Pėrditėsimi i fundit i Shazam pėr iDevices ju lejon tė shtoni kėngė nė Instagram Stories nė disa vetėm disa klikime.

Versioni 12.3 i Shazamit nė pronėsi tė Apple u lansua kėtė javė dhe funksioni i ri ėshtė shumė i thjeshtė pėr t’u pėrdorur.

Gjithēka qė duhet tė bėni ėshtė tė kėrkoni nė Shazam njė kėngė nė mėnyrėn e zakonshme pėr ta identifikuar atė, trokitni lehtė mbi tre pika nė tė djathtė tė pullės “blej” ose dhe mė pas nė pullėn e ndarė nė pjesėn e poshtme tė ekranit. Ju pastaj do tė shihni njė listė tė opsioneve qė tani duhet tė pėrfshijnė Instagram Story.

Zgjedhni atė dhe storia e juaj do tė shfaq emrin e kėngės, artistit, dhe sa herė ėshtė kėrkuar nė Shazam.

Ēdo pėrdorues i Instagram qė e sheh storien, nėse nuk e pėrdor ende Shazam, mund tė klikojnė “mė shumė nė Shazam” pėr tė mėsuar mė shumė rreth kėngės sė caktuar.

Aplikacioni Shazam ėshtė shkarkuar mbi njė miliard herė nė nivel global, me pėrdorues qė e pėrdorin atė pėr tė identifikuar gjurmėt muzikore mė shumė se 20 milionė herė ēdo ditė.

Apple pėrfundoi blerjen e Shazamit nė shtator 2018, duke e liruar nga reklamat, nė proces. Gjigandi teknologjik i bazuar nė Kaliforni thuhet se ka paguar 400 milionė dollarė pėr tė mbyllur marrėveshjen.