Njė nga gabimet mė tė mėdha qė bėni me iPhone nuk duket nė fakt si i tillė, por si i dobishėm.
Por miliona njerėz qė kanė kėtė telefon tė Apple, thjesht harxhojnė kohė, bateri dhe energji ēdo ditė.


Pėrdoruesit e iPhone mundohen qė ti mbyllin me forcė aplikacionet nė njė kohė kur kjo nuk ėshtė e nevojshme. Ekspertėt paralajmėrojnė se nuk ėshtė e nevojshme t’i mbyllni aplikacionet me forcė, qė realizohet duke e shtypur dy herė butonin “Home” dhe mė pas heqja e aplikacioneve qė tashmė ėshtė njė praktikė e zakonshme.

Eksperti i Apple, John Gruber thotė se kjo praktikė bazohet nė njė ide tė gabuar se si punon iOS nė iPhone dhe iPad. Madje kjo mund tė jetė dhe kundėrproduktive.

Njerėzit mendojnė se ėshtė e rėndėsishme tė mbyllen aplikacionet pasi nuk ju merr atyre shumė memorie apo bateri kur nuk janė nė ekran. Por ėshtė e gabuar.

“Sistemi iOS ėshtė projektuar nė atė mėnyrė qė asnjė nga kėto justifikime pėr tė mbyllur me forcė aplikacionet nuk ėshtė i vėrtetė”, shkruan ai nė Daring Fireball. Aplikacionet nė ekran janė ‘tė ngrira’, tė kufizuara ndjeshėm dhe duke liruar RAM qė pėrdoret.

Kur njė aplikacion mbyllet me forcė, do tė thotė qė do tė hapet nga e para kur ta hapni sėrish atė aplikacion. Kjo nga ana tjetėr do tė thotė se duhet tė kryejė tė gjitha ato veprime intensive qė mund tė shmangen nėse i lini aty ku janė.

/ Top Channel