Mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bėjnė qė gjithnjė e mė shumė njerėzit tė ndjehen tė vetmuar.

Sipas psikologėve amerikanė, qė kanė hartuar njė raport mbi kėtė temė, mė shumė se dy orė qėndrimi nė mediat sociale nė ditė, dyfishojnė shanset qė njė person tė pėrjetojė izolimin social. Raporti pretendon se ekspozimi ndaj pėrfaqėsimeve ideale tė jetėve tė personave tė tjerė, mund tė shkaktojė ndjenja zilie.

Studimi po ashtu, ėshtė ndalur edhe tek pėrdoruesit e “Instagram”-it, “Snapchat”-it dhe “Tumblr”. “Ne nuk e dimė ende se kush vjen e para, pėrdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar”, thonė autorėt, por ėshtė e mundur sipas tyre qė tė rinjtė, qė fillimisht ndjehen tė izoluar shoqėrisht, t’i kthehen medias sociale. Ose, mund tė ndodhė qė pėrdorimi i tepruar i medias sociale prej tyre tė ēojė nė ndjenjėn e izolimit nga bota reale.

Teoritė nė raport sugjerojnė se sa mė shumė kohė qė njė person kalon onlinė, aq mė pak kohė mbetet pėr ndėrveprimin nė botėn reale. Pėrdoruesit mund tė ushqejnė po ashtu ndjenjat e pėrjashtimit, pėr shembull nėse janė duke parė foto tė miqve qė kėnaqen nė njė event nė tė cilin ata nuk janė ftuar.

Ekipi i kėrkuesve ka anketuar rreth 2 mijė tė rritur, tė moshave nga 19 deri nė 32 vjeē pėr pėrdorimin e medias sociale. Sipas tyre, ky raport ėshtė i rėndėsishėm pėr studimin e problemeve tė shėndetit mendor dhe izolimit social qė janė nė nivele epidemike mes tė rriturve.

Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton tė na ndajė nė vend qė tė na bashkojė, thonė kėrkuesit. Pavarėsisht se mund tė duket sikur media sociale pėrbėn njė mundėsi pėr tė mbushur boshllėkun social, ky studim sugjeron se ajo mund tė mos jetė zgjidhja pėr tė cilėn njerėzit shpresojnė.

/ Top Channel