15 prezantimet mė tė rėndėsishme nė LA Auto Show 2018 (Foto)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    FADED VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,500
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    21

    Thumbs up 15 prezantimet mė tė rėndėsishme nė LA Auto Show 2018 (Foto)



    Pėrmbledhja e 15 veturave mė tė mira, qė janė prezantuar nė panairn e Los Angelesit tė Shteteve tė Bashkuara

    Tani ėshtė pėrfundimisht sezoni i automobilave, transmeton Telegrafi. Pas Paris Motor Show qė u zhvillua nė fillim tė tetorit, LA Auto Show qė filloi javėn e kaluar, solli makinat mė tė rejat deri mė tani. Mė poshtė mund tė shihni disa prej modeleve mė tė mira tė kthyera nė metal, si dhe koncepte tė mahnitshme, pa ndonjė renditje tė caktuar.

    Nissan Maxima dhe Murano

    Derisa Nissan kishte thėnė se nuk ka me ēka tė prezantohet nė kėtė panair, megjithatė ka treguar modelet e reja Maxima dhe Murano. Nėn kapak tė Murano mbetet motori me 3.5 litra, ndėrsa ndryshime ka pėsuar nė disa pjesė tė sipėrme, drita dhe ka grill tė ri. Kjo makinė, nuk pritet tė lansohet deri mė 2020. Ndryshime tė konsiderueshme ka pėsuar edhe Maxima, qė do tė lansohet mė 2019.




    Rivian R1T dhe R1S

    Njė prej befasive mė tė mėdha tė kėtij panairi, ishte nga Riviani qė solli dy makina elektrike. Modelet R1T dhe R1S qė kanė nga dy motorė prej 180 kWh, qė prodhojnė nga 754 kuaj fuqi, i sigurojnė autonomi prej 650 kilometrave. Krijuesit janė fokusuar edhe nė pėrformancėn e kėtyre makinave nga Riviani, qė shpejtėsinė prej zero deri nė 100 kilometra nė or, mund ta zėnė pėr tre sekonda. Shpejtėsinė prej 160 kilometrave nė orė, mund ta arrijnė vetėm njė sekondė mė vonė.




    Porsche 911

    Edicioni special i gjeneratės sė re tė 911, dukej se nuk do tė arrinte kurrė, por mė nė fund e kemi njė 9992 tėrėsisht tė ri, qė ėshtė makinė e vitit 2020. Ky 911 qė u paraqit nė versionet Carrera dhe 4S, ka pėrditėsime revolucionare stili, teksa pjesa e mbrojtėseve i japė pamje krejtėsisht tjetėr. Me motorin prej 3.0 litra, kjo Porsche qė prodhon 443 kuaj fuqi, shpejtėsinė prej zero deri nė 100 kilometra nė orė mund tė arrijė pėr 3.5 sekonda.




    AMG GT R Pro

    Mercedes nuk do tė lejonte kurrė qė Porsche tė merr tėrė vėmendjen, andaj prezantoi rivalin e 911 qė ėshtė njė AMG GT R Pro, shumė i fuqishėm. Makina ka huazuar prej tė gjitha modeleve AMG GT, vetėm se ka ndryshime nė pjesėn e dritave tė pėrparme dhe disa elemente tė pjesės sė pasme. Enterieri ka prekje tė shumta moderne, bie nė sy timoni i ri dhe ekrani i ndjeshėm nė prekje me 12.3 inch. Ky Mercedes me 550 kuaj fuqi, ėshtė legal pėr rrugė normale, por i fokusuar pėr shtigje garash.




    Jeep Gladiator

    Entuziastėt e pritėn me padurim Jeep Gladiator, qė ishte paralajmėruar pėr njė kohė tė gjatė. Kėtė Jeep e sjellė 26 vjet, pasi pėr herė tė parė e prezantoi Comanche, ndėrsa pėrfundimisht e largoi nga prodhimi versionin Wrangler. Tani qė Gladiator ėshtė gati pėr prodhim, pritet tė shihet se si do tė funksionojė makina me katėr dyer dhe motorin me 3.0 litra me naftė, qė prodhon 285 kuaj fuqi. Makina 4×4 e aftė pėr tė gjitha terrenet, pritet tė arrijė gjatė vitit qė vjen.




    Lincoln Aviator

    Mė herėt e kemi parė nė New York, ndėrsa tani ėshtė prezantuar zyrtarisht makina SUV Aviator. Makina me tri radhė ulėsesh, qė e ka motorin me 3.0 litra, prodhon deri nė 400 kuaj fuqi. Nė kėtė Lincoln me dhjetė shpejtėsi automatike, ėshtė i instaluar edhe opsioni hibrid.




    Kia Soul

    Prodhuesi korean Kia, e ka dėrguar nė LA Auto Show, gjeneratėn e tretė tė Soul, qė ka forma mė katrore se kurrė mė parė. Versioni mė i lirė do ta ketė motorin 1.2 litra dhe prodhon 147 kuaj fuqi, teksa versioni sportiv me 1.6 litra do tė prodhojė 201 kuaj fuqi. Nė dispozicion ėshtė edhe versioni elektrik me 64 kWh, qė pritet tė ketė autonomi prej 480 kilometrave.




    Toyota Prius AWD-e

    Pėr panairin e Los Angelesit, Pius i veēantė pėr Toyotan, ka pėsuar ndryshime tė konsiderueshme. Gjenerata e kaluar ka pasur ndryshime nė drita, qė ia pėrmirėsoi shumė dukjen, ndėrsa pėrditėsimet e fundit e kanė bėrė Prius AWD-e edhe mė tė mirė nė dukje. Nėn kapak e ka sistemin qė i ndihmon tė vozitet me tė gjitha rrotat, teksa ndihmohet edhe prej njė motori elektrik.




    Mazda3

    Pas konceptit tė mahnitshėm tė Kai, qė ėshtė prezantuar nė Tokio Motor Show, tė gjitha kanė pasur dėshirė qė ta shohin si makinė tė prodhuar. Lutjet e tyre janė dėgjuar, pasi Mazda e ka lansuar makinėn, qė ėshtė edhe nė versionin sedan. Linjat elegante dhe tavani i gjatė, i japin Mazda3 paraqitje shumė elegante dhe luksoze, gjė qė ėshtė pasqyruar edhe nė enterier. Modeli 3 e ka motorin e revolucionarizuar nga Mazda, Skyactiv-X qė punon me shpenzim tė vogėl, duke dhėnė pėrformancė tė lart.




    Honda Passport

    Sikur Lincoln edhe Honda e sa sjellė njė SUV, qė nuk mendohej se do tė shihej mė. Modeli Passport vjen mė 2019, ndėrsa do tė jetė nė mes tė modeleve CR-V dhe Pilot, nė linjėn e makinave nga Honda. Me pamje sikurse makina pėr tė gjitha terrenet Pilot, ky model vjen vetėm me versionin 3.5 litra V6 qė prodhon 280 kuaj fuqi. Duket se Honda ėshtė pėrkushtuar shumė nė Passport, qė ėshtė shumė mė i lehtė dhe i fuqishėm se paraardhėsi.




    Hyundai Palisade

    Prodhuesi japonez Palisade, e shfrytėzoi LA Auto Show, pėr ta prezantuar makinėn e re dhe mė tė rėndėsishme Palisade. Nė kėtė SUV pėr tetė pasagjerė, ka edhe shumė teknologji, pėr t’i mbajtur ata tė zėnė gjatė tėrė kohės. Makina me motor prej 3.8 litra do tė prodhojė 291 kuaj fuqi. Energjia do tė dėrgohet nė dy rrotė apo nė tė katėrtat, nėpėrmjet tetė shpejtėsive automatike.




    Audi e-tron GT

    Qendrėn e vėmendjen e ka zėnė Audi me prezantimin e e-tron, qė ėshtė njė makinė me katėr dyer qė do tė prezantohet mė 2021. Stili agresiv dhe paraqitja qė ka ky Audi, ka bėrė qė t’ia kalojė dukjes sė Tesla Model S. Nuk mbetet mbas as me pėrformancė, duke lėnė prapa makinat tjera elektrike pasi prodhon 590 kuaj fuqi. Shpejtėsinė prej zero deri nė 100 kilometra nė orė e zė pėr 3.5 sekonda, teksa bateria me jone litiumi i ndihmon tė ketė autonomi prej 450 kilometrave.




    Toyota Camry dhe Avalon TRD

    Sinonim i Toyotas nuk ėshtė stili sportiv, por duket se kėtė koncept, prodhuesi japonez ėshtė duke dashur ta ndryshojė. Bashkė me ndryshimet nė Supra, kompania ka bėrė ndryshime nė linjėn TRD, prej nga do tė dalin modelet e reja tė Camry dhe Avalon. Motorėt do t’i ketė edhe mė tutje ata qė prodhonin nga 301 kuaj fqui, vetėm se do tė kenė ndryshime nė sistemin e qarkullimit, atė tė nxjerrjes sė gazrave, pezullimit dhe frenave.




    BMW 8 Series pa tavan

    Pasi e prezantoi 8 Seires tė ri nė La Mans, BMW ia hoqi tavanin duke e bėrė tė parin e kėtij modeli qė nuk e ka pjesėn e sipėrme. Nėn kapak i ka tė gjitha pjesėt sikurse kupeja, vetėm se ka marrė pamje shumė mė sportive. Tavani prej pėlhure, mund t’i hapet pėr 15 sekonda edhe kur ėshtė duke lėvizur me 50 kilometra nė orė.




    BMW X7

    Prodhuesi gjerman BMW, e ka prezantuar nė LA Auto show edhe makinėn mė tė madhe ndonjėherė, X7 SUV. Me shtatė ulėse dhe pėrmasa enorme, kjo makinė do tė kushtojė duke filluar prej 70 mijė euro, kur tė del nė shitje, nė fillimin e vitit qė vjen. Motori me 3.0 litra qė prodhon 335 kuajfuqi, i mundėson qė shpejtėsinė prej zero deri nė 100 kilometra nė orė, ta zė pėr 5.2 sekonda. Pritet qė X8, tė mos arrijė mė vonė se vitin e ardhshėm.


  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,341
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Tani ka ardhur koha e makinave elektrike. Psh Tesla eshte duke i thyer ne mes makinat me nafte.

    Per me teper mund te lexohet ne kete artikull

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Panairi Auto China 2012 (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-07-2012, 11:41 PM
  2. Video: India Talent Show!!!!???
    Nga Erdi nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-11-2011, 07:47 PM
  3. Lirenti Motor Show
    Nga daku323 nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 08:55 PM

Etiketat pėr kėtė Temė