Ēfarė lidhjesh kanė raelianėt me klonimin e njeriut? Kush ishte Claude Voriholn, themeluesi i kėtij sekti? Ēfarė i kishin thėnė atij “jashtėtokėsorėt tė cilėt e kishin kidnapuar”? Ku jetojnė 8400 njerėzit tė cilėt nuk kanė vdekur kurrė? A janė nė mesin e tyre edhe Jezu Krishti dhe Muhamedi? A ka shqiptarė midis kėtyre 8400 vetave?

Pakkush deri mė 2002 ka ditur ēka ėshtė Clonaidi dhe ē’janė raelianėt. Clonaidi ėshtė kompania e cila ka pretenduar qė ka bėrė klonimin e dy fėmijėve tė parė, qė njeriu i parė i klonuar mbanė emrin “Eva” – duke i referuar “Biblės”, natyrisht. Po ashtu, publiku tashmė e di qė raelianėt janė sekt krejtėsisht i veēantė qė qėndron prapa Clonaidit.

ELOHIMĖT JANĖ JASHTĖTOKĖSORĖ

Po cilėt janė raelianėt?

Themelues i tyre ėshtė francezi Claude Voriholn, i cili mori emrin Rael. Voriholn u ka thėnė sė pari miqve tė tij e pastaj edhe mbarė botės, nė librat e shkruar prej tij, se atė e kishin marrė nė njė anije kozmike jashtėtokėsorėt. Ata e kishin bindur qė njerėzit, raca njerėzore nė Tokė, ėshtė e klonuar prej tyre. Ata tėrė kohės e kishin thirrė Voriholnin Rael, prandaj ky, kur u kthye nė Tokė, mbajti pėr vete kėtė emėr, transmeton Telegrafi.

Raelianėt i thėrrasin jashtėtokėsorėt Elohim (nė pėrputhje me “Biblėn”). Lėvizja e raelianėve beson nė njė “religjion ateist”, ku nuk ka vend pėr Zotin apo diē tjetėr qė shkon tej natyre. Nė anėn tjetėr, sipas kėtij religjioni, njerėzit duhet tė jetojnė nė dashuri dhe tolerancė, pastaj, secili njeri duhet ta pėrmirėsojė veten gjatė jetės sė tij, tė bėhet mė i menēur, mė i ndėrgjegjshėm.

Raelianėt besojnė nė Amshim: Nė gjendjen e cila nuk njeh fund dhe as fillim. Sipas kėtij sekti, Gjithėsia ka ekzistuar gjithmonė, ajo nuk ėshtė krijuar. Pastaj, jetė nuk ka vetėm nė Tokė, por nė disa pjesė tė Gjithėsisė. Nėse Gjithėsia ka ekzistuar gjithmonė, atėherė del qė njerėzit nuk janė krijuar prej Zotit, por prej jashtėtokėsorėve. Natyrisht, pyetja qė kėtu del ėshtė kush i ka krijuar jashtėtokėsorėt?

Sipas raelianėve, njerėzimi do tė shėnojė pėrparime tė reja. Kėshtu, njerėzit do tė arrijnė tė zbulojnė sisteme tė reja diellore, do tė udhėtojnė kah planetat tjera. Nė kėtė kontekst, sipas raelianėve, njerėzit do tė aftėsohen tė krijojnė jetėn prej hiēit dhe kėtė aftėsi tė tyre do ta ushtrojnė nė ndonjė planet.

Elohimėt (jashtėtokėsorėt), sipas raelianėve nuk janė zotėra, por, megjithatė, janė nė njė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit se sa njerėzit. Elohimėt i kanė shpėtuar agresivitetit dhe kėtė e kanė dėshmuar edhe me krijimin e qenieve tė tjera, si ėshtė rasti me njerėzit. Krijimi i jetės tė bėn, sipas realianėve, tė jesh i kujdesshėm dhe t’i shmangėsh rrėnimit.

Nė kėtė kontekst, pėr realianėt klonimi i fėmijės ėshtė gjithsesi njė punė qė duhet mbėshtetur. Pėrparimi i shkencės pėr ta ėshtė njė gjė shumė e mirė dhe njerėzit nuk duhet t’i frikėsohen asaj.

SI DO TĖ BĖHEMI TĖ PAVDEKSHĖM?

Pos klonimit, realianėt janė shumė tė interesuar edhe pėr zbulimet shkencore tė cilat do tė mundėsonin zgjatjen e jetės sė njeriut. Kėshtu, realianėt mendojnė qė jeta mund tė zgjatet duke kombinuar pjesėt e trurit tė dy njerėzve nė njė trup tė vetėm. Megjithatė, pėr momentin sė paku, realianėt thonė qė kjo ėshtė njė fantastikė shkencore. Por, nėse eksperimentet tregohen tė suksesshme, sipas tyre, kjo do tė ketė domethėnien e arritjes sė pavdekshmėrisė sė njeriut. Pėrndryshe, obligimi i raelenėve ndaj kompanisė Cloanid ėshtė njė lloj anėtarėsie prej 150 dollarė amerikanė nė vit.

Pra, realianėt janė sekt e veēantė, sepse nuk besojnė nė pavdekshmėrinė e shpirtit, por nė pavdekshmėrinė e njeriut, si konsekuencė e zhvillimeve shkencore. Nė tė vėrtetė, ata tashmė janė tė bindur qė shkenca e elohimėve ka bėrė tė pavdekshėm njė numėr tė caktuar njerėzish, pėrfshirė kėtu Jezu Krishtin dhe Muhamedin, tė cilėt jetojnė nė njė planet tjetėr. Raeli, kryeprofeti i kėtij sekti, pohon qė deri mė tash, sipas kritereve tė elohimėve, me pavdekshmėri janė vulosur 8400 njerėz nga e gjithė historia e njerėzimit. Tė gjitha kėta jetojnė nė njė planet, pėr ekzistencėn e tė cilit nuk di gjė njerėzimi i sotėm.

Sipas tyre, Nėna Tereze ka pėrfillur tė gjitha kriteret e mundshme dhe ajo nuk ka vdekur. Edhe Gandhi, lideri i njohur joviolent nė procesin e pavarėsimit tė Indisė, ėshtė nė mesin e 8400 tė pavdekshmėve.

Raelianėt kanė porositė e tyre tė shkruara, botimet e veēanta, nė tė cilat, pos tjerash, porosisin qė duhet pėrmbushur ēdo ēast tė jetės dhe qė nė pėrgjithėsi, duhet dashur jetėn.

Raealianėt kanė si synim tė vetim suprem tė pėrgatisin njerėzimin pėr takimin e tyre me elohimėt (jashtėtokėsorėt). Ky takim, sipas kėsaj sekte, gjithsesi do tė jetė ngjarja mė e rėndėsishme nė historinė e njerėzimit, transmeton Telegrafi.

Pėrndryshe, raelianėt janė tė integruar nė shoqėri, ata nuk dallohen shumė nė jetėn e pėrditshme. Veshjet e tyre janė si tė gjithė njerėzve tė tjerė. Dallimi i vetėm qėndron te medaljoni, i cili ka simbolin e amshueshmėrisė. Megjithatė, ata qė i takojnė kėtij sekti nuk janė tė detyruar tė mbajnė kėtė medaljon.

Sa i pėrket tipareve, thuhet qė raelianlt inkurajojnė shprehjen individuale.

ĒFARĖ SISTEMI BESIMI KANĖ RAELIANĖT?

Kohė pas kohe, raelianėt mbajnė seminare nė tė cilat shkėmbejnė pėrvojat e tyre. Nė kėto seminare, midis tjerash, raelianėt kėrkojnė forma tė reja tė kėnaqėsive jetėsore, tė zhvillimit mental dhe tė meditimit.

“Nė meditimet tona nuk ka asgjė mbinatyrore. Pėr shembull, ne nuk besojmė nė shpirt. Qėllimi ynė ėshtė qė tė pėrmirėsojmė aftėsitė pėr t’iu kėnaqur jetės. Ne me ndjenjat tona jemi tė lidhur me ambientin. Ka mėnyra pėr tė bėrė shoqėrinė njerėzore mė paqėsore”, pohojnė raealianėt.

Raelianėt i kanė ritualet e tyre tė martesės dhe bekimit. Megjithatė, prindėrit raelianė nuk duhet tė detyrojnė fėmijėt e tyre qė tė bėhen besimtarė tė kėsaj sekte. Kjo ēėshtje duhet tė mbetet zgjidhje e vetė fėmijėve, kur tė arrijnė moshėn e pjekurisė.

Bekimi bėhet vetėm midis orės 3-4 pasdite sepse, sipas besimit tė tyre, nė atė kohė, diku afėr Tokės gjendet ndonjė anije jashtėtokėsorėsh e cila pėrcjellė ēfarė po ndodh nė Tokė.

Raelainėt kanė edhe ipeshkvit e tyre. Nė tėrė botėn janė vetėm 25 veta. Po ashtu, janė edhe 150 “udhėrrėfyes”.

Sa i pėrket ritualit tė martesės, me rėndėsi ėshtė qė partnerėt pajtohen qė do tė jetojnė nė paqe, dashuri dhe harmoni. Por, nėse martesa nuk tregohet e suksesshme, raelianėt nuk bėjnė kurrfarė pengesash pėr shkurorėzim. Pėrkundrazi, ata inkurajojnė divorcin, sepse mendojnė se partnerėt nuk duhet tė qėndrojnė sė bashku nėse nuk e duan dhe nuk e ēmojnė njėri-tjetrin.

Supozohet se tash e tutje numri i tyre do tė shėnojė rritje tė madhe, sepse klonimi ka bėrė qė interesimi pėr ta tė shtohet shumė nė botė. Nė instancė tė fundit, siē del nga doktrina e tyre, nuk ėshtė edhe aq vėshtirė tė jesh raelian, ndėrsa nė perpsektivė, sė paku siē premtojnė ata, mund tė arrihet edhe pavdekshmėria. /Telegrafi/