mrekulli dhe mund tė regjistroni deri nė tre shenja gishtėrinjsh. Mbėrritja e kėtyre skanerave nė telefonėt tanė ishte njė hap i madh pėrpara dhe kėshtu besonim edhe pėr kompjuterat por jo. Ne nuk e kyēim dhe shkyēim njė kompjuter aq shpesh sa njė telefon.
Tastiera
Shumė ėshtė thėnė pėr tastierėn e Apple e cila nuk ėshtė praktike kryesisht gjatė udhėtimeve. Me tasterierėn e fundit ėshtė pėrmirėsuar saktėsia dhe shpejtėsia e tė shkruarit por sasia e zhurmės qė prodhon ėshtė me tė vėrtetė e lartė. Ėshtė ndryshe nga njė tastierė mekanike por sa i pėrket zhurmės, ngelet njėlloj.
Saga vijon, gjatė udhėtimeve do tė preferonit tė kishit njė tastierė mekanike me vehte. Prandaj drejtohuni njė dyqani dhe mbajeni me vehte njė tė tillė gjithnjė.

Specifikat e harduerit

  • Ekrani: 13.3 inē LCD 2560×1600 (227ppi)
  • Procesor: Intel Core i5 ose i7 (gjenerata e gjashtė)
  • RAM: 8 ose 16GB
  • Memorja: 256GB, 512GB ose 1TB
  • Sistemi Operativ: macOS Sierra
  • Kamera: 720 FaceTime HD
  • Konektiviteti: Intel Iris 550, Wi-Fiac, Bluetooth 4.2, USB-C, Thunderbolt 3, kufje
  • Pėrmasat: 212.4 x 304.1 x 14.9 mm.
  • Pesha: 1.37 kg

Fuqia kompjuterike
MacBook Pro 13 inē tė ofron opsionet e pėrzgjedhjes mes dy procesorėve dy bėrthamėsh Intel Core i5 ose i7. Nuk janė mė tė fundit sepse gjenerata e 7-tė ka mbėrritur, por janė tė fuqishėm. Modeli mė i lirė i MacBook Pro ka 256GB memorje, 8GB RAM dhe procesor Core i5 2.9 Ghz.
Mund tė mbajė me lehtėsi punėn tonė normale si shkrimin, pėrpunimin dhe manipulimin e fotove, krjimin e videoklipeve etj.

Por me plot faqe tė hapura nė Chrome, Evernote dhe Mac Mail arrihet lehtėsisht limiti prej 8GB. Por kėtu ndėrhyn memorja me shpejtėsi tė lartė e Apple e cila e bėn tė pamundur ngecjen e laptopit. Pėr njė punė sa mė tė mirė, ju rekomandojmė modelin 16GB RAM.
Pėr konsumatorėt nė terėsi ofron mjaftueshėm por titulli “Pro” nuk ėshtė aspak i denjė pėr tė. Tė editosh video 4K nuk ėshtė gjėja e duhur qė duhet tė bėni.
I mbani mend ato kėrcimet e larta nė performancėn e produkteve nė tė kaluarėn ēdo 12 muaj? Sot prodhuesit janė pėrqendruar nė uljen e konsumit tė energjisė.
Ku kanė ikur gjithė ato porta?
Apple vendosi qė USB-C dhe Thunderbolt 3 janė portat e tė ardhmes qė do tė thotė se me MacBook Pro-n e ri do tė keni vetėm 4 katėr porta USB-C dhe njė portė kufjesh. Nuk ka lexues karte, nuk ka portė tradicionale USB, nuk ka portė ethernet e as miniportė ekrani.

Madje USB-C pėrdoret edhe pėr karikimin e tij. Mund tė jetė e ardhmja, por pėr momentin pėr ne nuk ėshtė. Pse? Provoni tė gjeni njė kabllo USB-C pėr tė lidhur printerin tuaj.
Por mungesa e tė paktėn njė porte USB-A tė acaron edhe mė shumė. Do tu duhen kabllo e adaptera pafund pėr tė kryer punėn qė keni nisur. Ėshtė interesante tė kujtojmė se shumica e telefonėve Android vinė me portė USB-C dhe kabllo USB-C nė tė dyja anėt dhe pėr iPhone duhet tė pėrdorni njė adapter USB-C nė Lighting.
5-6 orė jetėgjatėsi baterie
Mungesa e portave tė kontektivitetit ėshtė diēka qė keni pėr tu mėsuar, por a vlen kjo edhe pėr jetėgjatėsinė e baterisė? Apple pretendon se MacBook Pro 13 inē reziston pėr 10 orė sipas kushteve tė saj tė testimit.
Ne as qė jemi afruar kėsaj shifre. Duke e pėrdorur kompjuterin me Chrome, Evernote, Twitter dhe shkėlqim 75%, gjashtė orė jetėgjatėsi janė njė privilegj. Zėvendėsimi i Chrome me Safari e pėrmirėson disi situatėn.

Prandaj nė njė ditė tė bukur pune me 10 faqe tė hapura nė Chrome, Wire pėr komunikim, Mac Mail, Twitter, Evernote dhe Pixelmator Macbook Pro reziston vetėm 5 orė. Imagjinoni sikur tė ishte njė MacBook Pro 15 inē, sdo tė shkėputeshit nga priza.
Ēmimi
MacBook Pro me Touch Bar fillon nga 1,799 dollar deri nė 2,799 dollar. Pėr krahasim, Dell XPS 13 fillon nga 1,199 dollar, Microsoft Surface Pro 4 nga 849 dollar dhe Surface Book nga 1,299 dollar.
Verdikti
MacBook Pro i ri mund tė ishte njė kompjuter fantastik po ja qė nuk ėshtė. Ėshtė i mirė pėr tu pėrdorur? Po, padyshim madje ėshtė simpatik. Na pėlqen ēdo gjė tek ky laptop deri nė momentin qė i mbaron bateria.
Apo kur tė filloni tė rrėmoni nė kėrkim tė adapterit tė duhur pėr tė lidhur iPhone tuaj. Apo kur tė kujtoheni se keni shpenzuar njė pasuri tė tėrė nė njė laptop. Dhe kjo ėshtė thembra e akilit tė Macbook Pro. Ėshtė shumė i shtrenjtė pėr atė qė ofron.
Avantazhet: i bukur, ekran cilėsor, Touch Bar, Touch ID, trackpad i madh, i hollė, i lehtė, USB-C
Disavantazhet: jetėgjatėsi e shkurtėr e baterisė, ska porta USB-A, ska portė ethernet, ska porta ekrani, shumė i shtrenjtė. (PCWorld Albanian)