Kompania Samsung ka prezantuar sot perlėn e saj nė eventin Unpacked qė ėshtė zhvilluar nė New York, bėhet fjalė pėr telefonat e menēur Galaxy S8 dhe S8+.
Njė nga ndryshimet mė tė mėdha qė ka sjellė ky model i ri, ėshtė interfejsi inteligjent i quajtur Bixby, transmeton Telegrafi.
Bixbyn e kanė krijuar ekipi qė ka punuar nė Siri tė Apple, dhe ai dallon nga tė tjerėt pėr atė se mund tė funksionojė nė aplikacione tė pavarura (ato qė nuk janė tė Samsungut) duke pėrdorur zėrin e pėrdoruesit.
Bixby kupton se si pėrdoret telefoni dhe mban nė mend fushat nė tė cilat ėshtė mė sė shumti i interesuar pėrdoruesi. Tė gjithė pėrdoruesit do tė mund tė aktivizojnė asistentin digjital, pėrmes butonave qė gjenden nė pjesėn anėsore tė telefonit. Bixby ėshtė i integruar edhe nė kamerė dhe kėshtu mund tė identifikojė atė ēfarė sheh.
Me njė fjalė, Bixby ėshtė asistenti digjital mė i avancuar qė ndonjėherė ėshtė krijuar, duke marrė parasysh faktin qė do tua lehtėsojė jetėn pėrdoruesve nė mbarė botėn.
Ekrani i telefonit tė ri tė Samsung quhet Infinite Display dhe shtrihet nė ēdo kėnd tė telefonit, kėshtu qė Samsung Galaxy S8 (5.2 inē) dhe S8+ (6.2 inē) nuk do tė kenė linja kufizuese.
Ekrani mė i madh do tju mundėsojė pėrdoruesve njė funksionim mė tė lehtė multitasking, duke punuar lehtė nė dy aplikacione nė tė njėjtėn kohė.
Opsioni i ri Samsung DeX, paraqet zgjidhjen ideale duke e shndėrruar telefonin e juaj nė njė pajisje desktop, duke pėrdorur fuqinė e procesorit tė Galaxy S8 nė mėnyrė qė tė rritet produktiviteti.
Butoni Home tani gjendet nėn ekranin Infinite Display qė ėshtė i vendosur direkt nė ekran. Butoni i ridizajnuar Home do tė funksionojė siē dikur ishte si buton fizik, qė do tė vibroj nė prekje.
Natyrisht, si ēdo model tjetėr i ri, edhe ky posedon harduerin dhe kamerėn e sofistikuar.
Galaxy S8 vjen me procesorin me tė sofistikuar qė ėshtė 21 pėr qind mė i shpejtė nga modeli i kaluar.
Samsung Galaxy S8 dhe S8+, do tė jenė tė disponueshėm me skanerin e retinės sė syrit qė mundėson nivelin mė tė lartė tė sigurisė dhe tė ruajtjes sė tė dhėnave brenda telefonit. Iris scanner do tė detektojė fytyrėn dhe mundėsojė aktivizimin e shpejtė tė telefonit.
Natyrisht se edhe nė kėtė model ekziston skaneri i gjurmėve tė gishtit i cili tani ėshtė nė vendosur nė pjesėn e pasme tė telefonit. Galaxy S8 dhe S8+, janė rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe rėrės.
Kamera gjithashtu ėshtė pėrmirėsuar nė krahasim me modelin e kaluar qė kishte fituar njė numėr tė ēmimeve.
Galaxy S8 dhe S8+ janė tė pajisur me kamerė ballore prej 8 MP F 1.7 me zoom automatik, dhe kamerėn nė pjesėn e pasme Dual Pixel prej 12 MP F 1.7. Ato janė shumė tė mira nė shkrepjen e fotografive, nė veēanti nė vendet ku mungon ndriēimi i mjaftueshėm.
Galaxy S8 dhe S8+ pritet tė dalin nė shitje nė Evropė mė 21 prill tė kėtij viti. Nė treg do tė jenė tė disponueshėm disa ngjyra, siq ėshtė e zeza, orkideja dhe ajo ngjyra e hirtė.
- - - Updated - - -