Ju mund tė mos mė njihni mua apo edhe kompaninė time ‘LivePerson’, por sigurisht keni pėrdorur shpikjen time. Nė vitin 1995, unė zbulova teknologjinė e bashkėbisedimit (chat) qė shfaqen nė faqet e internetit. Sot, mė shumė se 18 mijė kompani nė mbarė botėn, duke pėrfshirė edhe markat e njohura si T-Mobile, American Express, Citibank dhe Nike, pėrdorin softuerin tonė pėr tė komunikuar me klientėt e tyre. Ndryshe nga shumica e themeluesve tė bizneseve fillestare qė panė lindjen e internetit nė mesin e viteve ’90-ta, unė ende jam drejtor ekzekutiv i kompanisė sime, shkruan Tech Crunch, pėrcjell Telegrafi.

Periudha e gjatė e qėndrimit tim nė detyrė mė jep njė perspektive unike tė ndryshimeve qė kanė ndodhur gjatė dy dekadave tė kaluara dhe unė po e shoh njė gjė qė po ndodh tani ku do ta transformojė rrėnjėsisht internetin ashtu siē e njohim.

Kur nisėm tė ndėrtonim faqe online nė mesin e viteve ’90-ta, ne kishim ėndrra tė mėdha pėr tregtinė online. Ne mendonim thellėsisht se tė gjitha dyqanet e tullave dhe llaēeve do tė zhdukeshin dhe se dot-com do tė dominonte. Por tregtia online na ka dėshpėruar. Sot, mė pak se 15 pėr qind e tregtisė ndodh pėrmes njė uebfaqeje ose aplikacioni dhe vetėm njė numėr i markave (Amazon, eBay dhe Netflix) kanė gjetur sukses me tregtinė elektronike nė ēdo shkallė reale. Ekzistojnė dy ēėshtje strukturore gjigante qė i bėjnė faqet e internetit tė mos punojnė: HTML dhe Google.

Mendohet se ueb do t’i ofrohej njerėzimit si dhuratėn e njė pėrmbajtjeje tė stėrmadhe, e renditur mė parė nė bibliotekat tona. Dhe do ta vinte atė nė dispozicion pėrmes pėrvojės dixhitale, pra uebfaqeve. Nė vitet e para, ne flisnin nė termat e bibliotekės pėr ‘shfletim’ dhe ‘indeksim’ dhe nė shumė mėnyra teknologjia bazė e uebfaqeve, e quajtur HTML (Hypertext Markup Language), u ideua pėr tė shfaqur pėrmbajtjen statike – njėsoj si librat nė bibliotekė.

Por dyqanet qė shesin nuk janė biblioteka dhe formati i bibliotekės nuk mund tė aplikohet nė dyqanet online. Klientėt kanė nevojė pėr njė mėnyrė ku tė marrin pėrgjigje nė mėnyrė dinamike qė u mundėson atyre tė bėjnė blerje. Me modelin aktual, ne ishim tė detyruar tė gjenim dhe tė lexonim njė seri faqesh statike pėr tė gjetur pėrgjigjet – kur ne pėrpiqemi tė blejmė mė shumė nėse mund tė krijojmė besim nė fakt pėrmes njė serie pyetje-pėrgjigjesh.

Problemi i dytė i uebit ėshtė Google. Kur nisėm tė ndėrtonim faqe nė vitet e ’90-ta, ēdokush pėrpiqej tė realizonte dyqanin e tij virtual nė mėnyrė tė ndryshme. Nga njėra anė kjo i bėnte ato interesante dhe unike, nga ana tjetėr, mungesa e standardeve si industri i bėnte mė tė vėshtira pėr t’u eksploruar – dhe nė tė vėrtet e vėshtirė pėr t’u ‘indeksuar’ nė njė katalog tė kartės universale.

Pastaj nė vitin 1998 doli nė skenė Google. E teksa Google e bėri mė tė lehtė gjetjen e informacionit botėror, gjithashtu nisi tė diktonte rregullat pėrmes algoritmit tė renditjes sė faqeve, e njohur si ‘Page Rank’, qė detyroi kompanitė t’i projektonin faqet e tyre nė njė mėnyrė tė caktuar qė tė indeksoheshin nė krye tė rezultateve tė kėrkimit tė Google. Por struktura unike e tij e bėn atė tė papėrshtatshme pėr tregtinė elektronike.

Tani, thuajse tė gjitha faqet duken njėsoj – dhe funksionojnė keq. Jashtė rrjetit, emrat e njohur pėrpiqen qė tė pėrmirėsojnė pėrvojėn me dyqanet e tyre pėr tė diferencuar veten. Nė rrjet, ēdo faqe nga ‘Gucci’ te ‘Gap’ – ofrojnė tė njėjtėn pėrvojė: koka, pėrshkrimi, disa imazhe dhe njė sasi elementėsh qė organizohen njėjtė. Rregullat e Google kanė mbytur jetėn qė buron nga pėrvojat unike online. Sigurisht, po aq sa tregtia elektronike ka vuajtur, po aq edhe Google ėshtė fuqizuar dhe vazhdon tė eliminojė ndėrmjetėsimin mes klientit dhe markave duke imponuar njė pėrvojė tė tmerrshme tė tregtisė online.

Gjithashtu ka njė efekt zinxhiror qė vjen nga njė dizajn i jo i mirė i uebfaqes. Deri nė 90 pėr qind e thirrjeve telefonike njė qendėr tė thirrjeve burimin e kanė nga uebi i saj. Ja si ndodh kjo: Klientėt vizitojnė uebfaqen pėr tė marrė pėrgjigje, ata ngatėrrohen dhe duhet tė telefonojnė. Kjo ėshtė bėrė epidemike, teksa qendrat e thirrjeve marrin 268 miliardė telefonata nė vit pėr njė kosto prej 1.6 trilionė dollarėsh.

Qė ta kuptojmė mė mirė kėtė sjellim nė dukje faktin se marketing botėror shpenzon rreth 500 miliardė dollarė nė vit qė do tė thotė se kujdesi pėr klientin – pra miliardat pėr telefonatat – ėshtė tre herė mė i lartė sesa shpenzimi i njė kompanie pėr marketingun. Ende mė e rėndėsishme ėshtė se ato krijojnė njė tjetėr pėrvojė tė keqe pėr konsumatorin. Sa herė jemi vėnė nė pritje nga kompania kur ajo nuk ėshtė nė gjendje qė t’iu pėrgjigjet vėllimit tė kėrkesave dhe pyetjeve qė i parashtrohen? Nė tė vėrtet uebfaqet dhe aplikacionet kanė krijuar mė shumė thirrje telefonike – me njė kosto qė rritet gjithė e mė shumė – dhe i dhanė fund premtimit dixhital pėr tė lehtėsuar jetėn tonė.

Ka diēka natyrale nė psikologjinė tonė kur marrim pėrgjigje pėr pyetjet tona pėrmes njė bisede, e cila rrėnjos te ne besimin pėr tė shpenzuar mė shumė para. Kjo ėshtė arsyeja pse sė fundi ka kaq shumė zhurmė pėr robotėt dhe Inteligjencėn Artificiale. Ata caktojnė njė kuptim tė brendshėm rreth mėnyrės se si gjėrat bėhen nė botėn reale: nėpėrmjet bisedave. Mediet po pėrqendrohen mė shumė te fakti se robotėt dhe Inteligjenca Artificiale eliminon vende tė punės. Nė tė vėrtetė, ne duhet tė shqyrtojmė se si ato do tė lehtėsojnė jetėt tona nė prag tė deficitit tė dukshėm dhe masiv tė uebit.

Teksa zbuloja tė vėrtetėn pėr tregtinė elektronike, nė disa mėnyra mė bėri tė ndjej njė sens dėshtimi pėr ato qė ishin shpresat dhe ėndrrat e mia kur nisa tė punoj nė kėtė industri. Tani kam shumė shpresė se ajo qė e quaj ‘tregtia e bisedave’ – ndėrveprimi mes mesazheve, zėrit dhe robotėve – do tė pėrmbushė mė nė fund premtimin e fuqizimit tė tregtisė elektronike nė atė shkallė qė ne tė gjithė e ėndėrronim.

Do tė bėj njė premtim tė guximshėm bazuar nė punėn time me 18 mijė kompani dhe pėr t’i dhėnė jetė tregtisė sė bisedave: nė vitin 2018 ne do tė jemi dėshmitarė tė faktit se njė nga emrat e mėdhenj do tė mbyllė uebfaqen e vet. Kjo markė do tė ndryshojė mėnyrėn sesi lidhet me klientėt – me biseda, pėrmes njė kombinimi tė robotėve dhe njerėzve, pėrmes mesazheve finale si SMS apo Facebook. Ne po punojmė tashmė me shumė firma tė mėdha qė ta bėjmė kėtė realitet

Kur faqja e parė tė mbyllet, atėherė do tė ketė efekt zinxhiror. Kjo do tė ketė njė ndikim pozitiv nė shumė kompani, nė transformimin e mėnyrės sesi ato kryejnė tregtinė elektronike dhe si realizojnė kujdesin ndaj klientit. Megjithatė, pėr Google kjo do tė jetė shkatėrruese.