Pėrdorimi i internetit po njeh rritje tė konsiderueshme nė Shqipėri. Sipas Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe Postar nė tremujorin e parė tė 2017-tės, sasia e trafikut tė internetit nė rrjetet celulare gjatė tremujorit tė parė ishte rreth 9.6 milionė GB.

Ndryshimi tre mujor ėshtė plus 4.5%, kurse duke e krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė rritja ėshtė plot 26.5%. Kėtu futen pajtimtarėt qė pėrdorin shėrbimin e internetit tė kompanive celulare pėrmes telefonave apo tabletėve.

Njė pėrdorues aktiv i aksesit broadband celular ka pėrdorur 1.85GB internet nė muaj, qė pėrbėn njė rritje tė ndjeshme me 140% ose 2.4 herė mė shumė krahasuar me konsumin mestar mujor tė vitit 2015.

Nga ana tjetėr numri i pajtimtarėve mė aksesBroadBand nė internet nga rrjete fikse nė tremujorin e parė tė 2017, ishte nė rreth 266 mijė me rėnie tė lehtė prej 0.1 % nė krahasim me tremujorin e mėparshėm, por me njė rritje me rreth 7.5 % nė krahasim me tė njėjtin tremujor nė vitin 2016.

71% e pajtimtarėve me akses broadband nė rrjete fikse ne fund te marsit ishin pajtimtarė me paketa tė integruara Telefon, Internet, TV.

/ Top Channel